Fevzo përgatit kurth ndaj Çanit për Doktorin

14 Qershor 2013, 19:26Antena TEMA

Fevzo më në fund e humbi Doktorin. Edhe pse ka muaj të tërë që vret mendjen se ku i ngeli qejfi Doktorit, nuk e gjen dot arsyen. I dëshpëruar bëri dhe një përpjekje të fundit t’i prishte Çanit emisionin. Thirri Sandrin në zyrë dhe filloi t’i flasë për impaktin që do ketë vizita e Doktorit tek Çani.

-S’kemi ç’a bëjmë, tha Sandri. Deri më 24 jemi të detyruar ta respektojmë.

-Mirë mo burrë, s’ka problem, i tha Fevzo, po të paktën t’i bëjë pyetje tamam se ai është emision me format të lirë dhe mund ta pyesësh gjithçka.

-Po ja më thuaj mua çfarë ta pyesë, tha Sandri, se ja jap unë Çanit.

-Po ja, unë kam përgatitur ca pyetje, i tha Fevzo. Jepja një herë. Po i bëri këto, del mirë.

Sandri mori pyetjet dhe filloi t’i lexojë.

 

Intervista: “Sikur të ishe dhe një herë komunist”

I dashur Doktor, tani jemi tek pjesa speciale e emisionit, tek intervista e personalizuar që unë e kam quajtur “Sikur të isha dhe një herë komunist!”

Dua përgjigje të shkurtra mundësisht me po dhe jo. Fillojmë:

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do pranoje të bëheshe sekretar partie?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do martoheshe prapë me Lirinë për shkak të origjinës së saj serbe?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ishe përsëri kundër kishave dhe xhamive?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do pranoje të punoje roje nate tek Hysni Kapo?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ta bëje atë gabim t’i operoje koqet Andi Bushatit?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do lejoje që partinë ta lije në dorë të Fatos Nanos?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do të pranoje që Edi Rama të bëhej kryetar i saj dikur?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ta tradhtoje gruan me ndonjë infermiere në ashensor?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ta ribëje mik Sokol Hoxhën dhe Liljana Hoxhën?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ta mbaje një javë pa larë dorën, pasi të takoje Enver Hoxhën?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do mësoje t’i jepje varkës që t’i bëje xhiro fëmijëve të Enverit?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ta pranonit në parti Fahri Balliun?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do kishe dëshirë të ishe në një organizate me Musa Ulqinin?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do lejoje që komunizmin ta përmbyste Azem Hajdari?

-“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do pranoje që të ta bënte biografinë Blendi Fevziu siç ia ka bërë Enver Hoxhës???

 

-Fevzo, qenke shumë k…, i tha Sandri. Me këto pyetje jo 24 qershorin, por as 14 qershori s’na gjen gjallë deri në mesnatë.

-Po jo mo burrë se shkojnë si pyetje. Ja dakord, e heqim atë pyetjen për mua në fund, po të tjerat vlejnë.

-Fevzo, na le rehat deri më 24. Po fitoi Doktori, e mbyllim Opinionin, mbajmë Zonën e Lirë, po fitoi Rama, e mbyllim Çanin, mbajmë Opinionin. Mos më ngatërro me këto pyetje tani.

9 komente në “Fevzo përgatit kurth ndaj Çanit për Doktorin”

    1. CIM PEKA BBC says:

      HA HA HA HA -“Sikur të ishe dhe një herë komunist”, a do ta bëje atë gabim t’i operoje koqet Andi Bushatit?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pordhet-e-sales.html

  1. Bato says:

    Po te ishte edhe njehere komunist? Po ai komunist eshte edhe sot dhe madje me fanatik se Enveri. A nuk po zbaton fshehtas nenin 55 per ata qe flasin kunder partise? A nuk ka vene sigurimin( shik)e shtetit ne varesi te partise? A nuk eshte vet Minister drejteie, Minister i brendshem, Kryetar parlamenti, President…? njesoj si Enveri? A nuk ka eleminuar te gjithe kunderdshtaret e tij ne parti, qe nga Azemi, Rama, Pashko, Ceka,Ngjela e tj.Po te ishte edhe njehere komunist, do operonte jo vetem koqet e Andit, po ne se e urdheronte Enveri, edhe ja puthte. Po te ishte komunist… Eh, po kush e eleminoi Azemin?

  2. je munduar te besh lajme me kete artikull por ke ber nje vrim ne uje.per nga genjeshtrat ja ke kaluar dhe doktorit o mero je bere nastradini i dyte dhe ortaku i piktorit.qe te dy lideret e partive te medha jane mashtrues ordiner dhe su ruhet fare se c’far themi ne apo c’far shkruajn gazetat.te gjithe i kushtojne vemendje PS dhe PD dhe shikojne nje finale REAL-BARCA,por haroje LSI(Bayrnin)dhe AK(Dortmundin)kete radhe gjerat jane ndryshe dhe do shikojme gallat qe se kmi pare me pare.

  3. k says:

    Thjeshte, NJE DIAMANT. Te perqafoj nga larg.

  4. OO7 says:

    O Kico leshi
    Ti me saliqenin duhet ti ngrini nje lapidar edi rames qe u terhoq me turp nga masakra e 21 janarit.Ndoshta ai e kuptoi qe k/m ne ate dite ishte ambassadori podestarvizu dhe nuk mund te bente lufte me ameriken.
    Edhe ne rastin me te favorshem per ju duke e konsideruar Edi Ramen pa kapacitet te mjaftueshem mendor,kjo nuk e shpeton Saliqenin nga hakmarrja popullore dhe nuk ka Obame qe ta shpetoje ose nga burgu ose nga plumbi i gjakmarrjes.
    As ato njemije bodiguarde ,talebane dhe salibane qe mban me vete nuk mund ta shpetojne.
    Megjithate nqs do krahesojme kartelat “kriminale” midis sali qenit dhe edi rames ky i fundit eshte i paster.
    I vetmi veprim jo i denje i tij ishte nxjerrja e “hajdarit” ne France nudo qe ti o fuckico mund te kesh verejtje per “diametrin” sepse gjatesine e ke te kartela e tij dhe e ka pelqyer dhe vete Xhosefina
    Ketu poshte ke kartelen kriminale te “sugar-boy” (cunit te sheqeres qe duhet te gropa gelqeres)
    Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet,eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
    -remzi hoxha
    -kosta trebicka
    -fatmir xhindi
    -komunari ne kukes
    -oficeri shikut
    -gjyqtari konomi
    -26 viktimat e gerdecit
    -4 protestuesit e 21 janarit
    -fisi haklajve
    -7 komisare policie
    -280 police te thjeshte
    -2500 veta nga gjakmarrja
    Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22- pagesat per mafjozet e podestes
    NE CDO VEND TE BOTES KY KRIMINEL DUHEJ TE VAREJ PUBLIKISHT ME GJITHE KETE KARTELE ANTISHQIPTARE DHE FILOSERBE.

    TUNG FUCKICO

  5. era says:

    OO7 -koment FANTASTIK!
    Nuk kam se c’fare t’i shtoj.

    1. LILA says:

      me pelqeu komenti i 007.po keta te te majtes jane aq trapa sa vetem me bemat e renditura nga 007 nese do te dinin ti shfrytezonin jo vetem ne kohe fushate, do te fitonin 100 deputete e jo 71 me te shtrenguar.
      po me emrat e edit neper lista veshtire eshte per zotin.hiq nja dy tre kokrra shumica jane ha muco pi muco.do thoni ju mos jane me mire listat e te djathteve.kush i krahason me ta? atyre u rrofshin fiset qe u japin voten se jane akoma ne epoken e gurit.

  6. Uarda says:

    Ore 007,
    Ke harruar te shenosh edhe nje lope qe i ka ngordhur xhaxhait tim ne nje fshat te Permetit vitin qe shkoi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje