Grigja zbulon arsyet përse duhet Luli kryetar i PD-së

29 Qershor 2013, 21:01Antena TEMA
Grigja zbulon arsyet përse duhet Luli kryetar i PD-së

Fushata për të emëruar Lulin kryetar të PD-së ka lindur nevojën e një debati publik, ku të justifikohet arsyet përse Luli duhet të jetë kryetar. Për këtë Luli ka kërkuar mendime me shkrim nga disa bashkëpunëtorë të tij, të cilët duhet t’i rekomandojnë atij tezat e fushatës. Grigja është një prej tyre. Ja letra që ajo i ka çuar Lulit rreth pikave të forta ku duhet të mbështesë ai fitoren e tij.

 

“I dashur Luli.

Unë kam punuar këto ditë në formulimin e disa tezave që përfshijnë jo vetëm konceptin tim filozofik, i cili për momentin qëndron në koherencë të plot me idenë që përmbush në një farë mënyre ambicien e asaj çfarë kemi projektuar, por bën sens dhe në anën tjetër atë të krijimit të një infrastrukture të mendimit estetik rreth përsiatjes që vetë njerëzit e PD-së duhet të bëjnë kur të kenë parasysh atë që duhet t’i udhëheqë.

Pika e parë ku duhet të mbështesim fushatën është të qenit në kohezion me njerëzit më të afërt të Berishës, dhe sidomos aftësia që ti ke për të krijuar tek ata një mendim pozitiv, i cili lidhet me të qenit i aftë t’u krijosh një perceptim adhurimi tëndin për ta në funksion të frenimit të ndonjë sensi negativ mendimesh që mund të të adresohej ty. Në këtë prizëm unë them se fakti që ti ke mundur ta bësh fjala bie një femër të afërt me Berishën të ndjehet e përkëdhelur nga fati që të ka pasur ty në zyrë dhe që ka pasur mundësi të shijojë buzëqeshjen tënde, krijon vetiu një bagazh të fortë politik, që duhet ta përdorim në sensin e një kolaterali të mirëadministrueshëm në kreditë e tua për të rritur impresionin që duhet të krijosh tek strukturat e PD-së se ti je pjesë e asaj që ishte më e mira në këtë pushtet dhe që ky popull i padenjë e ndëshkoi.

Në këtë pikë desha të shtoj dhe nevojën që kemi për të implementuar një sens pozitiviteti lidhur dhe me rrethin më të gjerë familjar të Doktorit, dhe koshiencën e tyre që ty të kanë përzgjedhur qysh më 2005 për këtë detyrë. E paketuar e gjitha si një ide solide që vjen nga afërsia juaj me Familjen, kjo ka për të qenë pika jote me e fortë përballë kundërshtarëve, të cilët janë mjaftueshëm të padëshirueshëm në Familje dhe të dyshuar si njerëz me ide konspirative.

Pika e dytë ku duhet të mbështetesh është ajo që në fakt përbën një premisë shumë domethënëse në historinë e shumë liderëve botërorë, por dhe në Shqipëri, pavarësisht sensit historik kur ka ndodhur. E kam fjalën për bukurinë fizike dhe gjatësinë tënde, e cila është mjaftueshëm një version i suksesshëm mes Zogut dhe Hoxhës, çka rrit sensibilitetin e një trashëgimtari historik të denjë për t’u riprovuar si burrë shteti. Në këtë pikë na duhet të forcojmë dhe idenë që Berisha ishte një burrë i gjatë dhe i bukur, por ti je një version më pozitiv i tij, në kuptimin e asaj se ke tipare si të Hoxhës, dinakëri si të Zogut dhe mentalitet si të Berishës. Kjo është qenia perfekte, e cila prodhon idiolatrinë e domosdoshme për elektoratin ende rural, i cili percepton udhëheqësin si një prijës që duhet ta kenë zili të gjithë.

Pika e tretë duhet t’u drejtohet qendrave të mendimit liberal në vend dhe duhet konceptuar si një fushatë gjysmë diskrete që përhapet përmes perceptimit informal të injektuar në mënyrë diskrete nga njerëzit tanë në biseda private dhe që interferon mjaftueshëm në mentalitetin e një shoqërie, e cila ka dukshëm nevojë për veset njerëzore dhe kureshtjen për efektet e këtyre veseve.

Ideja që duan të krijojnë kundërshtarët se mund të jesh një qenie e penalizueshme përmes dosjeve të rrugëve apo 21 janarit, duhet të stimulohet si një fat politik, i cili mund të sprovoj në një betejë me pushtetin, ndërsa ideja që vjen nga një vend liberal si Holanda ku temat tabu të homoseksualitetit janë realitet i kapërcyer, mund të ngallë kureshtje dhe vëmendje tek disa zona të heshtura të shoqërisë që vuajnë kompleksin e të moskuptuarit nga të tjerët, e cila në këtë rast duhet vënë në funksion të të ndjerit mirë me veten kur je në krizë, çka dhe unë vetë në shumë raste e ndjej që e kam pjesë të suksesit tim.

Duke shpresuar se këto tre pika janë të qarta dhe të thjeshta, besoj se mund të na ndihmojnë të krijojmë nj projekt të qartë për të rikonceptuar gjithë zhvillimet domethënëse që duhet të pasojnë marrjen e partisë nga ti dhe pastaj rrugën tonë drejt suksesit.

E jotja, Grigja”

20 komente në “Grigja zbulon arsyet përse duhet Luli kryetar i PD-së”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    “…ndërsa ideja që vjen nga një vend liberal si Holanda ku temat tabu të homoseksualitetit janë realitet i kapërcyer …”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html

  2. davidi says:

    super llapa gride

  3. 21janari says:

    Me te tille “yje” te PD, e majta do te rrije gjate ne pushtet, po gjate ama.
    Do te rrije aq gjate, sa Grigja te shnderohet ne Dele…

  4. lira says:

    Mero ke kapur shume bukur nje detaj qe e kemi konsumuar me disa miq disa dite me pare.Fiks Fare si Nano pijaneci stilin e te cilit ka kopju kjo gjyvende, i cili per te tall prapanicen thoshte se sa me shume nuk te kuptojne keta hajvanet(dmth populli) aq me shume te vijne nga prapa.
    Kjo kukumjaçka mund te hutoje vetem disa bathoriste.

  5. K. F says:

    Eshte humbje kohe te vish pas disa tyrylyckave si Grida Duma, Jorida Tabaku, Lulke Basha, Mesila D, Gerta K, Ciljeta Berisha & co. Me kete ekip PD ri gjate ne opozite. Fati do jete per Bamir Topin se do prese gjithe eliten e neperkembut te PD…

  6. Artur says:

    Ua paska zbrit nga benzi ngjyr gri kjo.Po plakun ku e la?E falimentoi ate kllufin thon.Hahaha Grigja e rrugve.dil sa t dush ne tv se e rrugve mbetesh.po te kalumen tende te qir e ble dot?po te tashmen tende te letyr je tu e perballu neper shal burash me pushtet.Jepi oj bunder.

  7. besnik says:

    ua kjo esht budalle dhe psikopate. Edhe me Lulin kjo,se sla burr pa kap.

  8. Ana says:

    Kjo kukumjacka qe ngjan me Mikael Jacson mund te hutoj vetem Ndertusin me kto fjal.hahahahahaha debiiiiiileeeeeeeeeeeeeeeeee

  9. naqo says:

    Mero je fantastik.Te them te drejten cdo dite une lexoj vetem gazeten tema nuk kaa bere vaki qe te mos ta blej ndonje dite.M

  10. Besa says:

    HAHAAHAHA sa e kulturume esht kjo copa budalles.Kjo esht TURP KOMBETAR!

  11. Pjerin says:

    HAHAHAHAHAHAHAHAHA brilant je Mero.Ja pse kapitulloi PD.

  12. Amant says:

    Bishe seksuale…

  13. Tur Zheji says:

    Thon qe nuk ngopet…….

  14. berti says:

    Thone qe nuk i ka harruar MOTELET edhe me 23 qershor kishte shkuar per te votuar doktorin ne nje MOTEL te njohur.

  15. Santo says:

    Esht e vertet nuk ngopet. me lodhi….

  16. Pjeter says:

    Qyqjaaa baxhella e makinave dhe moteleve

  17. madony says:

    Ju qe flisni keq per “GriGJen” besoj se shihni endrra me te naten. Shif me sy e plas me zemer esht kjo pun. Vetem, mos u ashtu shum me foton e saj para, se do dobesoheni pastaj.
    MERO! KAQ SHUM TE PELQEN “GRIGJA”?! Ben gjith kete shkrim pa qene a koma nje perfaqesuese e PS-se.

  18. Anila says:

    Hajde Parti Demokratike hajde. Ku ke katandis. Del cdo nate ne TV dhe mbron nderin e DP-se nje femer qe me e pakta,… i mungon morali.

    Ju lutem o demokrate. Mos kerkoni mbrojtje nga fytyra baxhellash ordinere. Eshte e turpshme per demokracine. Mos e lejoni kete femer moster te flase ne TV per DP-ne. Ajo po te doje te mbroje Lulin e bashkise qe e ka promovu, por jo te flase ne emer te demokrateve. Eshte e turpshme, me besoni.

  19. Soni says:

    Tufe perversesh! Ju djeg cdo gje qe mund te jete me te ardhme tek kundershtari, habitem si lejohen komente te tilla. Nejse rruget e m*tit do marre dhe ky portal. Shume te tille ne Evrope ju eshte harruar emri.

  20. grida says:

    po kjo e falimentoi ate balldavecin piktondertus dhe tani sle motek pa
    shetit. Ki kujdes se ne ato dhoma ku hyn ti ka vene kamer pronari i motelit se pasi iken ti e sheh si video porno dhe prishet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje