Letërkëmbim i Doktorit me kryetarin e Forumit Fëminor të Shqipërisë

1 Korrik 2013, 19:50Antena TEMA

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka nisur të publikojë në faqen e tij në Facebook komente dhe kërkesa të anëtarëve të PD-së që i kërkojnë atij të mos japë dorëheqjen. Pak çaste më parë ai postoi një tjetër koment, kësaj radhe nga një fëmijë 6- vjeçar, i cili ashtu si edhe ai 16- vjeçari, i thotë se nuk e koncepton dot qeverinë pa të në krye.

Më poshtë lexoni komentin e Lolit të vogël, postuar nga Berisha:

 

-Të dashur miq, pas komentit të një të riu 16- vjeçar, ja edhe komenti i dytë, i cili vjen nga një 6- vjeçar, i cili e ka postuar atë në statusin tim të fundit. Më emocionoi në mënyre të veçantë pjekuria dhe largpamësia e tij, ndaj dhe dëshiroj ta ndaj atë me ju dhe t’i plotësoj atij dëshirën për ta vendosur mesazhin e tij si status timin:

“Përshëndetje Zoti Kryeministër. Unë që po ju shkruaj nuk di të shkruaj se jam vetëm 6 vjeç, por duke luajtur e duke shtypur kot së koti në tastierën e kompjuterit nuk e di se si arrita të shkruaj këto që ju do lexoni më poshtë:

-Kam filluar ta ndjek politikën që në vitin 2007, e pikërisht me 14 tetor ora 14.00, kur linda. Atë vit ju ishit kryeministër në mandatin e parë, që të them të drejtën rezultoi shumë i suksesshëm. Ky ishte jo vetëm mendimi im, por i të gjithë të sapolindurve në atë vit të suksesshëm. Të gjithë fëmijët e kësaj bote qajnë kur lindin. Ne jo! Ne zoti kryeministër kemi lindur duke qeshur, se e tillë ishte Shqipëria nën udhëheqjen tuaj. Ne nuk kemi dalë nga barku i nënës me kokë, por me dy gishtat lart.

Nuk dua të mburrem, por e vërteta është se unë kam qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën e PD-së që në moshën 2- vjeçare. U lidha shumë me politikën që kur isha në bark të nënës, ç’them dhe unë, që në embrion të babait.

Kur isha në çerdhe dhe ndiqja në televizor mbledhjet e Këshillit të Ministrave, mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së, apo mbledhjet e Parlamentit, shoqet dhe shokët e mi të çerdhes më thonin “O loqe, je fiksuar kot pas politikës dhe Berishës” dhe kishin të drejtë sepse nuk ishte normale që një fëmijë në moshën time të ndiqte politikën me aq pasion. Po ç’të bëja? Politikën tashmë e kisha në gjak. Nuk rrija dot pa parë çdo natë emisione që trajtonin debate politike, sidomos emisionet e Blendi Fevziut, Arjan çanit dhe Çim Pekës. Ndiqja me shumë pasion edhe drejtimin e mbledhjes së qeverisë dhe ju admiroja. Ju ishit idhulli im me plot gojën. Ju ishit arsyeja pse e ndiqja aq fuqishëm politikën. E ndiqja sepse admiroja karrierën tuaj, admiroja karakterin tuaj, personalitetin tuaj, por edhe natyrën e humorit që ju karakterizon. Oh sa herë kam qeshur me fjalimet tuaja plot humor. Mami dhe babi më qortonin, por ata nuk e kuptonin humorin tuaj madhështor, të shkëlqyer dhe historik.

Duke përfunduar, po ju them se edhe unë e pranova rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe ashtu si ju edhe unë e ndjej veten përgjegjës për këtë humbje. Kjo nuk ishte humbje e dhimbshme, kjo ishte një humbje madhështore, e shkëlqyer dhe historike dhe për këtë ju dhe ne pas jush, duhet të jemi krenarë.

Para se ta mbyll, dua t’u shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për ju dhe Partinë Demokratike, si edhe mirënjohjen që kanë të gjithë fëmijët demokratë nga 1 deri në 6 vjeç, që janë djem dhe vajza të mrekullueshëm, të përgatitur, dinjitozë, kompetentë, të përkushtuar, vetëmohues, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional.

Me keqardhje po ju them se edhe unë, ashtu si ju, duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtet më takojnë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e të gjitha çerdheve dhe kopshteve të Shqipërisë. Këtej e tutje unë do të jem një fëmijë i thjeshtë, ashtu siç janë të gjithë moshatarët e mi. Ju jap fjalën se si fëmijë fare i thjeshtë, do të punoj me përkushtim të madh për lidershipin e ri të çerdheve dhe kopshteve tona, për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe parimet themelore të programit tonë, që ashtu si edhe humbja, është madhështor, i shkëlqyer dhe historik.

Ju përqafoj, i juaji,

Loli Loqi

Ish- kryetar i Forumit Fëminor të Çerdheve dhe Kopshteve të Shqipërisë dixhitale. 

14 komente në “Letërkëmbim i Doktorit me kryetarin e Forumit Fëminor të Shqipërisë”

  1. 1 Qershori says:

    HA HA HA HA
    …Kur isha në çerdhe dhe ndiqja në televizor mbledhjet e Këshillit të Ministrave, mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së, apo mbledhjet e Parlamentit, shoqet dhe shokët e mi të çerdhes më thonin “O loqe, je fiksuar kot pas politikës dhe Berishës”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html

  2. alban4eva says:

    hahahahahahaha, sa e forte! nuk besoj te kete vend ne bote ku nje politikan te jete talluar kaq shume nga populli i vete, aq sa tallur populli shqiptar me S-halè shurren!

    e megjithate, S-halè shpella vazhdon akoma i vendosur ne rrugen e tij, krenar… por i dhjere..!!!

  3. MEMEDHETARI says:

    Ja edhe pergjigja e Doktorit:
    “I dashur Loqe,jam shume i prekur nga letra jote por edhe nga naiviteti yt qe per moshen qe ke,nuk te falet…
    Je nxituar shume per doreheqjen,sic duket nuk me ke kuptuar prandaj ne respekt te letres tende po te them nje sekret:
    Ajo puna e “doreheqjes” sime ishte … loje!!!
    Sidoqofte fisnikeria jote,fjalet e mira qe thua ne adrese time,dashuria e madhe per PD dhe per mua si Udheheqes i Perjetshem i saj si dhe sinqeriteti i pakufishem jot me mesojne te dal ne nje konkluzion shume te rendesishem:
    Sa me shume Loqe si puna jote te kete ne Shqiperi,aq me shpejt do ta marr veten…Sepse une tashme e kam vendosur:
    Do rikthehem si luan-
    Do punoj porsi hajvan…
    Dhe nga 18 ore ne dite!!!
    Zoteri,mos u cudit!!!!…
    Pra,perpara,per Para
    Do bejme pune te medha…
    Dhe kur prape te humbasim
    Njeri – tjetrin do qerasim…
    Se tash koha ka ndryshuar,
    Kur humbet – je i nderuar…”

  4. beso says:

    une qe ju shkruaj nuk di te shkruaj…Hahhhahaaa,kjo eshte e madhe vertet.Kurse pergjigja e saliut per kete batute eshte;Uneeee qi ju lexoj nuk di te lexoj,se jo,me falni mue,uune nga 18 ore te dites do shtoj edhe 2 ore te nates me punu akoma si anetar i thjeshte qi ne zgjedhjet e ardhshme ne 2017 te humbim me rezultatin me te shkelqyshem ne histori.

  5. ali says:

    Ekstaza e humbjes ! Pergjithesisht fitimtaret i kendojne fitoreve ne epopete e luftrave ! Kjo eshte e pergjithesh-
    mja ne historine e njerezimit.! E kunderta eshte Vaterloja ku Napoloni u shkaterrua perfundimisht . Po ka dy
    raste ne histori ku i kendohet humbjeve dhe jo fitoreve dhe kjo eshte karakteristike e sllavizmit ballkanik.
    Nuk them ndonje gje te re ,por po permend betejen e Kosoves ne luften kunder turqeve. Vendet ballkanike
    qe luftuan ku sot flamurin e kesaj lufte e kane akaparuar serbet,duke mos njohur kontributin e te gjitha ven-
    deve te Ballkanit, shqiptareve,rumuneve,bullgareve,kroateve,etj.etj, ,viti 1693,ne
    Dhe rastini dyte eshte ky i diktatorit shqiptar, Sali Berisha, qe i thur hymne humbjes ! Pra kjo tregon prejardhjen e tij, genin e tij sllav, si dhe mentalitetin e tij sllavist qe humbjen e konsideron fitore . Meditoni
    Jushqiptare dhe martesa e tij me sllobodanken vertetoni me se miri se ”gjaku therret,,. Kur e pyeten dikta-
    torin se si ishin zhvilluar keto zgjedhje Ai ”euforikisht,, u pergjigj ”zgjedhje me te bukura ,, keto kane qene !!!!!
    Kjo ishte njesoj sikur te thoshje ”Cikloni Sandy ,, qe perfshiu gjithe Ameriken Lindore ishte me i miri i gjithe
    Cikloneve qe ka pare Amerika deri me sot ?!. Ky eshte mentalitet sllavist qe verteton se Sala ka origjine sllave.
    Kjo fraza e fundit ka edhe karakter humori,por edhe mbase i permhahet sadopak realitetit.

  6. ali says:

    Ju lutem cone urgjent Saliun ne manikomio ! Humbja e pushtetit e ka cmendur fare dhe s’di c’ka ben .
    Fale o zot se s’di c’ka thot !!!!!!!

  7. ali says:

    Fale o zot se s’di c’ka ben e c’ka thot. !!!!

  8. ali says:

    Fale o zot se s’di c’ka thot !!!

  9. ali says:

    Cudi ! Pse eshte bllokuar hyrja te gazeta TEMA ?! Pergjigje ju lutem !!!

  10. Agimi, Detroit MI says:

    I madh je Mero !!!

    “Nuk dua të mburrem, por e vërteta është se unë kam qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën e PD-së që në moshën 2- vjeçare. U lidha shumë me politikën që kur isha në bark të nënës, ç’them dhe unë, që në embrion të babait, kur kerceja nga nje bole ne bolen tjeter.”

  11. ismet says:

    ky eshte psikopat mor njerez,edhe pak se kan me i shkru edhe nga barku i nanave e nga bolit e baballarve

  12. keni says:

    shume e bukur kjo antena por une kame frige se ky sala me keto shkrime sikur paralajmron nji poshtersi te msheft nji thike pas shpine per qeverin e re dhe per shqiptaret ky sikur pregaditet per nji lufte

  13. Miri says:

    Nisur nga opinioni i ketij femije, Sala do te propozoje te ulet mosha e votuesve ne 3 vjec. Nuk ka asgje te keqe, dhe socialistet nuk ka pse te tremben nga vota e lire e 3 vjecareve.

  14. tddekaub says:

    To protest the levy of value-added tax (VAT) on textiles, members in the Andhra Pradesh Federation of Textile Associations would observe a strike on January 24, 2013, Federation President Ammanabolu Prakash mentioned.Addressing media, Mr. Prakash said textile traders within the state usually are not denying VAT payment, but are in search of from the state government to help keep it at a single percent in abeyance, until the Central Government guarantees countrywide imposition of goods and services tax (GST) or VAT.Inside the interest of traders, states like Orissa, Rajasthan, Tamil Nadu and Jharkhand have withdrawn VAT on textiles levied earlier, Mr. Prakash stated.He said the pattern of VAT calculation was knotty and tiny traders in the state had been below confusion since in accordance with the ordinance issued by the state government, VAT is applicable at fixed a single percent on textiles, but traders have to spend it at three % because it is actually levied at production, wholesaler and retailer levels just before it lastly reaches the consumer.He added that the federation members have resolved to decline tax payment even at a single percent, till the Centre uniformly levies the tax all through the nation, Mr. Prakash said.The state textile sector would almost certainly incur a loss of Rs. 100-150 million as a result of one-day strike, he mentioned.

    http://bbs.it8123.com/home.php?mod=space&uid=126736
    http://forum.dickhairstudio.com/viewthread.php?tid=150650&extra=

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje