Si Full(h)ani përgatiti takimin me kryeministrin e ri

8 Korrik 2013, 21:12Antena TEMA
Si Full(h)ani përgatiti takimin me kryeministrin e ri

Full(h)ani fluturonte nga gëzimi sot. Kryeministri i ri i kishte lënë takim dhe ai po bënte gjithë përgatitjet e mundshme. Mblodhi stafin e tij një ditë më parë dhe u komunikoi se “kryeministri i ri duhet të vijë nesër për vizitë dhe duhet ta presim siç i ka hije”.

-Së pari kam punë me ty i tha shefes së administratës. Duhet t’i përgatisim diçka speciale. Një miku im në Durrës ka kapur dje një peshk, Shën Pjetri quhet, e ka të freskët fare, bile lëviz akoma. Kam një verë të mirë të bardhë austriake, që është e shkëlqyer për gatim. Do lidhesh pak me këtë të Neranxit, çfarë erëzash të mira ka. Ca gjethe dafine po i këput këtu tek oborri, dhe duhet të përgatisim një tavë ekselente. Ka për të ngelur i mahnitur nga tava kur ta ulet. Katër Gaja Barbaresco i kam këtu unë se m’i kanë dhuruar për Vit të Ri, duhet porositë dhe ndonjë ëmbëlsirë e mirë. Kë të pyesim çfarë ëmbëlsire ha ky Edi…?

-Sandrin, tha një nga stafi me gjysëm zëri.

-E pyeta, po nuk e dinte se s’e mbaron kurrë darkën me mua, tha, zihemi para ëmbëlsirës dhe nuk e dinte çfarë hante.

-Po pyet Fevzon, tha një tjetër.

-Ai nuk ha ëmbëlsira se mban dietë tha Full(h)ani.

-Po Ilir Metën?

-Lëre se nuk dua të merrem me njerëz të dorës së dytë, tha Full(h)ani. E sajoj vetë një ëmbëlsirë. Tani duhet të marrim masat dhe për mjedisin. Duhet të pastrohen shkallët deri jashtë, të shtrohet një qilim ngjyrë mavi deri tek zyra ime dhe të gjenden lule ngjyrë vishnje të vihen në korridor.

-T’i themi këtij të firmës që po bën rikonstruksionin e Bankës, tha shefja e financës.

-Jo, jo, se ai legen është i lidhur me Berishën, tha Full(h)ani. I blejmë vetë, s’kemi nevojë për njerëzit e Berishës. Pika tjetër që dua të diskutojmë për pritjen e kryeministrit është zyra. Këto mobiliet në fakt nuk janë të këqija se para gjashtë muaj i kemi blerë, por do të doja të kishim diçka më speciale, një sfond të Tiranës së rregulluar në mur, me ato ngjyrat që kanë qenë shumë të bukura, se ky Lul Basha e ka shkatërruar fare… Duhet të ndryshojmë tavolinën dhe ta bëjmë si ajo që kanë këtë PS në kryesi. Është shumë e bukur në fakt. Duhet ta presim siç e meriton se është çun Tirone se na mbytën këta malokët.

Njerëzit e stafit po shihnin njëri- tjetrin në sy dhe nuk po flisnin.

-Ka ndonjë ide shtesë, tha, se duhet të bëjmë?

-Ndonjë dhuratë shef, i tha një drejtor.

-Dhuratë, patjetër. Do ta mendoj unë. Them t’i jap një 20 mijë lekësh nga këta që kam firmosur unë, dy shishe verë dhe një kostum Zegna se ia kam marrë kastile kur isha në Montekarlo se ia di masën.

Mirë të shkoi mendja, po i paketoj që sot.

Ndonjë ide tjetër?

-T’i bëjmë dhe një raport shef si është gjendja e sistemit bankar, sa është borxhi i brendshëm, cili është risku i bonove të thesarit…

-Lene mo burrë dhe ti, ka kohë me i mësu ato sa t’i plasë koka, ça na ngatërron me shifra tani… Duhet me gjetë ndonjërin ta pyes me takt ça mund të na sjellë si dhuratë ai, se nuk rri Edi pa sjellë një dhuratë se o çun Tirone…

-Kam frik se do të sjellë “Kurbanin”, i tha një drejtor.

-Kurbanin? Po jo mo, unë nuk mbaj Ramazan, pastaj më duket se është në fund Kurban Bajrami, kur mbaro, Ramazani nesër fillon…

-Është libër shef, libër, i tha drejtori.

-Libër…? Jo o s’më sjell njeri libra mua dhuratë, tha Full(h)ani i kënaqur.

10 komente në “Si Full(h)ani përgatiti takimin me kryeministrin e ri”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Edi, si çun tirone që është, i ka dhuru një çelës dollapi ?

    “…-Kam frik se do të sjellë “Kurbanin”, i tha një drejtor.
    -Kurbanin? Po jo mo, unë nuk mbaj Ramazan, pastaj më duket se është në fund Kurban Bajrami, kur mbaro, Ramazani nesër fillon…
    -Është libër shef, libër, i tha drejtori….”

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/kjo-nuk-mjafton.html

  2. Beni says:

    Hahahahhahahhahaha sa i forte je Mero!
    Je karikaturisti me i madh i Shqiperise, vizaton me llafe!

  3. serveti says:

    Vertet na mbyten maloket. U be 23 vjet qe na mbyten maloket.
    Intelektualet jane strukur nga frika ose ja kane mbathe neper bote e lajne pjata.
    Maloket neper zyra e ambasada.
    Mjere ai vend.

  4. Shkembi says:

    Pse dhe ne Kukes e Tropoje nuk fitoi dot VICIDOLI ? Po s’te deshi dhe shtepija jote, kot pretendon per nje fshat te tere i thone fjales.

  5. I modh Mero says:

    I modh Mero, sidomos ai Kurbani… liber,
    por edhe per ‘frymen’ e shkrimit.

  6. Elife says:

    Aman ky Full(h)ani b.. lepiresi i te gjitheve kur do zhvuket nga skena? na mbyten keta kalbesirat

  7. korcari says:

    Pse humbi Berisha ?

    Fullani eshte eshte pjese e zinxhirit te gabimeve te Berishes.

    Nje student me mesatare 5 ( dhe kjo sepse ishte djali i jani Fullanit), pa asnje grade shkencore ( unikale per governatoret e bankave ne Bote) ja ky ishte talenti i Berishes.

  8. Ekonomisti says:

    Pjesa me e madhe e fajit per kete situate financiare qe po kalon Shqiperia, eshte e ketij personi, i cili per ato leke qe “xhavat”, me te gjithe format e menyrata e mundeshme, duke u servilosur qe nga mengjezi deri ne darke,Sales dhe Ridvanit & CO. Per mua qe e njoh dhe nga afer, pasi ka qene ne te njejtin kurs ne Fakultetin e Ekonomise, nuk eshte aspak cudi qe persona si ky bejne “perparime” ne kariere edhe pse jane pa grade shkencore apo kualifikime te vecanta. Kujdes! Qeveria e re me persona si ky e shoket e tij!

  9. Vlora says:

    ha ha ha ha ato ishin planet e full-h-anit.

    por kur i vajti rama, kish haruar full-h-ani qe kishte banje brenda.

    i mbushi tangat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje