Flamuri ka disa ditë në siklet, qyshkurse ka nisur gara në PD. Shumë militantë të pamësuar me zgjedhje brenda partisë, i bëjnë telefon dhe i kërkojnë takim për sqarime se kë të mbështesin.
I vënë në siklet nga gjithë shqetësimi, Flamuri vendos t’u kthejë përgjigje me Facebook secilës pyetje.
Ja disa prej tyre:
Hazbiu nga Mallakastra: Zoti Flamur, ti je shpresa jonë e vetme për të na siguruar se i madhi Sali Berisha, udhëheqësi ynë historik u ka dhënë leje këtyre të dyve të bëjnë garë. Nëse është e vërtetë, na thuaj se kë dëshiron i madhi Sali Berisha?
Flamuri përgjigjet: I dashur Hazbi. Të sjell përshëndetjet e liderit tonë historik, Sali Berisha. E lexoi mesazhin tënd dhe u përlot. Ai të siguron se do jetë gjithnjë në krye të PD-së, pavarësisht se kush do quhet kryetar. Ai ju siguron se të dy garuesit kanë lejen e tij të bëjnë garë dhe i ka siguruar të dy se do të ndërhyjë të mos zihen asnjë ditë gjatë garës. Të siguroj i nderuar Hazbi se lideri historik Berisha e di shumë mirë se kë do zgjidhni dhe ju përshëndet. Do ta mësoni më 22 korrik para orës 12:00 se nuk duam ta zgjedhim më liderin tonë në datë 23 se është datë ters.
Muharremi nga Elbasani: Zoti Flamur. Përshëndete të madhin Sali Berisha nga ana ime dhe na jep një shenjë ça të bëjmë. Ky Lulëzimi na shkon shumë për shtat dhe si qytet. Na siguro që jemi në rrugë të drejtë dhe t’ia japim atij.
Përgjigjet Flamuri: I nderuar Muharrem. I madhi Sali Berisha e lexoi mesazhin tuaj dhe u përlot. E dija që Elbasanit i ka ngjitur shumë Luli, por nuk e besoja deri në këtë pikë. Ai ju siguron se faji për humbjen është vetëm i Sali Berishës dhe se po ta bënte tunelin Luli, do t’u ecte më mbarë.
Mrika prej Shkodret: Fort i nderum Flamur! Ça s’kena nigju këto kohë për zonjën tonë të hekurt Jozefinë dhe të ardhmen e saj në PD. A po duhet me e vu në vend nderin Shkodra e me votu pro saj a kundër saj?
E nderuar Mrikë: Sali Berisha e lexoi mesazhin tuaj dhe ju shpreh falenderimet e tij të thella me lot në sy. Ai tha duke u përlotur se Jozefinën e kam dashur si vajzën time, por Lulin e dua si djalin tim. Besoj e kuptoni mesazhin.
Fredi nga Vlora: O vlla! Ç’janë këto që dëgjojmë o vëlla? Nuk dalim dot në rrugë se na kthejnë sytë këta socialistët, na thonë do prishi pallatin e Lul Bashës në Vlorë. Këta motër…rë mendojnë se na prekin në sedër. Na thuaj si është puna vëlla se po të jetë nevoja, e prishim vetë ne, s’kemi pse ua lëmë këtyre socialistëve këtë punë.
I dashur Fred: Doktor Sali Berisha e lexoi mesazhin tuaj dhe u përshëndet me dashuri. Ai thotë se pallati i Lul Bashës në Vlorë, i zhytur në ujë, aty ku bashkohet Joni me Adriatikun, është simbol i bashkimit të detrave dhe do mbetet simbol i bashkimit të PD. Kush prek atë pallat, ka prekur të ardhmen e lirisë dhe demokracisë. Me këtë gjë është dakord dhe Olldashi.
Sula prej Tirone: Ca bohet kshu mar Flamur. Mirë që kena hupë në lagjen e tironsve, por dun me na thonë që tani Berisha do shporret nga PD-ja. Na thuj noj fjalë kujt t’ia japim votën?
I dashur Sul: Doktori e lexoi mesazhin tuaj dhe të siguron se nuk do largohet kurrë nga PD. Do të nis personalisht një mesazh me Lulin të qetësohesh.
Erzeni prej Tropoje: Çka je ka ban mor Flamur djali? I madhi Sali Berisha si është me shëndet? Pa q… nanën teme nuk kena ndërmend me ja lanë PD atij Sokol Olldashit. Na ban za me vdekë për Lulëzim Bashën or burrë!
Përgjigjet Flamuri: Të përshëndes Erzen. Lideri ynë historik të përshëndet me lot në sy për mesazhin tuaj dhe të siguron se nuk është nevoja të japësh as jetën, as votën se e ka rregulluar këtë punë. Të përshëndes.
Tefta nga Durrësi: I dashur Flamur. Jemi të shqetësuar çfarë do bëhet me Olldashin pas datës 22. A është e sigurt që nuk do ta largoni nga PD dhe ka leje për këto që bën?
Përgjigjet Flamuri: E nderuara zonja Tefta. Lideri historik Sali Berisha e lexoi mesazhin tuaj dhe u prek shumë. Më porositi të të them se Olldashin nuk do ta prekë askush pas datës 22 korrik dhe se ai do ketë një post të rëndësishëm në PD si vartës i Lulit. PD është e vendosur të zbatojë parimin që kur kryetari humbet, duhet të dorëhiqet. Ne do provojmë lulin deri më 2017 se ai na ka dhënë fjalën se njeh Metën dhe ashtu ka lënë një muhabet me të. Po s’u bë gjë, do flasim. Olldashin aty e kemi, por po ishte nevoja, aty është dhe Doktori. Të përshëndes.
Ho ho hohohohohoh ho ho, Ma fort me ka pelqye Erzeni prej Tropoje:
Çka je ka ban mor Flamur djali? I madhi Sali Berisha si është me shëndet? Pa q… nanën teme nuk kena ndërmend me ja lanë PD atij Sokol Olldashit. Na ban za me vdekë për Lulëzim Bashën or burrë!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/hekri-i-pd.html
U pa puna, une si i PD-se se RE (e Rinovuar)E Shqiperise do votoj per Sojlul OllBashin.
Hi hi
“Lulëzimi na shkon shumë për shtat dhe si qytet”
Veshtire e kane Ku kane pare e bere ndonjehere zgjedhje keta, nnje anetar shtate vota ose do bejne votim familiar krahinor apo fisnor. Gallate do kete. Ne PD sjane bere ndonjehere votime
Hahaaaa pergjigja e flamurit per erzenin nga tropoja eshte fantastike..
JO VETEM qe qame me lote e Qyre, por na zurri dhe na hoqi Barku uje , po uje fare qe na telendisi. Ilutemi te madhit dhe te pa perseritshmit sali Berisha mos te na lere jetim. Le te marre nga ditet tona dhe ishalla jeton AI saliu , po qe mire SALI BERISHA edhe populli mire do te jete.
le te lutemi per shendetin e saliut, sepse pa saliun ky popull eshte i destinuar drejt shkaterimit. dielli ne shqiperi deri tani na ka ngrohur se ka qeverisur sala.
z.Olldashi i duhet PD per rikthim te fuqishem. Ai do ti ta drejtoj PD sic duhet, kurse bashes tje shofim hajrin nr bashki njehere. Sokol fitore.
Ne dore te sigurte PDja do jete vetem me z.Olldashi ne krye.
z. Olldashi mendoj se ka per ta fituar ,i duhet demokrateve nje lider i tille per tu forcuar e per te shijuar firoret e rradhes.
PD me Olldashin eshte kombinimi me i mire drejt se ardhmes.