Bujari konsulton fjalimin për votimet me Doktorin

22 Qershor 2013, 22:22Antena TEMA
Bujari konsulton fjalimin për votimet me Doktorin

Bujari do mbante sot fjalimin e tij si president para ditës së zgjedhjeve. Këshilltari i tij si zakonisht i kishte përgatitur fjalimin siç e ka qejf Bujari. Prej përshëndetjes për Vit të Ri, kur Doktori u skandalizua nga përshëndetja e Bujarit, ky i fundit nuk bën asnjë përshëndetje pa leje.

Mori tekstin e dërguar nga këshilltari dhe po e lexonte.

 

-“Të nderuar qytetarë. Shpresoj që nesër të jetë një ditë e bukur dhe plot shpresë për popullin shqiptar. Uroj nga zemra që gjithë shqiptarët të shkojnë në votime të lumtur dhe të gëzuar për të ardhmen e tyre demokratike.

Le t’iu uroj dhe një herë nga zemra për ditën e nesërme me këtë urim:

-Ju uroj një ditë plot gëzime,

-Ku të shkoni të lumtur në votime

-Siç shkon gjithë shtëpia ime,

-Dhe vendi që bën përparime,

Uroj partitë me programe,

-Dhe televizionet me lajme,

-Dhe gazetat plot gazetarë,

Uroj gjithë popullin shqiptar…

 

Duke e lexuar e kuptoi dhe vetë që nuk shkonte. Kështu vendosi t’ia dërgojë Doktorit.

-Isha pak pa qejf dje dhe s’e kam bërë vetë këtë përshëndetjen, i tha, hidhi një sy njëherë.

Doktori e mori, i vuri vizë vjershave të Jarit dhe hartoi një tekst të ri.

E mori në telefon që ta sqaronte.

-Dëgjo Bujar, shiko, tani ajo përshëndetja nuk bënte. Ti duhet me uru që partitë kanë paraqitë programe…

-Desha ta bëja Doktor, i tha Bujari, po thashë mos e merrje për ters se vetëm ai Rama ka folë për programin.

-E ke gabim, kemi folë dhe ne, i tha Doktori.

-Ju e dini që unë të dëgjoj me vëmendje, po ky këshilltari më tha që Doktori ka folë vetëm për gratë e Ramës dhe gruan e tij, që e ka besnike…

-A, më vjen keq. Dëgjo, shiko, e ke qyqar atë këshilltar. Ai është programi ynë, Familja, nderi, hasmi, nuk do të thotë që ai nuk është program.

-Po ja kisha frikë Doktor se dhe ky muhabeti i Zenit jo u nda, jo u martua, jo ka dashnore, jo i ka ardhë gruaja këtu. Ti e di që janë delikate.

-Jo, nuk ka asgjë. Sot kena ba foto familjare, e kena në foto gruen. Kena ba një gabim për Vit të Ri, s’e kena futë në foto, e kemi korrigjuar. Tani kemi fakte që nuk është nda. Pas zgjedhjeve të bëjë ç’të dojë.

-Mirë Doktor, po lexoj këtë deklaratën tuaj, tha Jari. Nuk besoj se ka nevojë për ndryshime. Ju kuptova qartë.

8 komente në “Bujari konsulton fjalimin për votimet me Doktorin”

  1. JARI - JARI says:

    AHAHA AHAHAHAHAHA AHAHA
    DO TALLIN BYTHEN EDHE KOQEVARET TANI ME NE:
    “…Prej përshëndetjes për Vit të Ri, kur Doktori u skandalizua nga përshëndetja e Bujarit, ky i fundit nuk bën asnjë përshëndetje pa leje. :-)”

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html

    1. Vlora says:

      duhet te shikojme me dhimshuri jarin se na mbeti jetim.

      ha ha ha ha ha gjynah i shkreti se eshte akoma cilimi.

      1. andi says:

        Edhe ate Debilin Bujar duhet ta cojne tek invalidet me ndonje pune tjeter se per ate nuk eshte as i afte e as nuk e meritonte qe ne zgjedhjen e tije. Edhe gjate kohes qe ngrohi ate karrige Sali Serbit i sherbej me fanatizem.

  2. Devolliu says:

    Jari qyqari s’është më i zoti për veten e vet jo për Shqipërinë.
    Ik o mavri, dil në KEMP se je bërë lolo e po le nam me idiotizmat e tua!

  3. A. Vokshi says:

    Presidenca me mire te quhet Shoqata e Personave me Aftesi te Kufizuara, se sa te mbaje kete emer sepse president Bujar Nishani e ka mbushur kete institucion me keshilltare te tipit Ndricim Kulla & co, te cilet marrin vetem rrogen dhe hartojne fjalime qesharake per Bujarin te denja per Teatrin e kukullave. Ndyrcim Kullaj pret ti beje fjalime ketij diteziu?! Po Ndricimi ka shkua atje per te marre nje rroge te te mos lodhet shume per te kerkuar sponsora per shtepine e tij botuese dhe te shese ndonje liber, si invalid qe eshte…

    1. ben xhemali says:

      Ju lutemi mos e shqetesoni se po analizon kandidatet per gjeneral,ja ka xhet xhemal sulejmani me imam ballajdin.o te zinje kandidat mos paguani leke se nuk keni per ti fituar dot,do futi ne borxh.President mendoju dhe reflekto mos firmos per cdo propozim,fute ne loje institucionet,gjeneralet duhet te kalojne ne site te holle.

  4. kapterri says:

    ore mero, po mos na e ngacmo preshi-dentin!

    o jar, je i madh – lume shqypnia qe ta ka!

  5. Kolegu says:

    O kapter Bujar Mehmeti, po ka 100 njerez aty qe marrin leket e ketij populli te varfer per te bere fjalimet ty, o trap, pse shkon pyet gjyshin kriminel.Po per te bere keta kater gjeneralet sot gjyshin pyete prap? I di ligjet ti o Bujaruc trapi? Apo kishe hall se keta mutrit e tu shkuan ne grop dhe ngelesh Arbenuc Imamovici pa roja tani mbrapa qe do iki si mut i dhjere. Po nuk e mbron dot as ti, as gjeneralkat dhe as zoti. Do ta gjejme ne vrime te miut ate dhe kriminelet e tjer dhe do ti cojm tek vendi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje