Garda studion rreziqet për antiplumb tek Klani

15 Qershor 2013, 19:08Antena TEMA
Garda studion rreziqet për antiplumb tek Klani

Pas vendimit të Doktorit për të injoruar Fevzon dhe për të shkuar tek Çani dhe Apartamenti 2XL, Garda filloi një studim urgjent për rreziqet që e kanosin nëse Doktori shkon pa antiplumb në Klan dhe Vizion.

Oficeri i Gardës thirri Sandrin për ta pyetur një për një për gjithë personelin e rëndësishëm të Klanit para se të hynte Doktori.

-Për mua nuk ka pse e vë antiplumbin, tha Sandri. Meqë ju e keni merak, le të vijë me antiplumb deri tek unë, aty e lë tek zyra ime dhe s’ka problem. Ndërrohet dhe hyn në studio tek Çani.

-Në rregull, tha oficeri. Atëherë fillojmë nga ekipi juaj.

Ky Andi Bejtja çfarë rreziku paraqet?

-Asnjë rrezik, tha Sandri. Është i tëri me mua, d.m.th i tëri me Doktorin. Vetëm kam një merak, thotë, se sa herë bëhem unë me një kryeministër, humbet. Se kështu i ka ndodhur dhe me Nanon më 2005. Ka merak mos ia merr Doktori për ters që është me të.

-Kjo s’më hyn në punë, i tha oficeri, unë përgjigjem vetëm për antiplumbin. Çfarë tipi është në përgjithësi, impulsiv, pi alkool, apo i qetë?

-Pak nga të gjitha me thënë të drejtën, por mos e ki merak. Ai vetëm ka hall mos ta marrë për ters Doktori po humbi se i është bo fiksim.

-Në rregull, këtë çështje mbuloje vetë, i tha oficeri. Kalojmë tek Fevziu. Sa rrezik paraqet?

-Fevziu do ikë dhe nga Tirana, i tha Sandri. Nuk e duron dot që futi Çanin në Klan dhe ky i mori dhe Doktorin.

-Mos ka ndonjë personel ndihmës të rrezikshëm?

-Jo, ka vetëm Desadën, po ajo ka që minorene me Doktorin.

-Ok, shumë mirë. Nga gazetarët e lajmeve kush paraqet rrezik?

-Po s’ka ndonjë rrezik, i tha Sandri. Reiz Çiço mezi pret të vijë ta takojë. Ajo goca tjetër e lajmeve, njeri i urtë. Po doni të vijë dhe Zamiri, i them unë…

-Jo, jo, mos na ngatërro më tej se duam siguri të plotë, i tha oficeri. Atëherë sot do vijë Doktori, do ta lërë antiplumbin tek zyra jote, çelësin do ta mbajë Garda, do hyjë në emision, Çani do ta kontrollojë për antiplumb dhe pastaj do dalim. do veshim antiplumbin. Kemi marrë dy të rinj të mirë nga 30 mijë euro se do ikë në Tropojë nesër.

-Në rregull, tha Sandri, mua këtu më keni.

Erdhi mbrëmja, mbërriti Garda, lëshoi qenin anti-minë në korridoret e Klanit, e futi zyrë më zyrë, pastaj kontrolloi zyrën e Sandrit, la antiplumbin dhe hynë në studio të Çanit.

Pasi mbaroi emisioni dhe Çani e kreu porosinë për ta kontrolluar për antiplumb, Garda u kthye me nxitim në zyrën e Sandrit, riveshi Doktorin dhe u larguan me urgjencë.

Nga nxitimi, kishin marrë dhe çelësin e Sandrit me vete. Sandri, që u hutua nga përcjellja e Doktorit, u kthye dhe gjeti zyrën mbyllur. I dëshpëruar për ngatërresën, mori në telefon komandantin e Gardës.

-Si i bëhet, i tha, se më keni marrë çelësin e zyrës dhe kopjen tjetër e ka Fevziu?

-S’kam ç’bëj tani, i tha komandanti. Klani tani është bërë si ato kasafortat që duhet të ruhet me dy çelësa deri më 23 qershor, një ne, një Rama. Pas 23-it, vazhdoni prapë me pushtetin.

8 komente në “Garda studion rreziqet për antiplumb tek Klani”

  1. Muhamed says:

    Eshte e vertet kjo ngjarje? Nese eshte e vertet, eshte gjeja me banale qe mund te degjosh ne histori.

    1. Dardan Vokshi says:

      Ore po jeni te cuditshem ju te Antenas!
      Berisha e mban antiplumbin se e don se ja ka lan amanet baba vet
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-anti.html

  2. Dardan Vokshi says:

    Ore po jeni te cuditshem ju te Antenas!
    Berisha e mban antiplumbin se e don se ja ka lan amanet baba vet
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-anti.html

  3. liri a vdekje says:

    EDHE PO TA KESH NE LAGJE SALI BAJGEN ESHT E RREZIKSHME JO ME TI RRISH AFER

  4. edi says:

    Kemi marre 2 te rinj se do ike ne Tropoje neser, HAHAHAHAHA fantastike .

  5. k says:

    perfekt, si nje melodi…

  6. gjeramadhi says:

    do te mbledhim lagjen , nuses do ti veme nje jastik ne bark qe te duket me barre ,pastaj do ta nxjerrim te kerceje ajo ta leshoje jastikun .PO NGA LLAFET E BOTES SHPETOJME ,do te thone e kishte kopil dhe e deshtoi ,tani duan te na mbushin mendjen

  7. Uarda says:

    Kjo vetem me humorin nuk kishte lidhje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje