Muli merr detyrën si kryetar i PD-së

24 Qershor 2013, 20:19Antena TEMA
Muli merr detyrën si kryetar i PD-së

Flamuri më në fund ja doli. Kishte kohë që ishte i shqetësuar se ishte Numri 2. Erdhi dita që të bëhet Numri 1. Nga gjithë partia, ai është i vetmi që ka fituar duke bërë kujdes të madh që në vendlindjen e Doktorit të kishte pak më shumë vota se në Kukës. I bindur se shumëkush nuk do ta besonte fitoren e tij, i futi dhe një të fotografuar votës dhe e bëri publike.

Sot kur pa që gjithë Shqipëria kishte votuar kundër Doktorit, Muli u ul dhe bëri një relacion, i cili është një tablo sinoptike e grupeve armiqësore në PD që duhen eliminuar.

 

“I dashur Doktor!

Siç e shikon dhe nga rezultati, u vërtetua që në këtë parti vetëm dy burra ka, unë dhe Ti. Jo vetëm se jemi të dy doktorë, por dhe jemi të vetmit njerëz që na votojnë ende shqiptarët.

Edhe pse kam dashur të ta them më parë, jam rezervuar nga paragjykimet, por sot nuk mund ta mbaj dhe po ta shkruaj.

E para, Jozefina Topalli na ka sabotuar në Shkodër. Në gjithë qytetin, sidomos në zonat ku kanë pasë kandidu njerëzit që ja hoqëm ne, na ka sabotu dhe kanë votu për LSI dhe PS. Nga përgjimet telefonike dhe puna në terren më rezulton se Jozi ka thënë që derisa Lul Basha të ketë aleancë me Ilir Metën, unë kam me ba aleancë me Ed Ramën dhe kurrë s’ia lëshoj rrugën.

Njeriu i dytë që na ka sabotuar është Astrit Patozi. Nga burimet e mia në teren, ai është parë çdo ditë duke pirë kafe me Ben Ristanin dhe duke bërë gallata në Sarandë dhe Vlorë. Në një rast, Ben Ristani ka ngacmu dhe një femër që ka kaluar në rrugë duke i thënë do ma japësh mua apo jo.

I treti njeri që duhet hetuar është Sokol Olldashi. Nga 9 me 7 që duhet të dilte qarku i Fierit, është duke dalë 12 me 4. Ky është një sabotim i rëndë që e ka bazën tek disa lidhje të Sokol Olldashit me Edi Ramën. Nga hetimet e mia më rezulton se Olldashi ka thënë se nuk kam ndërmend të punoj për fëmijët e Lulit.

Njeriu i katërt që duhet hetuar është Ridvani. Sipas burimeve të mia, ai ka siguruar shumë të mëdha nga doganierët dhe disa biznesmenë afër tij dhe i ka transferuar ato në Greqi. Kjo më bën të dyshoj se ai ka luftuar për humbjen që të jetë i qetë se nuk do ketë pasardhës në detyrën e tij.

Por dyshimet e mia kryesore bien i nderuar Doktor mbi Lul Bashën. E di që ju e keni për zemër, por ai është Jago i demokracisë, siç keni thënë dikur për Ed Selamin. Ai ka punuar intensivisht për humbjen tonë të thellë me qëllim që t’i hapet rruga në krye të partisë. Puna ka shkuar deri aty sa kemi humbur dhe në njësinë 8, që Edi Rama nuk na e ka marrë dot as më 2000, as më 2003, as më 2007.

Ky njeri që bën lart e poshtë sikur është me Ju dhe Familjen tuaj, pas krahëve flet kundër jush dhe thotë kur të rilindim nga ikja juaj.

Ai është parë netët e fundit me Fahriun duke bërë plane se si do modifikojnë qëndrimet në opozitë dhe të sigurojnë lejet nga Edi ama si kryeministër. Për këtë arsye unë mendoj që partia nuk i duhet lënë në dorë as atij.

Në cilësinë e numrit dy të partisë, të propozoj të rikthehesh urgjent tek selia dhe të bëhesh president nderi. Unë si gjithmonë besnik me ju, do marr rolin kryesor, atë të kryetarit, për të qenë i sigurt se partia do jetë gjithnjë e jotja. Besoj se do kem në krah njerëz besnikë dhe të përgjegjshëm si Kaç Islami, Dogjani, Kadeli, etj.

Fakti që populli i Kukësit më zgjodhi mua, nuk do të thotë se është popull idiot siç duan ta interpretojnë kundërshtarët e mi në parti, por se është popull besnik dhe kjo është e vetmja gjë që duhet.

I yti Muli.

22 komente në “Muli merr detyrën si kryetar i PD-së”

  1. luan says:

    Në cilësinë e numrit dy të partisë, të propozoj të rikthehesh urgjent tek selia dhe të bëhesh president nderi. Unë si gjithmonë besnik me ju, do marr rolin kryesor, atë të kryetarit, për të qenë i sigurt se partia do jetë gjithnjë e jotja.

    Ha ha ha. Ne fakt ne baze te rezultateve zgjedhore te deritanishme nqs Sala do jepte doreheqjen,Nuli meriton vendin e kryetarit te PD. Forca Nuli.

  2. tiranare says:

    Ka ikur Saliu nga mende! E kane pare me vare ne dore duke shkuar drejt tynelit te krrabes se do me e prishe! Kujdes!

  3. albanian eagle says:

    Mero,duke tall trapin me Mulin njhere na e bere Minister.Tani po kerkon ta besh Kryetar te PD dmth pas 12 vjetesh te behet Kryeminister…hahaha

    1. Danny says:

      Puuu. Muli kryeminister… Puuu… Mos o Zot…

    2. paloqja says:

      Duke u tallur duke u tallur po munister u be antikapati Mul.Doktori e beri minister nga inati i Meros.

  4. Vlora says:

    ha ha ha ha nul moka.

  5. Danny says:

    Ha, ha, ha…. Mund te qeshesh me kete, por s’eshte cudi qe mund ta kete shkruar nje leter te tille. Debil minister. Ju lutem ju te Temes, mos e pomponi si kryetar te PD-se, se edhe behet (sic u be minister prej jush).

  6. Anarko-Sindikalisti says:

    Te fala Sandrit…

  7. Anarko-Sindikalisti says:

    Nuli for President. Nishanlliu dorehiqet per arsye shendetesore.

  8. kushtrimi says:

    HAHAAHA LULI JA VODHI EDIT TIRANEN QE TI JAPE SHQIPERINE. KESAJ I THONE BUMERANG.
    URIMET E MIA EDI RAMES
    URIMET E MIA PER SHQIPERINE
    PERSHENDETJE NGA KOSOVA.

  9. VEZHGUESI says:

    o mero meqe “nulin) na e bere kryetar na e bo dhe nard ndoken zv,kryetar se keshtu e ka te sigurt PD-ja te qendroje per 20 vjet ne opozite.

  10. oooopssss says:

    Mire do ishte te vleresohej me kete rast edhe kontributi i pacmuar i ramy-zit ben bathores erleshit dhe kelmendit. Urime! Me komentet tuaja keni cuar ne votime edhe njerez qe skishin ndermend te votonin fare. Ndjese nese kam harruar ndonje prej jush.

  11. I mbyturi says:

    I mbyturi te mbyt_ thote populli.
    Tani qe u mbyt I cmenduri, mori me vete
    Lulin
    Kacin
    Zhelefinen
    Nanon
    Mulin
    Dhe shume budallenj te tjere bashke me te birin e te bijen.
    Ne tsemes te tere vafshi

  12. kapterri says:

    mero, i madh je!

    po mos ja haj ‘meriten’ mulit.

    pd-ja fitoi ne kukes je sepse kuksianet jane besnike, por sepse muli ‘punoi mire’ – as ps-ja, as lsi-ja nuk e kapnin dot si e qysh i ka futur muli fotat ne kuti.

  13. cjapi says:

    Pyetja ime eshte ky Zoteria, esht eme mire te punoje si mjek, si Kryetar I PD, apo me vone si Kryeminister ?

  14. Albert says:

    Te nderuar lexues,
    Te mos harrojme se edhe me tutje ne vazhdojme te jemi shtetas te republikes se …hashashit! Dhe jemi shtetas te republikes se hashashit,sepse kryeproblemi ne kete vend eshte PALIGJSHMERIA qe eshte ulur kembe e kryq! Si rrjedhoje, arsyeja e humbjes se PD e ka emrin-ABUZIM!!! Abuzim flagrant,ekstrem,arrogant me ligjin,detyren,pushtetin..etj. Politika eshte bordellizuar,shteti eshte rrugacizuar,kultura qytetare ka degraduar. Ne keto kushte,shqiptaret ishin te detyruar te zgjidhnin problemin me akut: Clirimin nga BANDA KRIMINLALE ne pushtet e Sali Berishes! Ato qe do jene ne kuvend si perfaqesues te PD,ne shumice dermuese do jene pjestare te bandes kriminale te Zenit dhe Gites! Si te tille jane zgjedhur dhe ashtu do sillen…..Por problemet qe rreshtova me siper jane ato qe mbeten per t’u zgjidhur. Sa shanse ka qe paligjshmeria te luftohet?! Kush do e luftoje?!…Meta?!…apo Gjinushi,Ruci,Milo,Angjeli?!…apo “Karafili i Enverit”,Fatmir Xhafa?!…apo Dokle?!…E mira e kesaj situate eshte se tashme po bie alibia qe mbante ne lojen politike gjithe kete armate burokratesh komuniste!!! tash qe Saliu u rrezuar,shpejt,shume shpejt do u vije rradha edhe ketyre.
    Sa per Mulin, ajo organizate ku ai “militon”,cdo gje mund te jete,por vetem parti demokratike s’ka shanse te jete!!! Muli,Olldelja,Patoz-pisanjozi,Jozi,Imami,Ritka i Rakickes,Majlinda Prudentino,Mesila…me ne krye Lulezen duhen kapur dore per dore dhe te …shporren!!!-njehere e pergjithmone nga skena politike!!!…Si hapi i pare dhe me i vogli sherbim qe mund t’i bejne…PD,demokracise,Shqiperise…..

  15. Flamuri says:

    Doktor, me fal por une nuk e kam marre akoma diplomen. Te ka mbetur ndonje mik te me ndihmosh. Ndryshe ate fyellin qe kishe ne plan per Ramen, ma jep mua se kam privatizuar ca toka ne Topojan e te kthehem me nder si bari, ashtu sic me ka hije brez pas brezi.

  16. Uarda says:

    Si mund te quani te trashe e budalla nje krahine te tere, vetem pse paska votuar per Mulin?! Kukesi ka qytetare te ndershem e patriote me shume se gjithe Myzeqeja se bashku…
    I vetmi budallek ishte se votuan edhe ata per te majten…

    1. Lulka says:

      Cke me Myzeqene, pse te djeg. Ai qe ka shkruar eshte nga Shishtaveci.

  17. k says:

    I yti Muli, hahahah. Fantazi. Me pelqen shume

  18. doleci says:

    Mendoj se PD do ta mare Kastriot Islami. Ka mbi 5 vjet qe punon pro saj dhe kontributi me i madh per gjithe antaret e simbatizantet e PD eshte se i zgjati 3 muaj jeten Berishes si kryeminister. Kush vdes per Berishen, nuk eshte pak ky kontribut. Ne PD te mos behen mosmirenjohes ndaj Kaçit si ne PS sepse do tu ike e do ri lere ne rruge te madhe siç la PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje