Kandidatet për kryetar partie ne PD shpesh ndiheshin të turpëruar në fillim kur takoheshin me demokratët e thjeshtë. Humbja e thellë e kësaj partie në zgjedhje nuk mbulohej me gjethe fiku. Aq më tepër, të gjendur para revoltës dhe kritikave të anëtarësise për drejtimin e keq të partisë nga drejtuesit e saj. Kështu që vajtën te zyra e kryetarit të dorëhequr për t’i kërkuar këshilla se si të përballonin ndjenjën e turpit në takimet e radhës.
Kryetari i dëgjoi dhe buzëqeshi lehtë.
-Pse s’merrni shembull nga unë? Më keni parë të skuqem apo të zverdhem gjatë këtyre viteve që punojmë bashkë? As kur baxhanaku im ishte në Gërdec, as kur vrava ata horrat e bulevardit, as kur shaj nga nëna dhe nga motra në parlament, as kur më akuzojnë për familjen që pasurohet përditë, po me djersë balli ama, as kur bëj ndere me paratë dhe pronat publike, as… Kjo parti nuk drejtohet ndryshe dhe mua do të më keni në krye të punëve, mos e çani kokën fare…
Pas kësaj kandidatët nuk kanë më turp nga humbja e zgjedhjeve dhe si është katandisur partia, se fajin nuk e kanë ata, po Edi Rama dhe Ilir Meta.
Krejt si historia e atij burrit që vajti te mjeku për një hall të madh.
-Më shpëto doktor nga kjo që më ka gjetur.
-Çfarë ke?
-Po ja, si të ta them, i bëj në brekë të gjitha, edhe kur jam në klub, edhe kur eci rrugës… Më vjen shumë turp nga vetja, hapu dhe të futem. Nuk e mbaj dot, më gjej derman.
Doktori i dha një recetë dhe i tha të vinte pas dy javësh. Në krye të 15 ditëve, burri i shkretë ishte para mjekut.
-E mo, si vajti mjekimi? E bëre kurën?
-I piva rregullisht ilaçet, por prapë i bëj të gjitha në pantallona. Vetëm që tani nuk më vjen turp më. Jam rehat.
-Shumë mirë, si fillim të hoqa ndjenjën e turpit. Tani të mendojmë për të tjerat…
VECOJ
“-I piva rregullisht ilaçet, por prapë i bëj të gjitha në pantallona. Vetëm që tani nuk më vjen turp më. Jam rehat.
-Shumë mirë, si fillim të hoqa ndjenjën e turpit. Tani të mendojmë për të tjerat…”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/sali-berisha-facebook_19.html
lolot bejne fushate sepse e kane bere ne breke disa here para kryematufit – u ka ikur turpi me kohe dhe vazhdojne te mashtrojne kokeboshet qe ju shkojne ne takime ! Mire e kane kur gjejne – por edhe me pak do te gjejne ne shtator.
i pacipi
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=441329175966314&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
jeni menduar gjate per ket anegdode???????????????
I ka keshilluar brekedhjeri qe i mbushi poturet kur e arrestuan ne komisariatin e Tiranes,ne vitin 2000,per me pak se 24-ore.Une prandaj e quaj dr.dhjeramani dhe nahijen e tij,dhjeramane.
ANTENA,jeni te hatashem;me bukur se kaq nuk mund te shkruhet.U gajasa.
Po keta i ka tredhur eprori o Mero. Po keta i ka kthyer ne homo pasive o Mero. Ketyre ju ka ikur turpi fare.
Mjere partia qe i ka dhe lum anetaresia qe pret prej tyre. Sidomos nga Lulja njeriu qe qesh.
Tej humorit, ka nje te vertet te hidhur qe duhet te na beje te ulurijme te gjithe neve qe deshirojne nje status quo me politikanet. Deri kur do durohen felliqesira te tilla te cilave tashme ju ka plas cipa dhe prej tyre mund te presish cdo poshtersi. A nuk eshte detyra e bazes se PD qe te distancohet nga ky lloj plehu dhe ne mos sot, kur do e marre kurajon ta beje kete?