Dje në mbrëmje Sandri u shqetësua shumë. Dikush kishte hapur fjalë se Klani do shfaqte një video për Edi Ramën, që do ishte shumë e forte. Lajmi ishte përhapur në gjithë vendin dhe Sandri po e dëgjonte si gjithë të tjerët.
I pari e mori Bejtja.
-Pse m’i mbani fshehur këto gjëra, i tha. Unë vërtet jam bashkëpunues, por të paktën duhet të jem i informuar se ç’do japë Klani se kam emrin këtu.
-Ik mo k… Ku di gjë unë kush e ka hapë fjalën. Nuk është puna që s’kemi gjë, puna është kush ka hapë fjalën dhe ku e ka hallin.
Betja u trondit dhe i shkoi në zyrë. U ulen të dy ta mendonin kush mund ta kishte hapë fjalën.
Bejtes i shkoi mendja tek Fevzo.
-Mos e ka hapë ky Fevzo, tha Bejtja, që meqë nuk do jepet, t’ia dijë Ed Rama për nder? Ose do të më diskreditojë mua që nuk ma mban ta jap?
-Nuk besoj, tha Sandri, se ai e di që s’kemi gjë.
-Po ndoshta e ka bërë që ta marrë vesh Doktori dhe t’ia bëjë për inat të thotë ja, po të dua unë, nuk transmetohet.
-Bejte, me Fevzon e rregullojmë, po kam hall mos e ka hapë llafin Doktori. Hajt ta gjesh pse e ka bërë.
-Kjo qenka punë muti Sandër. Po e ka hapë ai, d.m.th që duhet ta gjejmë patjetër një video, ndryshe ai na e heq vështrimin dhe justifikohet kur të na sulmojë se censuruam videon e Ramës.
-Si t’ia bëjmë që ta pyesim, tha Sandri. Duhet t’i gjejmë anën të kuptojmë çfarë do.
-Çfarë do e di unë, tha Bejtja. Ai do një video, ku të jetë si film. Gjithë ça ka thënë për Ed Ramën të jetë në video, p.sh Edi Rama duke u zënë me gratë e veta, duke shëtitur me Koçon, duke marrë para për leje… Dhe Hollivudi sikur të jemi, s’ia bëjmë dot si e do ai.
-Puna është se mos e ka sebep dhe na turret më 24 po humbi, tha Sandri.
-Unë mendoj se e ka që të anulojmë intervistën e Ramës me Fevziun, tha Bejtja. Ai do që të na kompleksojë që të mos marrim Ramën. E di që Fevzo do t’i serviloset Ramës ndaj.
-Hall i madh, tha Sandri. Më çmendi, gjithë Shqipëria më dërgon mesazhe pse nuk ua mban të jepni videon, pse jeni shitë tek Ed Rama. Këta më kërkojnë llogari sikur jam Tan Prifti që ka një dollap me video për çdo njeri.
-Vëlla, dëgjo mua, tha Bejtja. U thuaj do ta japë videon Fevzo në emision me Ramën. Kështu do ta marrë vesh dhe Doktori. Fevzo s’do japë gjë, kështu që ti ke mundësi t’ia faturosh Fevzos. Atij i ka dalë nami që është shitur.
-Mirë e ke, tha Sandri. Bile që ta mbajmë gjallë, themi që do ta japë dhe Çani të premten. Po nuk e dha, ta hajë dhe ai se po e fryn shumë ai Lul Basha.
Sapo u qetësuan, Bejtja ia nisi nga e para.
-Po sikur të ketë ndonjë video Doktori dhe ta sjellë vërtetë, si do t’ia bëjmë?
Sandri u hutua.
-Epo po të ketë ai, s’kemi ç’i bëjmë, tha Sandri, por nuk besoj që ka gjë ai. Ai do të na vërë ne në provë dhe do sebep për sherr.
-Atëherë kemi vetëm një zgjidhje, tha Bejtja. Të hapim me urgjencë fjalë që na ka kanë sjellë atë videon e Argitës me Fazlliçin, por nuk do ta japim. Kështu të paktën Doktori do na e dijë për nder.
-O k…, Doktori e di që s’ka video për Ramën, por do sherr. Dhe ajo më duhet mua, t’i kujtoj videon e Argitës. Fevzo i shkretë nuk ndali dot Bushatin ta përmendte në emision dhe po e vuan po e shkëmben me Reizin, jo t’i bëjmë shantazh me videon e Argitës.
-Sandro, s’kemi ç’i bëjmë. Ky popull beson më shumë ato që nuk jepen, se ato që jepen në Klan. Më mirë është të hapim fjalë se s’i dihet, shpëtojmë.
Maja e gjërit:
“-Sandro, s’kemi ç’i bëjmë. Ky popull beson më shumë ato që nuk jepen, se ato që jepen në Klan. Më mirë është të hapim fjalë se s’i dihet, shpëtojmë.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html
TURPI PER TE GJALLET ESHTE ?
ke shanc te fshihesh pas almes o kurvburr ,aldioni e regi kan jeten e vet do ti shkerdhej turinjt, ke hapur shpaten karsghiomeje,do te ngulet tyu e qelbanik i kohrave soxciale,ty