Bisedat e Doktorit me mbesat për pasardhësin e PD-së

5 Korrik 2013, 18:20Antena TEMA
Bisedat e Doktorit me mbesat për pasardhësin e PD-së

Dje mbesat e rrethuan Doktorin sa erdhi nga PD-ja dhe i kërkuan t’i sqarojë ç’do bëhet me PD-në në të ardhmen.

Më e madhja, që merr vesh dhe më shumë nga politika, e pyeti:

-Gjysh, por kur të fitojë ky Lul Basha si kryetar i PD-së, ti çfarë do jesh?

-Unë do jem kryetar nderi të keqen gjyshi, i tha Doktori.

-Ua, ndaj kam dëgjuar Edi Ramën unë që thotë ky Lul Basha do jetë kryetar turpi, tha mbesa e dytë.

-Edi Rama është turpi vetë, ia ktheu Doktori.

-E di, e di, tha mbesa e turpëruar. Ata kanë kryetar nderi xhaxhi Ilirin.

Doktori u vu prapë në siklet dhe deshi të ndërronte bisedën.

-Kjo do vendoset në datën 22 korrik, u tha. Do bëhen votime të rregullta, do numërohen votat dhe do ta merrni vesh kryetarin.

-O gjysh, po ky Ben Ristani pse nuk numëron votat tani tek PD-ja?

-Nuk është e nevojshme të keqen gjyshi, se këto i numëroj vetë.

I vënë në siklet nga pyetjet, ndërroi sërish temë bisede.

-Ku doni të ikim me pushime sivjet, u tha.

-Në Dhërmi gjyshi, tha mbesa e vogël, se do thyejmë rekordin. Pastaj daja Zeni na premtoi vjet se do t’i mbaronte ato vilat dhe do ishim tek vilat tona.

-Mirë, të pyesim nëse është e lirë vila e qeverisë në fund të korrikut, tha Doktori.

-Pyeta unë, tha mbesa e madhe. Bosh është se vetëm Nishani ka prenotuar. Ai ikën sa të dëgjojë që u nisëm ne nga Tirana. Sivjet nga inati duhet ta çosh tre orë rekordin në ujë.

-E kam pak të vështirë të keqen gjyshi, se nuk ma japin në lajme, pa unë e mbaj dhe katër orë.

-Po e jep Sandri gjysh?

-Sandri e jep se është mirditor i besës, por është ai Fevziu që hap fjalë lart e poshtë që unë qëndroj fallco në ujë.

-Ua gjysh, si fallco, ti qëndron prej vërteti. Pse nuk nxjerr atë ushtarin që të rri poshtë të dëshmojë që ti qëndron në ujë?

-Epo ka mbaruar ushtrinë ai sivjet, nuk është më, i tha Doktori, i cili po vriste prapë mendje si të ndërronte muhabet. Ju kujtua që tani do kishte punë përditë me mbesat dhe duhet të mësohej me pyetjet e tyre.

-A ju pëlqen xhaxhi Bujari si president, pyeti Doktori.

-Mua nuk më pëlqen tha mbesa e madhe. Ajo vajzë e tij i kishte thënë një shoqeje, mezi po presim të thyejë qafën ky Doktori, të shpëtojmë prej tij se na duket vetja si skllevër.

-Ashtu, tha Doktori i hutuar. Dakord, mirë tani. Lëreni pak gjyshin vetëm se jam pak i lodhur.

Mbesat u çuan dhe dolën një nga një nga zyra.

E fundit u kthye dhe e preku tek barku.

-Gjysh, hiqe antiplumbin kur fle se të vret, ka thënë gjyshja.

9 komente në “Bisedat e Doktorit me mbesat për pasardhësin e PD-së”

  1. Tironci says:

    hahahahaha hiqe antiplumbin se te vret kur fle…. ohooooohohohoho. Ore si ja behet qe PS te marre qeverisjen shpejt se mesa po shihet gjyshi po ben kerdine neper ministri. ka plan ta lere shqiperine humnere ne shtator.

    1. Berishajt;Ç’kanë qënë, Ç’janë dhe Ç’do të bëhen? says:

      HA HA HA HA HA
      “-Pyeta unë, tha mbesa e madhe. Bosh është se vetëm Nishani ka prenotuar. Ai ikën sa të dëgjojë që u nisëm ne nga Tirana. Sivjet nga inati duhet ta çosh tre orë rekordin në ujë.

      -E kam pak të vështirë të keqen gjyshi, se nuk ma japin në lajme, pa unë e mbaj dhe katër orë.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/berishajt.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html

  2. Labi Vlore says:

    Mero,je gjigand.

    -Ua, ndaj kam dëgjuar Edi Ramën unë që thotë ky Lul Basha do jetë kryetar turpi, tha mbesa e dytë.

    -Edi Rama është turpi vetë, ia ktheu Doktori.

    E fundit u kthye dhe e preku tek barku.

    -Gjysh, hiqe antiplumbin kur fle se të vret, ka thënë gjyshja.

  3. Dean says:

    ”…Më e madhja, që merr vesh dhe më shumë nga politika, e pyeti:…”
    E forte,kjo.

  4. ivani i madh says:

    Po kur te fitoje Lul Basha si kryetar i PD, ti cfare do jesh. -une gjyshi, ai babai juaj ne vend te Janarberit qe do te jete njerku si kohe me pare Luli.

  5. emigranti says:

    Per gjyshin do kemi plot materiale per te qeshur e per te qare por na dha rruge zoti qe e hoqem qafe ndonse pasojat e tij do ti ndjejme e per shume kohe .

  6. Nolian says:

    “Gazetari e emancipuar eshte Khomeini e jona
    Sillo”

  7. Uarda says:

    O Mere, a s’te duket se e tepron kur merresh me mbesat?! Qofte edhe me shaka…

  8. k says:

    hahahhaha FANTASTIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje