Doktori doli sërish në punë sot. Ishte e premte dhe nuk kishte të shënuar asgjë në agjendën e zyrës. Pyeti sekretaren në paradhomë:
-A kemi ndonjë takim?
-Jo, i tha sekretarja, nuk ka ndonjë kërkesë.
-Ndonjë takim me ndonjë ambasador kemi lënë?
-Jo, nuk ka kërkuar njeri, tha sekretarja.
-Çudi e madhe, tha Doktori. Është bërë një medie që vetëm shpif dhe dezinformon. Tani që po vija në makinë, jepte një radio lajmin që filan ambasador ka takuar kryeministrin e zgjedhur…
-E dëgjova dhe unë, po e kanë për Edi Ramën, i tha sekretarja.
-Ashtu, tha Doktori i hutuar.
Nuk i kishte shkuar në mendje kjo.
-Si mund të jetë ai kryeministër i zgjedhur, tha, pa ikur unë. Pastaj atë akoma nuk e ka dekretuar presidenti. Po sikur të mos e dekretojë…?!
I qeshi pak buza… Hyri në zyrë, u ul në kolltuk dhe po mendonte.
-Bujari duhet të bëjë dekretin. Ai e ka në dorë vetë kë të caktojë kryeministër. Pse të caktojë Edi Ramën? Në asnjë mënyrë Edi Ramën. Le që si guxon ai një herë të dekretojë Edi Ramën? Kë të caktojë, kë të caktojë… E gjeta, tha me vete. Ta lë të lirë. Le të gjejë kë të dojë, një nga LSI. E bukur shumë kjo.
Mori Sandrin dhe ia tha si ide… Sandri nuk po fliste.
-Fute në lajme se është e bukur shumë, i tha Doktori.
Sandri bënte sikur nuk dëgjonte mirë se ishte në një lokal që kishte zhurma.
-Sandër, dëgjo. Ky nuk njeh Kushtetutën. Kushtetuta thotë që kryeministrin e përzgjedh presidenti dhe e dekreton, jo populli. Shkruaje se është e bukur shumë. Mba shënim…
-S’të dëgjoj mirë Doktor, i tha Sandri, të marr më vonë, dhe ja mbylli…
-Kë të marr, kë të marr, tha me vete. U mat të merrte Tur Zhejin, por u tërhoq. I them Bashës për këtë, tha. E bukur shumë, po thoshte me vete. Pastaj i ekzaltuar siç ishte u ul në kolltuk dhe filloi të llogarisë deputetët. Kishin 85, dy ua hoqëm, ngelen 83, 16 i ka LSI, ngelën 67. Atëherë ne, plus LSI, plus ndonjë nga PS që është i pakënaqur, votojmë kryeministrin e ri… E gjeta, tha. Nuk ka fitu, nuk ka fitu… U ngrit në këmbë i ekzaltuar, hapi derën, thirri sekretaren të bëhej gati për një deklaratë..
Sekretarja u çudit shumë se kishte prej 23 qershorit që nuk e kishte parë kaq të gëzuar.
-Çfarë ka ndodhur Doktor, e pyeti.
-Kemi fitu, i tha. E llogarita, ai nuk i ka votat. Bile ai nuk njeh as Kushtetutën. E gjeta. Tani e kuptova, kemi fitue. Shkruaj pak tek Facebook-u im…
Sekretarja uli kokën dhe po shkruante, por kishte frikë mos ai shikonte fytyrën e saj që kafshonte buzën mos të qeshte.
-Shkruj, i tha Doktori. Edi Rama nuk njeh Kushtetutën… po sikur Ilir Meta të mos e votojë atë ditë në parlament, si mund të bëhet ai kryeministër…
-E kishte dhe një gazetë sot këtë Doktor, i tha sekretarja.
-Ashtu, atëherë iku. Fitum. Nuk ka fitu. E kena mund thellë. Ahh çfarë fitoreje! E fitum. Ja, kjo ishte. Kisha që më 23 qershor që nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur, por e gjeta. Kemi fitu…
Hape televizorin ça ka, i tha sekretares…
TV klani hapi lajmet me zyrën e re të kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, në PS… Doktori nuk po u besonte syve.
-Puç shteti, tha. Puç shteti. 21 Janari, puç shteti, në asnjë mënyrë s’e lejoj… dhe përmbysi ca dosje mbi tavolinë dhe hyri në zyrën e tij duke vazhduar të bërtasë “puç, puç, puç, puç”, “21 Janar”, “puç”, “nuk do ta lejojmë”.
E fitum per bese e fitum.Ma ka than edhe Gert Bogdani me 23 qershor qe e kena fitu.
KA RRJEDHUR FARE VULEHUMBURI. PO KJO NUK DUHET TE THOTE SE DUHET TE VAZHDOJE TE NA QELBE ME HALENE E TIJ TE NDYRE!
“-Çudi e madhe, tha Doktori. Është bërë një medie që vetëm shpif dhe dezinformon. Tani që po vija në makinë, jepte një radio lajmin që filan ambasador ka takuar kryeministrin e zgjedhur…
-E dëgjova dhe unë, po e kanë për Edi Ramën, i tha sekretarja.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html
ZOTERRI NUK PO KUPTOJ PSE MERRENI ME KETE NDYRESIRE TE SHEKULLIT. KJO KAFSHE DUHET TA DOREZOJ PUSHTETIN ME GJITHE FJALET E SERVILIT BASHA QE ESHTE I PA ZEVNDESUSHEM. ATEHERE PSE O LLULL BASHA PO KANDIDON?
Dy gomare nuk bejne sa nje kale!! oooo “njerez”!!!!