Doktori ishte sot në Ballsh pa Kaçin. Edhe pse kur e bëri deputet, kishte parasysh Mallakastrën, në udhëtimin e tij drejt Ballshit nuk e mori me vete.
Në fakt ishte Kaçi ai që refuzoi. Ishte në siklet t’i thoshte Doktorit shkakun e vërtetë dhe sajoi një sherr të ri.
-Doktor, nuk vij dot në Ballsh, i tha, se kam bërë fjalë me Olldashin.
-Pse, çfarë ka Olldashi, tha Doktori.
-Atij i ka ngelur qejfi që tek Tuneli i Krrabës, ti më more mua dhe jo atë, dhe më ka çu fjalë mos të shkel në Ballsh se do më nxjerrë bojën. Unë, tani e kupton, nuk du të hyj në sherr me njerëzit e PD-së.
-Shiko Kastriot! Tani nga Olldashi s’ke pse trembesh. Po do vish, eja me mua dhe s’të prek njeri. Po ke problem tjetër, ma thuaj.
-Jo Doktor, këtë hall kam, po nuk dua të bëj sherr. S’ka arsye, më mirë e shmangim. Fola dhe me Lulin dhe ai më tha më mirë mos shko se ku i dihet, lë ai Olldashi ndonjë socialist të më shajë në rrugë, se mua demokratët në Ballsh nuk më shajnë se kanë pasur gjithnjë respekt.
Doktori e mori seriozisht denoncimin e Kaçit dhe shkoi në Ballsh pa atë. Kur shkoi aty, ishin mbledhur gjithsej nja 300 vetë në miting.
-Pse nuk ka njerëz, pyeti Olldashin.
-Nuk e di, unë prisja shumë, tha Olldashi, por u hap fjala që do vijë Kaçi dhe ikën.
Doktorit i iku truri.
-Shiko, ti nuk ke punë të kërcënosh Kaçin, i tha. Se kë marr unë me vete, është puna ime. Ti je punëtor partie.
-Nuk thashë gjë, por meqë më pyete pse nuk janë mbledhë njerëzit. Ja po shkoj t’i kthej.
Niset Olldashi dhe takon grupin parë që po largohej.
-Kthehuni, tha, se nuk ka ardhur Kaçi, është vetëm Doktori.
-Shiko mirë, i tha njëri, se ai është i shkurtër dhe deri tek shalët i arrin Doktorit. Mos fshihet pas tij.
-Jo, jo, ejani, tha Olldashi dhe vrapoi të kapte grupin e dytë.
-Kthehuni, u tha dhe atyre, se nuk ka ardhur Kaçi.
-Kthehemi shef, i thanë ata, po me kusht që Doktori të na kërkojë falje që e ka marrë Kaçin në partinë tonë.
-Ejani tani se nuk kërkon falje Doktori, i tha Olldashi, por ejani mbushni sheshin se duket bosh dhe gëzohet Kaçi në Tiranë, thotë ja nuk vajta unë, ndaj mbeti sheshi bosh. Nuk e di njeri që kanë ikur nga frika e tij.
Ahaha:
“-Pse nuk ka njerëz, pyeti Olldashin.
-Nuk e di, unë prisja shumë, tha Olldashi, por u hap fjala që do vijë Kaçi dhe ikën.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/kjo-nuk-mjafton.html“
Doktor pordha neper breke ?
akoma doktor eshte Sala! Nuk eshte shpallur akoma djalli me brire
Kaci Zi ne hale te fshstit te vet ne Mallakaster.!!! Ai duhet degdisur me ”ceremoni” . Ky eshte nje palo burre
qe s’e ka shokun !!! Zaten ajo zone prodhoka here pas here tradhetare te ndyre. Keta lapanjoze,si Kaci, e
paskan ne gen tradhetine. Edhe Saliun tani ky ”kone” e Mallakastres do ta tradhetoje nje dite dhe do ta lere
ne mut.,ky mut !!! C’merrem edhe une me nje hale si Kaci !!! Nuk ja vlen te merresh me te asnje minut.,me
mutin mallakastriot !!!!