Baba Mondi u nda sot me Bujarin në presidencë. Bujari ishte njoftuar në kohë dhe kish porositur menynë e zakonshme të Baba Mondit, qoftë, birra Korçe, kërnacka Korçe dhe pak mjaltë Përmeti në fund.
Baba Mondi arriti në kohë dhe i bëri shenjë Bujarit të mos lëvizte nga vendi. U ul pranë tij, shtrënguan duart dhe ngritën nga një gotë birrë.
-Si të duken zgjedhjet, i tha Bujari.
-Nuk ishin siç i prisnim, tha Baba Mondi, nuk di si u bë puna dhe u bënë të rregullta.
-Po pra, tha Bujari, u çuditëm të gjithë. Këtë tha dhe Doktori dje. Ishin ta pashembullta. S’kishim parë kurrë kështu.
-Ç’të ketë ndodhur vallë, tha Baba Mondi.
-Ndoshta ngaqë nuk kishte KQZ, tha Bujari. Zakonisht KQZ-ja ndihmon të bëhet ashtu si i duam ne. Kjo ishte KQZ e paaftë. Unë kisha rezerva për Lefterinë që kur e caktoi Jozefina, por ajo më tha se kam marrë ca tendera librash dhe shtypshkrimesh me të dhe më duhet. Ja ç’na bëri. Komplet e paaftë.
-E drejtë, tha Baba Mondi, që nuk e kishte shumë mendjen se i kish ngulur një pirun kërnackës dhe po e ngjyente me salcë.
-A do t’i dënojë OSBE-ja zgjedhjet, tha Bujari.
-Po nuk kemi shumë argumente, tha Baba Mondi, është e vështirë. Por do përpiqemi të themi ndonjë fjalë.
-Po tani me se do merresh, i tha Bujari.
-Nuk e di, problem e kam, tha Baba Mondi. Do t’u kërkoj mos më çojnë në Kosovë, të paktën të jem afër të dal për uikend në Tiranë. Do më mungojë shumë Tirana. Po ti ç’do bësh? Akoma do vazhdosh këtu?
-Po ku di unë. Ishte dje Doktori këtu po s’ia hapa dot muhabetin. Dhe ai donte të më thoshte diçka, por nuk tha gjë. S’e di si do më vejë halli.
-Të flas unë njëherë me këtë Ilir Metën, tha Baba Mondi. Më duket burrë i arsyeshëm ai. I them Yllit të më lërë një takim, dhe t’i kërkoj që të të mbajnë në punë.
-Po mirë, nder do më bësh. Unë e kam thënë që nuk kthej pas asnjë shkresë nga qeveria. Çfarëdo që të më bien, do ta firmos. U thuaj vetëm më jepni shansin të më provoni dhe nuk do t’i zhgënjej.
-Në rregull, po ja them, i tha Baba Mondi dhe mori një qofte tjetër. Po nëse bëjnë ndryshime kushtetuese?
-Nuk e di, por shiko mos ke ndonjë mik në OSBE që të mos i lejojë t’i bëjnë. Më prish shumë tani të iki se kemi porositur dhe mobilet e reja tek vila qeveritare, këto që kisha tek shtëpia do t’ia fal njërit që më kish bërë një nder, dhe po qe se më heqin, në fakt më duhet shumë punë të bëj një ashensor këtu tek shtëpia dhe një shkallë tjetër për mua. Plus është dhe lagje e keqe. Do ta dija shumë për nder.
-Do përpiqem, i tha Baba Mondi.
-Po ma bëre këtë, eja kur të duash çdo uikend tek mua, se aty tek Pallati i Brigadave mund të bëjmë zgarë jashtë dhe kënaqemi. Nuk na shikon njeri.
-A, shumë mirë, tha Baba Mondi. Do përpiqem. Hëngri dhe qoften e fundit, futi një lugë mjaltë dhe u çua.
-Shef, çfarë të them në komunikatë shtypi, tha zëdhënësja ndërkohë që Baba Mondi po fshinte buzët.
-Folëm për zgjedhjet, i tha Bujari. Thuaj që ishin shumë të mira.
HA HA HA HA:
“-Po ma bëre këtë, eja kur të duash çdo uikend tek mua, se aty tek Pallati i Brigadave mund të bëjmë zgarë jashtë dhe kënaqemi. Nuk na shikon njeri.
-A, shumë mirë, tha Baba Mondi. Do përpiqem. Hëngri dhe qoften e fundit, futi një lugë mjaltë dhe u çua.
Prapa diellit!”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
Vertet e papare
Dy mjerane, njeri me dangall se tjetri. Mero, ku presileshi yne ngrihet ne kembe (nese e mbajne) kur permend emrin e Burishes. Cfare po ndodh me shkrimet e tua? E harrove kete fakt? Hah, gjithsesi je i madh.
Ha ha ha ha ha
ke harruar o mero , se qoftet qe ngelen i mbeshtolli me gazeten 55 dhe i futi ne xhep ti hante rruges.
…jeni të paparë! Bravo…
na ke mbajtur gjalle o Mero me keto shkrime,rrofsh sa malet.Ate qe ke bere ti mund t’a krahasosh me ate qe ka bere Edi Rama per te larguar mostren.Sa frike kam pasur per ty!!Tani dhe ti do marresh fryme.Te uroj gjithe te mirat.
–“Nuk ishin siç i prisnim, tha Baba Mondi, nuk di si u bë puna dhe u bënë të rregullta.”–
ahhhhhhhhhhhhhhh sa kam qesh , na shkrive mero .
edhe dario fo do ta kishte zili satiren tende .
i paarritshem je
-Folem per zgjedhjet,i tha Bujari.Thuaj qe ishin shume te mira.
-Ishin te mira jo vetem qoftet,por edhe birra,tha Baba Mondi… ?
? ? ?
Ke pene te forte, Mero Baze.
Uroj qe tani e tutje te gjesh kohen e qetesine e duhur per te shkruar me gjate se artikujt, prej te cileve kemi mesuar aq shume e kemi kuptuar se ç’behet prapa kuintave.
I ke gjithe mundesite te besh libra te mire.
Shpresoj shume se do ta besh.
Te uroj te mira!
O Mero pse stregove per dekoraten qe do ti jepte sakati president baba qoftes .Do te te dekoroja po na mbeti ne fonderi se keto zgjedhje na zune gafil dhe se sollem dot .Po mos ki merak se kur te vish per festene bires ne Korce plus qe do te te japim si shperblim nje gazete 55 me qofte se atehere kjo do sherbeje per te fshire menderen. Do ti themi bytheqeshje Lulit me qe jeni ne nje grupim [pederastesh ]te te dekuroje me dekoraten e festes princi bire kernacka.
ha ha ha ha te papare.
baba mondin do ta ndjekin paparacet nga pas kudo qe te jete.
tani eshte bere figure.
Humor shume i goditur! Te lumte Mero!
Po si nuk turp o Mero Baze, po ty te rrahen njehere, dhe prape nuk ze mend…. po te jesh burre ti, nxirre me emer ate qe ka bere shkrimin. Me keq se ty, te gjithe keta qe kane komentuar, se cka per te qeshur ketu?? Nuk ka logjike te merresh me dy persona qe jane titullare institucionesh dhe madje shume shume te respektuar ne detyren e tyre, te pakten merru me ate te nivelit tend… palaco.
Shkruaj emrin e autorit te shkrimit dhe atehere do shohim pergjegjesite qe do mbaje ai..
Emri qe kerkon = populli.
Emri yt eshte Dario K!
Thuaj emrin e autorit Mero Baze
Te falnderoj per shkrimet e tua ato kane te verteten brenda dhe humorin jane shume interesante.Kam besim se keshtu do te vazhdosh me trimeri dhe zgjuarsi.Me shume fakte bindese duhen per ate mostren qe ta kuptoje vete PD dhe ta denoje .
Respekte !!!
mero rradakja