Doktori vendosi të bojkotonte festën kombëtare të SHBA dhe po e ndiqte në televizion. Ishte kurioz të shikonte se si do dukej festa pa të. Një TV po jepte direkt festën dhe Doktori po rrinte sy e vesh të shikonte kush ishte dhe me kë po rrinte.
Befasia e parë ndodhi me Nishanin. Ai avash- avash, me gruan për krahu, arriti të zërë vend të tek një tavolinë që i kishin vënë për t’u mbështetur. E shoqëronte vetë ambasadori. Doktori shfryu me vete, sidomos kur pa që i buzëqeshte ambasadorit.
Ndërkohë që Bujari u rehatua, u mbështet tek tavolina, hoqi dosjen nga sqetulla dhe po relaksohej, në krah të tij u shfaq Rama me zonjën e tij. Doktori nuk u besonte syve. Bujari u buzëqeshi prapë, i përshëndeti me kokë dhe i shikonte gjithë vëmendje.
-I papërgjegjshëm, tha me vete. Si mund ta bëjë këtë? Si mund t’i buzëqeshë atij…
Hodhi sytë në turmë dhe pa një burrë të skuqur në fytyrë nga dielli, me një kostum blu të thellë që po vërtitej pas Bujarit dhe Ramës. Pak nga pak e shqoi më mirë. Ishte Full(h)ani. U afrua dhe ai, i dha dorën Ramës, e përqafoi, i dha dorën zonjës së tij, pastaj u kthye nga Bujari, i përshëndeti me kokë. Kaloi një kameriere, mori një copë sallam, e provoi dhe i bëri diçka me gisht që donte të thoshte se ke gatuar mirë.
-Plehra, tha me vete. Kur nuk e qërova këtë pis, po ç’t’i bëj Ilir Metës që ma la peshqesh.
Pastaj u shfaq kryeprokurori. Dhe ai përshëndeti Bujarin, i dha dorën Ramës dhe zonjës dhe ndenji pak me ta.
-Edhe ky, tha me vete. Bënte si i urtë dhe sikur nuk kishte asnjë lidhje me Ramën…
Pastaj pa Fevzon. Dhe ai u afrua tek tavolina e Ramës, i dha dorën, i rrahu supin dhe nuk i foli fare Bujarit.
Pak më tutje shëtiste një burrë me mjekër me një grua bionde. Ai nuk i fliste askujt, vetëm i shikonte me qesëndi. Ishte Ai… Po, po Ai.
Shfryu një herë me vete dhe fiku televizorin.
-Duhet të bëj patjetër një deklaratë, tha. Ata duhet ta kuptojnë që nuk mund të më braktisin mua kështu.
U ul dhe filloi të shkruajë: “Edi Rama dhe Koço Kokëdhima kanë kërcënuar Presidentin e Republikës, Guvernatorin e Bankës dhe Kryeprokurorin e vendit… Kërcënimet bazohen në interesat e tyre mafioze që duan të grabisin Shqipërinë… Presidenti, Kryeprokurori dhe Guvernatori u kanë rezistuar kërcënimeve dhe do t’i tregojnë vendin kësaj dyshe mafioze që…”
I pëlqeu shumë. I ra telefonit të Erlës ta shpërndatë, po ajo i bëri SMS “jam në festë të ambasadës…”.
-Ma drodhi dhe kjo, tha. I bëri Bogdanit, ai i çoi SMS “jemi duke bërë anëtarësime të reja se nuk i kap dot Luli votat tek zona jonë”…
-Po e postoj vetë, tha. Nuk më braktisin dot kaq kollaj.
E postoi komentin e tij dhe priti. I pari e mori në telefon Bujari.
-Doktor, nuk më ka kërcënuar Rama, i tha.
-Bujar, të ka kërcënu, dhe je tregu i papërgjegjshëm që nuk më ke tregu. Të ka kërcënu, e dinë të gjithë.
-Po nuk më ka kërcënu Doktor, përkundrazi më pyeti ku është Doktori, si është dhe unë i thashë nuk vjen dot se ka shtruar Zeni iftar.
-Bujar, të ka kërcënu dhe duhet ta bësh publike. Unë e bëra. Kaq! Mirupafshim.
I dyti mori Full(h)ani.
-Çfarë janë këto lajme që po vijnë Doktor? Nuk më ka kërcënuar fare Rama. Kaluam shumë mirë. I shpjegova që ka bë gabim që ka shku atëherë tek Meta pa më pyet mua se mund t’i kisha gatuar diçka speciale. Ishin katandisë e hanin ngjala.
-Dëgjo ti zotëri, ai të ka kërcënu ty, ai dhe Kokëdhima duan të marrin Bankën se e dinë të tyre dhe ti duhet të reagosh…
-Po si të betohem Doktor që s’më ka kërcënu…
Doktori ja mbylli telefonin.
-Ç’më gjeti me këta budallenj që kam vënë në pushtet, tha. Nuk kuptojnë as mesazhet e mia, mendo ç’kam hequr duke punuar me ta.
Mes zemërimit të tij, bie telefoni i Lul Bashës. Me një ton përulës Luli i tha:
-Doktor, e di që nuk ma miratoni këtë që kam bërë, por unë vendosa të mos shkoj në festë të SHBA, për të të respektuar ty.
-Luli, ke ba shumë mirë, por problemi është se nuk ka shku as ai tjetri, ndaj nuk të jep shumë pikë kjo, prapë barazim je. Duhet të luftosh më shumë.
-Po ça të bëj Doktor, ai më kopjon mua çdo tezë. Ja dhe sot e mori vesh që nuk do vije ti, e mori vesh që s’do vija as unë, nuk shkoi as ai. Po më mirë bëmë që nuk shkuam se do na kërcënonte ai plehra, Edi Rama.
-Edhe ky më budalla, tha Doktori me vete. Si nuk më kuptuan një herë, që kur unë them një gjë nuk është se ka ndodhur, por duhet të ndodhë. Si mund të jenë udhëheqës këta që nuk prodhojnë dot ngjarje, por besojnë ngjarje.
As xhozi ska shkue?
Allah allah dhe kjo demokratja e orve tfunit ska shkue.
Cudiiiii
Iku nga minister i Brendshem si shkak zyrtar berishian “probleme shendetesore” dhe po Berisha e zgjodhi president!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html
Kjo eshte nje perlë e vertete.
Mero, respekte!
hahahahahhahah shume e bukur
Kjo tregon se Mero Baze asnjehere nuk do te ndodhet ngushte per “lende te pare”. Keta jane furnizues te shkelqyer. Si humben nje rast me biseduuuuueee me ambasadorin Arvizu per liberalizimnin e vizave me SHBA?Quizi i (p)keshilltari te Berishes i hedhur ne nje rrjet social (fb)per zotin Arvizu me eshte dukur kaq fyes r i paprecedent sa as per nje te denuar ne tri shkallet e gjyqesorit (shqiptar) nuk mund te behej i tille; i vinte era kermë humbje zgjedhjesh dhe dinjiteti.
Me siguri, ambasada e SHBA (qe, natyrisht s’funksionon me Kanunin e maleve dhe kenetave shqiptar) duhet ta mbaje shenim, madje fort.
Merua per ke e ka fjalen kur thote:Pak më tutje shëtiste një burrë me mjekër me një grua bionde. Ai nuk i fliste askujt, vetëm i shikonte me qesëndi. Ishte Ai… Po, po Ai.
Brilant.H.D.
hahahaha sa kom qesh mer sa kom qesh. Tashi po shkoj ta boj kokrren e gjumit rehat. Shyqyr qe kemi edhe LULIN qe do prodhoje ngjarje per Antenen se ka lezet me u ngerdhesh nje cik.
Humor kinez i kohës së Revolucionit Kulturor.
hahaha sa kam qeshe bravo Tema ,ju uroj gjithe te mirat per kenaqesine qe na jepni.
bravo re mero shkejqyeshem fare e vertet se keto budalleqe mendon gjithmon ai hahahahahahaha…
“Si mund të jenë udhëheqës këta që nuk prodhojnë dot ngjarje, por besojnë ngjarje”…Ky eshte thelbi i saliut…ka punuar vetem per te prodhuar ngjrje….e filloi si mashtruas i vogel…deri sa coi vendin ne shkaterrim..beri gjithcka per te zene vendin e te mbifuqishmit..zotit…Dhe morri reagimin…katastrofen…e ka shume te veshtire ta pranoj realitetin….e shtyn sikur s’ka ndodhur gje…do te shohim gallate..
Kush eshte Psy dhe kush i ben analize psikologjike personalitetit te Berishes!!!Te lumte Mero!Fjali sinteze kjo e meposhtemja:
” …… Si nuk më kuptuan një herë, që kur unë them një gjë nuk është se ka ndodhur, por duhet të ndodhë. Si mund të jenë udhëheqës këta që nuk prodhojnë dot ngjarje, por besojnë ngjarje.”
E forte.
Cili_ bum
E buc pa pa
O margarita
Ku je
Cili bum
E buc pa pa
Në listen e veprave të humorit , ky shkrim renditet në elitë , jo thjesht si vlerë humoristike , që nuk diskutohet është për krah shkrimeve më të goditura shqiptare , por ky është një shkrim analize , që nuk kanë mundur ta realizoi gjithë shtypi i shkruar , post zgjedhor . T’u lumtë pena dhe mëndja , Mero Baze , miku i denjë i shtresave progressive të shoqërisë . Illo Foto
ha ha ha ha ah ah aha ha ha
Si mund të jenë udhëheqës këta që nuk prodhojnë dot ngjarje, por besojnë ngjarje.
“Kaloi një kameriere, mori një copë sallam, e provoi dhe i bëri diçka me gisht që donte të thoshte se ke gatuar mirë”