Kunati merr në kontroll partinë

3 Korrik 2013, 20:12Antena TEMA
Kunati merr në kontroll partinë

Kunati i Lulit u paraqit sot në mesditë në PD. Thirri rojën dhe ju prezantua.

-Nuk kam ndonjë njoftim, tha roja. Ne njofim akoma për shef Mulin.

-Tani në vend të Mulit do jem unë, tha Kunati, ndërsa në vend të Doktorit, do jetë Luli.

Roja e pa gjithë dyshim.

-Or çun, ti qeke dhe lab zotrote nga gjuha, ça do në këtë parti ti?

-Ça t’i bësh, e bëj prej Lulit, tha Kunati, se ne me qejf kena qenë tek ajo partia tjetër.

-Nejse, pa ardhë Flamuri unë s’të jap gjë çelësa, i tha roja, po muhabet mund të bëjmë. Të trego lali ty si shkojnë punët ktu.

-Hë, më trego, i tha Kunati.

-I herë duhet me mbajtë krejt çelësat e zyrave se këta drejtuesit e PD-së janë tinëzarë ene vijnë fshehtas kur nuk është Doktori këtu, d.m.th kur të mos jetë Luli. Nuk duhet me i lënë, ka thonë Flamuri, se bëhen të rëndësishëm.

-Mirë që ma the, i tha Kunati. Ta kem parasysh. Megjithatë ne kemi ndërmend me vënë shokët tanë në këto postet.

-Ore shok të vet i kish dhe Flamuri, po nuk ua jepte çelësat. E dyta që duhet të kesh kujdes është pastruesja. Oshtë grua e mirë, po atë banjën e katit të dytë s’e pastro kurrë. Pastro vetëm katin e tretë ku është zyra e Doktorit. Po e pastrova katin e dytë, thotë, vijnë këta në punë. Të mos kenë ku të shkojnë në banjë.

-E kuptova, tha Kunati. Ne nuk kemi ndërmend ta zëmë zyrën e Doktorit. Luli do bëjë zyrë tjetër. Atë do ta bëjmë zyrë muze të PD-së.

-Atëherë duhet me folë me pastruesen me e pastru dhe banjën e katit të dytë, tha roja. Kam dhe një merak tjetër, këtë parkingun. Kur kena qenë në opozitë herën e kaluar, e kena përdorë si vend sigurie. Shkojshim bënim ndonjë zarar, ene na ndiqte policia dhe futeshim këtu. Kur futeshim këtu, policët i thoshin njëri- tjetrit në radio “hyri në ambasadë, s’kena ça t’i bëjmë”. Tani jemi prapë në opozitë dhe duhet me u rregullu kjo punë se do na duhet.

-E kuptova, tha Kunati. Do ta rregullojmë dhe këtë punë. Ndonjë gjë tjetër nga ana politike ça ka këtu, ça duhet të mësoj unë?

-Nuk ka politikë ktu mor çun, politika bëhet atje lart, këtu duhet me rujtë këto zyrat e këtë parking mos me na e zënë kush. Kena me e mbrojtë si sytë e ballit.

Ndërkohë që fliste me rojën, u shfaq në oborr Flamuri.

Kunati iu afrua dhe i dha dorën.

-Jam Kunati i Lulit, i tha. Më çoi Luli të marr dorëzimet.

Flamuri e pa nga koka të këmbët me përçmim.

-Qenke dhe lab zotrote. Kë keni sharjen më të ndyrë ju?

-Të q… motrën, i tha Kunati.

-Eh si vajti punë e kësaj partie, tha Flamuri. Të ecje përpara deri tani duhet të thoshe “Me q… nënën time”, se këtë kanë sharje më të rëndë tropojanët. Tani qenka më kollaj se i fut një të “të q… motrën” dhe bëhesh i pari këtu.

3 komente në “Kunati merr në kontroll partinë”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    HA HA HA HA HA,
    KAM QESH ME ZE:
    Flamuri e pa nga koka të këmbët me përçmim.
    -Qenke dhe lab zotrote. Kë keni sharjen më të ndyrë ju?
    -Të q… motrën, i tha Kunati.
    -Eh si vajti punë e kësaj partie, tha Flamuri. Të ecje përpara deri tani duhet të thoshe “Me q… nënën time”, se këtë kanë sharje më të rëndë tropojanët. Tani qenka më kollaj se i fut një të “të q… motrën” dhe bëhesh i pari këtu.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/luli-legjenda-e-fundit.html

  2. k says:

    ‘Ma qifsh Nanen ne vorr’ eshte shamja me e rende ne drenice po eshte edhe si shamje-kercenim. Shkrim i bukur qe ia shton bukurine shamja me e fort ne tropoje. Bravo zemer

  3. Vlora says:

    ha ha ha ha ha keshtu jemi ne te jugut ta q..e motren.

    ndersa veriu edhe sharjen e paska me ti q..r nenen e vet.

    ha ha ha te medhenj jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje