Bujari, në siklet nga vizita e Doktorit

25 Qershor 2013, 19:37Antena TEMA
Bujari, në siklet nga vizita e Doktorit

Doktori kishte 24 orë që ishte zhdukur nga ekrani dhe Bujari u trondit shumë kur ra telefoni i tij.

-Zoti President, po vij pak në zyrë, i tha.

Jarit i ra telefoni poshtë tavolinës nga emocionet dhe nuk ulej dot për ta marrë, ndërkohë që Doktori po fliste. Thirri rojën dhe ja bënte me shenjë të merrte pak telefonin poshtë këmbëve.

-Çfarë ka ndodhur shef, i tha roja.

Bujari ja bënte me shenjë duke vënë gishtin tek hunda që të pushonte, por të merrte telefonin. Më në fund roja e kuptoi, u përkul, mori telefonin dhe ja dha.

Bujari mbylli menjëherë bisedën pasi kish lënë hapur telefonin. Si u qetësua që e mbylli, i tha rojës gjithë emocion.

-Po vjen Doktori. Dil e priteni se nuk luaj dot. Jam shumë i emocionuar.

-Pse, ça ka ndodhë, tha roja, do të shkarkojë?

-Jo, nuk besoj, tha Bujari. Ai më thirri zoti President. S’e kisha dëgjuar kurrë dhe u emocionova.

Ndërkohë që roja vrapoi në korridor, Bujari filloi të vrasë mendjen se përse e donte Doktori.

-Me siguri i vjen zor të ma thotë në telefon, por do vendin tim, tha Bujari. Do t’ia lëshoj menjëherë se e meriton.

Pastaj u kujtua që do t’i mërziteshin ata të shtëpisë, se ishin përgatitur për pesë vjet dhe hezitoi.

-Mos ka ndonjë hall tjetër, tha, ku mund t’i ketë ngelë qejfi se më thirri zoti President? Kur të thërret në emrin e postit, me siguri ke bërë ndonjë gabim, tha.

Ju kujtua që kur nxehej, e merrte në telefon dhe i thoshte zoti Ministër i Brendshëm, kurse kur ishte me të mira i thoshte “Bujar, si je”.

-Mos ka dashur të bëhet në vend tim më parë, tha, dhe s’e kam kuptuar?

Filloi të kujtojë disa momente, por s’i dukej se kish ndodhur ndonjë gjë.

Thirri gruan në telefon dhe e pyeti nëse kish pasur ndonjë fërkim apo qejfmbetje me Teta Lilin, por as asaj nuk i kujtohej gjë.

Ndërkohë Doktori hyri brenda, i dha dorën dhe u ul në kolltuk. Ishte i lodhur në fytyrë dhe kish marrë një ngjyrë mavi gjithandej.

-Zoti President duhet të marrim një vendim, i tha.

-Jap dorëheqjen unë Doktor, eja në vend tim, i tha Bujari, që nuk donte ta lindte të vazhdonte më gjatë…

-Nuk është atje puna, i tha Doktori, por duhet të marrim një vendim të pjekur dhe duhet të flasim…

-Po merr një herë Jozefinën Doktor, çfarë thotë ajo?

-Nuk ma hap telefonin, ka 24 orë që nuk më merr në telefon.

-Po mirë, thirr Ridvanin, i tha Bujari, të konsultohemi.

-As ai nuk ma hap telefonin. E ka transferu thirrjen në një telefon doganieri dhe të del një përgjigje automatike, “Dogana nuk punon, doganllarët janë në fushatë”.

-Po mirë, merr Astrit Patozin.

-Ai o zotëri nuk e hap se ja kish besu Vlorën Ben Ristanit se mendonte se merrte vesh nga votat. Njeri i painformuar. Ka menduar se votat në Tiranë i mori Ben Ristani. Ai thjesht firmosi.

-Po merr Lulin Doktor, i tha Bujari. Ta diskutojmë tamam.

-Atë e mora dhe po vjen.

-Po shumë mirë Doktor. E bëjmë kështu. Ti eja në vend tim, Luli të shkojë në vend tënd dhe unë iki në shtëpi se më zë pensioni se e mbusha një vit.

-Tani zoti President, siç të thashë, unë kam ardhë këtu se duhet të marrim një vendim, i tha.

Bujarit nuk i besohej që ai po i thoshte zoti President dhe e dëgjonte me sy të mbyllur.

-Fol Doktor, i tha Bujari. Kjo është zyra juaj.

-Unë dhe Familja ime kemi vendosur të të flasim tani e tutje, d.m.th të të drejtohemi me fjalën “zoti President”, dhe ti duhet ta pranosh kur të drejtohemi “zoti President”.

-Faleminderit shumë Doktor, i tha Bujari, po nuk është nevoja…

-Jo, asht e domosdoshme, se duhet ta dëgjojnë dhe të tjerët. Ja kam thënë dhe Lulit dhe ai është dakord.

-Faleminderit shumë Doktor, i tha Bujari. U jam shumë mirënjohës. Po nuk është nevoja. Keni bërë kaq shumë për mua sa nuk u shpërblej dot.

-E meriton Bujar, i tha Doktori. Vetëm ti mund të na shpëtosh tani nga këta që mund të na braktisin në gjykata, prokurori, SHISH, etj. Vetëm duke të njohur ty për president, ata mund të tremben dhe të mos i nënshtrohen pushtetit të ri.

-E kuptova, tha Bujari, por duhet të gjejmë një mënyrë ta marrin vesh dhe ata që ju më thërrisni “zoti President”.

-Do ta gjejmë patjetër, tha Doktori. Të përshëndes dhe të falënderoj shumë zoti President.

Bujari u skuq i tëri nga turpi dhe nuk kish fuqi të lëvizte nga vendi, por vetëm i buzëqeshte nën mustaqe ndërsa e shihte si largohej nga zyra.

20 komente në “Bujari, në siklet nga vizita e Doktorit”

  1. RILINDJE PËR TË TËRË says:

    HA HA HA HA HA HA HA HA
    “-Po mirë, thirr Ridvanin, i tha Bujari, të konsultohemi.
    -As ai nuk ma hap telefonin. E ka transferu thirrjen në një telefon doganieri dhe të del një përgjigje automatike, “Dogana nuk punon, doganllarët janë në fushatë”…”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html

    1. VICIDOL 2013 says:

      Iku shpellar, ik!
      Vetem Sllobodanka te ngelet ty dhe te dy vajzat; Gita me Zenan ?

  2. Vlora says:

    ha ha ha ne gropen qe donte ti hapte rames berisha ra vete brenda.

    ngjyra “MAVI”

    ska me shpetim doktori.

  3. ashuoimhb says:

    Hahahaha, gjeniale.

  4. timi says:

    Mero mos vdeksh kurrreeee. Kur do dali libri yt me Jarin e Mulin personazhe kryesore??

    1. xxx says:

      hahahaha me verte…boje 1 liber ‘aventurat e nul mokes e jar musteqes qe kur ishin bari nuli e kamarier jari dhe aftesite e tyre te jashtezakonshme e gjeniale per te arritur ketu ku jan sot’ hahaha

  5. Nga larg says:

    Mos ta genjeje mendja shume Jarin per 5 vjet.
    84 vota i thone mazhorance kushtetuese dhe me nje mocion mosbesimi e dergojne Jarin me gjithe familje ne pension. Dhe do bejne mire. Shqiperia ka nevoje per tjeter president.

    1. Korabi says:

      Per te shkarkuar presidentin duhen 2/3 e votave. 3/5 ose shumica e cilesuar sic quhet nuk eshte shumice kushtetuese, por thjeshte sherben per te miratuar nje sere ligjesh te rendesishme.Po ne fund te fundit le te rrije Jari se pershesh me kos ha ai.

      1. Gone says:

        50 % + 1vote, eshte miratuar Bujari si president.
        50 % + 1vote duhen qe te miratohet shkarkimi i Bujarit si president.

  6. Tironci says:

    Si ju duket Majko si president i ardhshem?

      1. Labi Vlore says:

        Sander Lleshi for President.

  7. Piter Pan says:

    Kjo vonese shpjegohet me faktin se Berisha po negocion te ardhmen e femijeve te tij qe te mos i futin ne burg. Po atje do te kalben, ne qofte se nuk ikin sonte nga gerxhet e kufirit.
    Do mbahet mend ne Shqiperi si figura me e urryer, pas diktatorit.
    Dua te fiksoj fytyren e tij te shperfytyruar duke pranuar humbjen, per ti thene femijeve qe ky ka qene nje monster i vertete. Grushi qe i dha populli me vota eshte me i rende se sa po ta kishim rrezuar me pushke.

  8. bulqiza says:

    Sipas nje studimi nga anhalistet arjan pall cani, naim zagar cili, artan trap hoxha si dhe i famshmi shkerdhqim idjot peka, doktori duhet te vihet nen survejim dhe ne hale sepse dyohet mos hidhet nga dritarja kjo vertetohet nga fakti qe ka hequr antiplumbin d.m.th. nuk i dhimbset jeta…

  9. albanian eagle says:

    “Dogana nuk punon, doganllarët janë në fushatë”.hahahhahahah

  10. Labi 2 says:

    Mero je i paarritshem dhe nuk do na treten kockat po nuk botove nje liber per ate monster dhe lakenjte e tij,vetem se do besh kujdes se mos te konkuron Fevzua se ai ben libra te mire per diktatoret

  11. Labi 2 says:

    Bravo Mero.Do te te jemi shume mirnjohes po shkrojte nje roman per kete monster dhe lakejte e tij,vetem shpejt se do te ta merre Fevzua se ai di ti beje mire librat per diktatoret.Besoj se ke material te bollshem perfshi ketu edhe Rezart Tacin ,te cilin me sa duket Doktori e braktisi dhe e hodhi si limon i shtrydhur

  12. k says:

    bukur mero, shume shume bukur.

  13. Kurveleshi i siperm says:

    Mero , kur lexoja shifrat per fitoren kunder djallit ,mendoja se % me te larte te fitores ,pikerisht ate siper 50 % e keni dhene JU me Editorialet par – exelent dhe humorin e Antenes ,qe ne midis rreshtave te humorit tuaj kuptonim shume te verteta qe me mjeshtri ju na i thonit, si me shaka ,por te vertetat e hidhura ishin brenda ngjarjeve .Qanim dhe qeshnim bashke ,por pa lexuar Temen ,midis puneve te dites, nuk rrinim dot .
    Je i Madh Mero ,dhe vetem nje si Ty ,nga vendi nga ku vjen ,mund ta bente kete lufte Titanike me Djallin Berishe . Urime dhe nje here se ke dhene sa per 17 deputete kontribut tek Fitorja

  14. qafoku says:

    kujdes nga numri 84 thuaj jarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje