Fevzo “shet” filmimet për Doktorin tek Bushati

17 Qershor 2013, 21:30Antena TEMA

Dokumentari i “Zonës së Ndaluar”, ku shfaqen për herë të parë pamjet e arrestimit të Doktorit në vitin 2000, më në fund u transmetua. Fevzo, i cili i kishte ruajtur në arkivin e vet prej vitit 2000, i bindur se do vinte dita e tyre, më në fund u bë zemërgjerë dhe ia dhuroi Bushatit.

E thirri në zyrë dhe ia shfaqi. Ishin gjithsej dhjetë minuta filmime.

-Kam vetëm disa porosi që duhet të m’i zbatosh, i tha Fevziu. Së pari, filmimin duhet ta japësh pa zë, se dekonspirohet ai që e ka bërë. E dyta, ky Niko Brahimi ka pasur mikrofon në xhaketë kur i mori makinën Doktorit dhe radion në brez dhe mikrofoni ka regjistruar pa dashje zërat që vinin në radio dhe në një radio dëgjohet Sandri që thotë “Q… robt, merreni zvarrë”, se policët hezitonin.

Pastaj do bësh pak kujdes të heqësh këtë pjesën kur e marrin në pyetje në komisariat dhe këtë skenën ku Lili i çon rrobat në polici, se bie në sy për keq. Se ai në fakt o burrë s’kish gjysmë ore që ishte ndaluar, ajo i çoi ndërresa të brendshme. Bie në sy për keq kjo….

-Në rregull, i tha Bushati. Një dy minutësh më duhet, mos ça kokë. Rrofsh!

-Vetëm se nuk duhet ta marrë vesh njeri, i tha Fevzo. Se ti e di që bëhet Sandri keq. Kush rri dhe dëgjo këtë Çanin pastaj. E pe ça skandali ishte emisioni o burrë? Kishin shkruar një skenar për të dy emisionet, dhe për Çanin, dhe për 2XL. Po s’bëhet ashtu o burrë, e ruan njeriu një çikë profesionalizmin.

I thashë dhe Sandrit mo burrë që doli keq, po këta nuk të dëgjojnë. S’bë burri ashtu në atë moshë. Ai sikur kërko dashnore, jo sikur kërko mandate.

-Nejse, i diskutojmë këto, tha Bushati, ika unë, mos ki merak.

-Desha dhe një nder, i tha Fevzo. Shiko sa është gjyshja gjallë mos i merr ndonjë filmim të Hysniut kur vinte Doktori në shtëpi, se më duhet dhe mua për një dokumentar, po unë do ta bëj pas zgjedhjeve, kur të humbasë.

-Nuk kam, i tha Bushati, por po gjeta, të siguroj që do ta jap. Kemi ditarin e Hysniut që e lavdëron, dhe një bejte që ka bërë Hysniu për të, dhe një porosi për t’i çuar Giten jashtë shtetit se ka pasur një problem në faqe për ndërhyrje. Ato t’i jap unë…

-Të lutem m’i jep urgjent se duhet t’i punoj. Po e pe ça skandali mo burrë, tha kam dëgju Edit Piafin kur ishte 6 vjeç në Viçidol. I bie që më 1951 të ketë dëgjuar Piafin në Viçidol, kur dihet që në Viçidol elektrifikimi është bërë në vitin 1971, 20 vjet më pas, kur ai ishte në Tiranë.

-Po mos e ka dëgjuar në Tropojë mo burrë?

-Po as në Tropojë s’ka pasur drita në atë kohë, ja fut kot. Po nejse, Çani e donte me çdo kusht në emision dhe e bëri atë budallallëk. Tani na tallin të gjithë, ku e dëgjoi Doktori këngën Padam, Padam…

-Mirë Fevzo, ika unë tani, dhe një herë faleminderit.

-Po prit mo burrë se desha me të thënë e pe ça skandali ata tek 2XL, çuditeshin që Doktori nuk kish antiplumb. Po pse, do vinte antiplumb tek Vizioni mo burrë? Nga kush do trembej, nga Lut Dervishi? Ai dhe tek Klani që ka frikë nga unë, kur hyri brenda, e hoqi. Tek Vizioni s’kish problem.

-Mirë Fevzo, ika tani, i tha prapë Bushati…

-Po prit mo burrë se dua të t’i përsëris dhe një herë ato porositë, e para hiq zërin e Sandrit nga radiot që urdhërojnë arrestimin, pastaj hiq atë skenë e Lilit që i çon ndërresa të brendshme, pastaj shkurto atë pjesën para PD-së… Është skandal o burrë, këtu janë gjithë gazetarët servilë të Doktorit, si nuk i kap njeri këto gjëra.

10 komente në “Fevzo “shet” filmimet për Doktorin tek Bushati”

  1. SUPERMERO says:

    ME E FORTA:
    “…ky Niko Brahimi ka pasur mikrofon në xhaketë kur i mori makinën Doktorit dhe radion në brez dhe mikrofoni ka regjistruar pa dashje zërat që vinin në radio dhe në një radio dëgjohet Sandri që thotë “Q… robt, merreni zvarrë”, se policët hezitonin….”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. Lugat says:

      nuk eshte batute eshte shume e vertete.

  2. sali berisha says:

    qe ky fevzo asht kameleon e dijsha po kaq pa byth se kisha menu ,,,,,,hAJT NE P.S. VEVZO…KUSH E KUPTON ,,NE JEMI NDRYSHIMI PER PARA SB

  3. Amant says:

    Mero, per ne qe nuk e pame dhe nuk kemi asnje mundesi qe ta shohim vizion plusin, merre dhe fute ne koke te websitit te gazetes Tema.

  4. Genci says:

    Niko Brahimi ka qene nder oficeret me trima dhe profesioniste qe ka pasur Policia.

  5. lida says:

    nuk e di si eshte e verteta e asaj kasete, po kjo qe ke shkruar eshte e verteta me e bukur qe mund te jete…;)

  6. Durim says:

    Une jam kurioz te botohen edhe njehere shkrimet qe ka bere gazeta Tema te nesermen e arrestimit. Kushedi si eshte bere hero Berisha ne ato kohera dhe keta qe e arrestuan minj halesh. ehhhhh

    1. Hoxhe Karabobja says:

      Durimo, Tema atehere nuk kishte fillu me u botu akoma.

      1. Bashkimi says:

        Po M.Baze do ket shkruar diku,edhe une shume kurioz jam.

  7. ali says:

    po krejt jane me kuriz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje