Si i bindi Flamuri të qanin në mbledhje të kryesisë për Doktorin

28 Qershor 2013, 20:00Antena TEMA
Si i bindi Flamuri të qanin në mbledhje të kryesisë për

Flamuri ka kaluar një siklet të paparë në mbledhje të kryesisë, për të bindur anëtarët e saj të qanin pasi Doktori të jepte dorëheqjen formale. Megjithëse të gjithë e dinin që Doktori do jepte dorëheqje, askush nuk po qante. I shqetësuar nga kjo skenë, Flamuri thirri Qukapin dhe i tregoi shqetësimin e tij.

-Si t’ia bëjmë, tha, se mund të turpërohemi. Doktori do shpallë dorëheqjen dhe askush nuk ka për të qarë. Duhet të gjejmë një mënyrë t’i bëjmë të qajnë.

Qukapi u mendua, u mendua dhe e gjeti.

-Shiko vllaji, tha. Kur rifsha unë me Xenin dhe kërkonte ndonjëri takim për noj hall, unë që t’i mbushja mendjen Xenit që ky tipi ka shumë respekt për ty, e kapja më parë këtë tipin dhe i thoshja që thuj Xenit për shembull që je shumë i zgjuar. Sa ja thoshte Xenit këtë, Xeni shkrihej dhe ja bënte menjëherë punën dhe unë merrsha noj lek. Kshu t’ua bëjmë dhe këtyre pisave që nuk qajnë. Shkojmë u themi ndonjë gjë në vesh para se të flasë Doktori dhe të qajnë.

Ashtu u vendos. Flamuri mori listën e kryesisë së PD-së dhe piketoi njerëzit kryesorë që duhet të qanin.

Sipas listës që bëri Flamuri, më shumë duhej të qante Jozefina, pastaj Ridvani, Astriti, Olldashi, Mesila, Strazimiri, dhe Ben Qirjako.

Duhet të rrinin të heshtur Luli, Majlinda dhe Ben Imami, ndërsa duhet të qeshnin Pollo dhe Ruli.

Filloi mbledhja dhe Doktori nisi fjalimin. Flamuri, i cili e kishte gati fjalimin, e dinte ku fillonte pjesa më prekëse dhe vuri sekretaren t’u fliste në vesh një për një gjithë anëtarëve të kryesisë sikur gjoja u linte një letër para.

E filloi me Jozefinën. Ju afrua tek veshi dhe me zë të ulët i tha:

-Desha të them një sekret po mos e marr vesh njeri. Ky do t’ia lërë partinë Lulit. Unë u mërzita shumë, por qenka shumë mosmirënjohës… Më vjen të plas.

Jozi u prish në fytyre menjëherë dhe ju mbushën sytë me lot. Doktori e pa me cep të syrit dhe vazhdoi fjalimin e tij…

-Por përgjegjësia e humbjes është e tëra imja dhe unë jap dorëheqje nga kjo detyrë duke i hapur rrugë një pasardhësi të ri…

Jozi nuk e mbajti dot ngashërimin dhe plasi në dënesë.

Sekretarja vazhdoi rrugën dhe shkoi tek Bode.

-Më kërkoi takim ai Çimi nga Kavaja, tha, dhe më tha të të them se ai do iki me avionin e parë për Belgjikë, dhe ato 20 milionë eurot që i kishte ndarë mënjanë, i ka humbur në një punë… se ia ka dhënë njërit për biznes.

Ridvani u zverdh në fytyrë dhe i ra ballit. Doktori e pa me cep të syrit dhe vazhdoi të thotë…

-Përgjegjësia ime është e plotë dhe unë jam i vendosur të largohem…

Ridvanit filluan t’i pikojnë lotët mbi fletën e bardhë që mbante përpara, ndërsa Doktori e lexonte edhe më me pasion fjalimin e dorëheqjes.

Pastaj sekretarja shkoi tek Patozi. Ju afrua tek veshi dhe i tha:

-Deri në shtator nuk do kesh asnjë udhëzim për mbledhjen e grupit. U pa puna, do mendosh vetë ndonjë gjë…

Patozi u pre në fytyrë, u zverdh dhe ju skuqën sytë. Nxori një facoletë dhe i fërkoi mos t’i pikonte ndonjë lot, ndërkohë që Doktori po fliste se do t’i hapte rrugë ndryshimit në parti.

Pastaj sekretarja u afrua tek Olldashi. Ky ishte pak më i zorshëm për t’u bërë gati për të qarë.

-Më tha Bled Klosi i thuj Olldashit t’i qajë ato lekët që i kam në bixhoz, tani s’ka ç’më bën. Asnjë skam për t’i kthyer.

Olldashi u trondit dhe u egërsua në fytyrë. Ju skuqën sytë, hoqi syzet dhe filloi t’i fshinte. Doktori e pa me cep të syrit dhe u kënaq.

Pastaj sekretarja shkoi tek Mesila. Duhet të qante dhe kjo patjetër.

-Takova Ilir Metën, ishte me Ben Blushin, i tha sekretarja, dhe më tha Mesila u nxitua se tani mund ta merrnim prapë zëdhënëse dhe do ishte në pushtet.

Mesila u prish menjëherë në fytyrë dhe i shpërthyen lotët. Doktori e pa i çuditur dhe vazhdoi të fliste se si kishin pasur gjithë këto arritje katër vitet e shkuara… I mbeti vetëm Strazimiri dhe Ben Qirjako. Strazimirit i ra shkurt. Ju afrua dhe i tha:

-E shikon si po qan Jozefina. Më tha s’po më dhimbet vetja, po ku do ta lë Gentin…

Gentit ju skuqën sytë, fërkoi një herë tullën dhe i pikuan lotët.

Sekretarja e mbylli me Ben Qirjakon.

-Më tha Qukapi, duhet të dorëzosh nja 300 këtë javë, se na duhet të sistemojmë ca shokë të Xenit që do ikin jashtë…

Benit ju lëshuan krahët dhe ju mbushën sytë me lot.

–Ku t’i gjej unë 300 mijë këtë javë, tha, kush të jep më tani, më duhet të prek nga rezervat… dhe i pikuan lotët.

Pasi mbaroi listën, sekretarja i hodhi një sy kryesisë dhe ajo po qante e gjitha. Hodhi sytë nga Luli dhe Majlinda, ata rrinin si të ngrirë siç duhej. Pa dhe dy Gencët, ata ishin të qeshur.

-Epo në rregull, ja mbaroi dhe kjo punë, tha sekretarja dhe doli, ndërsa Doktori po vazhdonte të lexonte fjalimin e dorëheqjes mes lotësh dhe buzëqeshjesh.

11 komente në “Si i bindi Flamuri të qanin në mbledhje të kryesisë për Doktorin”

  1. davidi says:

    pa dhe dy gencet… ha ha ha

    1. Teknokrati says:

      I dyti majtas eshte Flamuri….. ha,ha,ha… ai qe nuk ka fuqi te qaje si te tjeret …..

    2. coku says:

      sigurisht do qajne. ne kemi 20 vjet qe qajme nen udheheqjen e tyre:
      http://www.youtube.com/watch?v=A_4dXFdU58E

  2. KASTRIOTI SVERIGE says:

    COOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!
    “…Strazimirit i ra shkurt. Ju afrua dhe i tha:
    -E shikon si po qan Jozefina. Më tha s’po më dhimbet vetja, po ku do ta lë Gentin…
    Gentit ju skuqën sytë, fërkoi një herë tullën dhe i pikuan lotët.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

  3. Vlora says:

    te papare jeni.

  4. riku says:

    shum shum bukur hallall o muuuuuli po vet apo s ke mbaruar se qari akoma hahahahaha

    1. Noli says:

      Ore e vertete eshte qe te gjithe ata qe votuan
      Per kryeminisrin tone te ri kane shume ngjashmeri
      Ne marrdhenjet e tyre familjare?

  5. Ai burri says:

    Po qukapi kush eshte????

  6. ivani i madh says:

    Kjo Mehilli edhe mutin e hengeri dhe su be deputete pasaj qan besoj . DHE SHFRYN E QURAVITET E HENGRA DHE PRAPE SMU DIT NGA KY MATUF SE PO ERDHI NDONJE I RI DO QE TI HASH NDONJE GJE TJETER DHE ESHTE ME ZARAR SE PASAJ MUND TE DALESH NE FAQET ROZE ME MULLAR.

  7. Noli says:

    Ore e vertete eshte qe te gjithe ata qe votuan
    Per kryeminisrin tone te ri kane shume ngjashmeri
    Ne marrdhenjet e tyre familjare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje