Për të gjithë ata që ndiqnin dje Doktorin duke dhënë dorëheqjen formale nga PD- ja, nuk mund të mos u mbetej në mendje fakti që pas tre faqeve të para, Doktori po lexonte një fjalim optimist.
“Ne kemi bërë shumë këto vite, por këtë mandat do të bëjmë dhe më shumë. Ne do përfundojmë Rrugën e Arbërit, Segmentin e Jugut…”
Një moment mbajti frymën, dhe e kuptoi që kishte ngatërruar fjalimin. Pa nga njerëzit që kishte përpara dhe disa po brohorisnin duke ngritur dy gishtat, “Fitore, Fitore”.
-Pusho, i tha shoku i vet njërit prej tyre, se kemi humbur.
-Po Doktori thotë që këtë mandat do bëjmë rrugë të tjera, tha djali që sapo kishte hyrë në turmë.
Erla, që ishte afër tyre, i sqaroi se ishte një ngatërresë dhe u ngjit lart ta ndihmonte Doktorin.
Ai kishte nxjerrë një shami dhe po fshinte djersët dhe lotët. Erla po ashtu e përlotur, ja bëri me shenjë të ndalonte dhe i ndërroi fjalimin. Ai e pa me inat dhe i hodhi një sy fletëve të reja. Vazhdoi të lexonte….
Kur mbaroi fjalimin dhe turma vazhdoi të qante, u ul në zyrë dhe akoma nuk i kishte ikur inati.
Jozi, me sy të enjtur nga të qarët, e përqafoi duke i thënë se “ishte fjalimi ma i mrekullushëm që kam dëgju…”
Doktori ngriti kokën i çuditur…Këtë fjalim paska pritur kjo, tha me vete…
Jozi, që ja lexoi mendimin në fytyrë, nxitoi ta sqarojë.
-Deshta me thanë ishte një fjalim i mrekullueshëm, që nuk deshta me e dëgju kurr prej gojës suaj.
Doktori nuk i foli. Pa vërdallë. I zunë sytë Erlën dhe i tregoi fjalimin.
-Ashtu ndodhi një ngatërresë Doktor, i tha.
-Çfarë ngatërrese, i tha Doktori?
-Po unë isha e bindur që kishim fituar dhe kisha shkruar fjalimin e parë që fliste për ato që do bënim gjatë këtij mandati. Kur ti më the në fund na duhet fjalimi tjetër, unë ndërrova tri faqet e para dhe thashë se këto arritjet duhen përmendur doemos, ndaj duhen lënë. Por ke të drejtë, duheshin redaktuar.
-Ke ba një gjest të papërgjegjshëm, i tha Doktori. Mos të kisha ndal e të fshihesha në fytyrë, kisha për t’u ngatërruar. Më ke lënë me makth deri në fund, se duhet të ndërroja fjalët duke bërë sikur lexoja.
-Po nuk kam faj Doktor, kam dy ditë brenda dhe kushdo që hynte e dilte thoshte kemi fituar, do kthehet rezultati. Kur mbarova unë dhe dola në korridor, nuk gjeta më këmbë njeriu dhe mendova se situata ka qenë njësoj. Kur më thatë ju që kemi humbur, su besoja veshëve.
-Ka humb Shqipëria, ne nuk humbasim kurr nën udhëqjen e Doktorit, u hodh Jozi.
Doktori e pa një herë me bisht të syrit me bezdi dhe vazhdoi me Erlën.
-Më ke ba dëm të madh, i tha. Përpiqu ta heqësh nga televizionet, se jam ngatërru dhe kam thënë që këtë mandat do përfundoj Rrugën e Arbërit dhe Boshtin e Jugut.
-Do mundohem, i tha Erla, por është pak problem, se nuk ta bëjnë këta tani.
-Po fol me Sandrin, i tha Doktori.
-E mora, por s’ma hapi telefonin. I dergova sms, më ktheu përgjigje që “nuk e dëgjon njeri Dokotrin ca thotë, mos ça kokë”.
-Ashtu, tha Doktori i nervozuar. Mirë, merr këtë Artur Zhejin ta heqi.
-E mora Doktor. Më tha që “Doktori këmbës dorë i ka thenë gjithë jetën. Shyqyr që shpëtuam. As që i heq gjë fare…”
-Ashtu ë..mirë dakord. Shiko, merr kë të duash..shiko, këta të Shijakut merr.
-Atyre ua kemi mbyllur televizorin Doktor.
-Ua kemi mbyllur? Pse?
-Nuk e di, Jozefina ka urdhëruar Endyrën dhe ajo ua ka hequr antenën. Bile i kemi shpallur dhe në kërkim me polici.
-Ashtu, pse s’më keni thënë? Urgjent të anulohet. Me se do bëjmë opozitë ne? Keni bërë shumë gabim që s’më keni thënë..
-Vet ma ke thënë Doktor, i tha Jozi. Më the që i duhet Sandrit një frekuencë dhe të pyeta a t’ia marrim Shijakut, mirë the.
-E ke gabim, se kam thënë kurrë. Të anulohet. Merre atë të KKRT ta anulojë menjehere.
-Tani nuk na pyet më Doktor, i tha Erla, por po e provoj një herë. Por kjo nuk është urgjente. Puna është se këto televizionet që punojnë, nuk na e heqin atë pjesë.
-Ashtu, nuk e heqin..mirë dëgjo..prit..shiko..merr “55” të vërë një titull të madh “Edi Rama blen televizionet që ditën e parë…”
-Nuk ma hap telefonin ai Fahriu, Doktor. Më tha “e dija që do humbiste”, dhe më shpjegoi se ka një komplot kundër teje. Ai vet më tha që unë nuk mund të prish miqësinë familjare që kam me Metën për tekat e Ridvanit dhe Sokolit.
-Ashtu, dhe ai iku d.m.th. Mirë, dëgjo… shiko, thirri pak gjithë drejtorët e TV në një pritje sot, se dua t’u them dy fjalë…
-Kam frikë se nuk vijnë Doktor, se dëgjova Fevziun që tha do iki këtë fundjavë me Ramën, se do diskutojmë për qeverinë e re.
-Ashtu…mirë, dakord, shiko, kë të thërrasim,… kë të thërrasim…, kë të thërrasim …mirë, dakord, s’po therrasim njeri. Shiko, unë tani do largohem në shtëpi. Deri të hënën nuk do shihemi. Pastaj duhet t’ia nisim punës …
-A përnjimend, tha Jozi? Unë do jem për jetë me ty Sali Berisha…
-Edhe unë, tha me gjysëm zëri Bodja. Patozi tundi kokën dhe sytë e enjtur në shenjë miratimi.
-Ju falenderoj shumë që jeni me mua, tha Doktori. Dhe unë, siç dihet, jam me Lulin. Deri të henë e kemi pushim, pastaj duhet t’ia nisim punës me Lulin.
Jozefina shpërtheu papritur në lot. Ridvanit ju skuqën sytë dhe nuk i mbajti dot lotët. Patozi u ngrit, shkoi në banjë dhe doli me sy të skuqur. Militantët që po i shihnin, mendonin se po qanin për Doktorin që po ikte….
Ah keshtu ti hyj e keqja si mola qe han rrobat e leshta, se keta edhe lesh me i thene e kane shume…..Tani as Jari nuk do ja ngrej me telefonin Saliut jo me Bled kurva me shoke qe kane be namin me emrin e Saliut.Ah…..
Keni shpyrt apo nuk keni? Nuk trajtohet nje plak i shkrete ne kete menyre! Mos doni ta shihni si Mubaraku ne barel dhe pas hekurave apo ne karroce invalidesh te shtyre nga teto Lili? Vertet ishte rekordmen ne not, alpinizem dhe terheqje litari por eshte e njohur qe kampionet e medhenj semuren, vdesin dhe rrjedhin nga mendte me shpejt.Pak meshire dhe mos degjoni kush thote qe nuk bie rrufeja ne hale ……
po te kishte qeverisur qofte edhe nje dite me teper , do e çonte popullin shqiptare , me keq seç eshte katandisur vete. Meshire per berishen .Thone budallait hapi rruge.Zoti paste meshire per te, ishalla sherohet , se do telendise edhe familjaret , durohet ai ne shtepi? pa pa pa .do bere kujdes me te , nuk duhet ti thone qe nuk eshte kryeminister, se nuk ka ilaç , e hoxhe qe i bene derman.
shume shume bukur. fantastik je mero
Z. Bërisha!
Jam i lumtur qe marr pjese ne hidherimin tuaj!
Puc puc, Jozi jote.
Te garantoj se TV Shijakun e ke me vehte, Doktor!
Fantastike kjo Antene,nuk duhet t’i ndahet dr.dhjeramanit ne keto dite te braktisjes qe po i bejne minjte.
Po me “Gimin e puros” cfare behet;a di ndonjeri ne c’vrime eshte fshehur?
Te garantoj , se pervec TV Shijakut ke edhe Nard Ndoken me vete! tE GJITHE VEMJET TE JANE PRANE, sepse duan te shumohen, por populli ju shpartalloi.Kini durin disa vite.Te lumte pena!
Si gjithnje brilant ne komentet, bravo. Sa per vemjet, ato prandaj quhen te tilla. Si gjithmone je parashikuesi me i sakte per Salen dhe Partine Demokratike.
Megjithese me vjen disi keq per menyren se si eshte kantandisur, mendoj gjithashtu qe duhet ta kishte parashikuar qe dikur do i vinte kjo dite dhe duhet t’i kishte marre masat qe ne fillim, duke mos mbledhur mbas vetes interesaxhinj, por njerez te punes.
Shpresoj te jete nje mesim i mire per kete tjetrin qe po vjen….