Fevzo sqaron Kempbellin për politikën angleze

4 Korrik 2013, 22:19Antena TEMA
Fevzo sqaron Kempbellin për politikën angleze

Alester Kempbell pranoi të intervistohej nga Fevzo në kuadrin e rehabilitimit të Fevzos me qeverinë e re. Para se të fillonin intervistën, Fevzo e priti në zyrë dhe donte të bisedonte pak për temat e emisionit.

Kempbell u ul në karrige këmbë mbi këmbë, shtriu pastaj trupin të shtriqej dhe u bë gati për bisedë. Fevzo i hodhi një sy të shpejtë dhe i bëri përshtypje që ai nuk kishte asgjë firmato dhe orën e kishte nga ato të lirat.
-Ça të bisedoj me këtë kot, tha, ky nuk ditka të vishet.
I hodhi një sy këpucëve mos kishin ndonjë markë të përbashkët.
As ato nuk i kishte gjë.
U zu ngushtë se zakonisht ai i nis bisedat me veshjet dhe këpucët. Tani nuk dinte nga t’ia niste.
Për t’u bërë interesant, e nisi me Theçerin.
-Ju keni këshilluar Toni Blerin, i tha Fevzo, po unë në fakt nuk e kam pasur qejf. Erdhi këtu atëherë më ’99, takoi një djalë që kemi pasur kryeministër ne, Majko e quanin, por nuk e takova. Më tha Majko po deshe eja tek zyra takoje, por në fakt nuk e kisha qejf. Mos të të ngelet hatri, i tha.
-Jo aspak, përkundrazi. Ne i vlerësojmë shumë njerëzit që nuk na kanë qejf se me ata operojmë në politikë, i tha Kempbell.
Po Theçerin nga e njihni?
-E kam pasur shumë qejf kur ndërhyri në ishujt Malvine. E ndiqja çdo natë nga Rai ato ditë pushtimin, ishte spektakolar…
-Ou, interesant. S’besoja të gjeja njeri jashtë Anglisë të ishte mahnitur nga kjo. Por si ja bënit se ju thatë që keni qenë i persekutuar në një provincë në atë kohë?
-Ashtu është, por në fakt bënin një tolerim për mua. Se isha 12 vjeç atëherë.
-Ou, 12 vjeç dhe ju ka mahnitur? Interesante. Po përse u pëlqen tjetër Theçeri?
-Më ka pëlqyer shumë tek ai filmi. Ishte shumë i bukur.
-Aha, ok, qartë. Mua me siguri duhet të më kesh inat se në të gjithë filmat jam personazh negativ.
-Vërtet, desha të të pyes pse të kanë kaq inat, i tha Fevzo.
-Nuk e di, por më sulmojnë pse i qëndrova besnik Blerit dhe po punoj një jetë të tërë me të.
Prisnin që kur Bler iku, dhe unë ta denoncoja ose të thosha shpëtuam prej tij.
Fevzo u vu në siklet dhe ndërroi bisedë.
-Babai im ka dashur shumë Çërçillin, tha.
-Ou, dhe ai nga filmi e ka dashur pyeti Kempbell.
-Jo, kemi një histori se një gjyshi i imi ka qenë në Angli dhe ka njohur Çërçillin. I ka pasë thënë kur të zbarkojmë në Tiranë, do ta gjej djalin ku ta kesh dhe do ta ndihmoj. Në fakt nuk zbarkuan, por babi i priti gjithë jetën.
-Qartë, e kuptova, tha Kempbell. Dhe këtë si pushtues e dashke.
Fevzo u vu prapë në siklet dhe ndërroi bisedë.
-Kjo do jetë intervista e parë që do jepni në shtypin shqiptar, i tha.
-Jo, jo, kam dhënë disa, i tha Kempbell. Tek Ilva, tek një revistë, në disa gazeta. Jo, jo, nuk është e para…
Fevzo u skuq përsëri.
-Ndoshta të prisha punë, i tha Kempbell, por e vërteta është se kam dhënë disa. Mund të fillojmë tani?
-Po, i tha Fevziu, do fillojmë. Desha të të pyes dhe diçka tjetër. Kur Berisha erdhi në pushtet, në Angli ishte në pushtet Theçeri, tani është Kameron dhe janë ndërruar 4 kryeministra. E kupton se ç’kemi hequr këto 22 vjet?
-E kuptoj, i tha Kempbell. Për ty sidomos duhet të ketë qenë e tmerrshme pasi nuk ke pasur mundësi të tradhtosh…
Fevzo u skuq përsëri.
-Jo, jo, tha, se ka pasur dhe ndryshime, por e kam fjalën që ky qëndroi gjatë. Të paktën ky Rama është ndryshe o burrë…

7 komente në “Fevzo sqaron Kempbellin për politikën angleze”

  1. Lemi Lluka says:

    Mero!
    Je shume i holle,e njeh mire historine dhe politiken.Bravo,je i talentuar!

  2. Besart says:

    Langaraq i ndyr, perdridhet si kurve.

  3. Max Elbasani says:

    HA HA HA HA bythlepiresi FEVZO:
    “E kupton se ç’kemi hequr këto 22 vjet?
    -E kuptoj, i tha Kempbell. Për ty sidomos duhet të ketë qenë e tmerrshme pasi nuk ke pasur mundësi të tradhtosh… “

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  4. lani says:

    qa mutin shkrun kshu o MERO BAZE i paske ca hajvane qe ti pelqenkan keto idete tuaja IRONIKE kundrejt ni personi si BLENDI FEFZIU ti tere jeten tende te shkruash keshtu ti do ngelesh bythlepires se te ka ardh dashnorja ne pushtet o pusht muti thjehst jeni nje cope plere per mua e shum njerez si puna ime e keta qe te mebshtesin ta dish jnae njerez pa nivel se nje njeri me nivel te garantoj as qe i shkruan e i pranon keto qe shkruan ti budallalliqe pa themel turp te kesh ja befsha nenen atij qe te ka dhen shkollen njeri i ulet

    1. ali says:

      Ke shume te drejte. Niveli yt i larte duket qe ne njohjen qe ke per gjuhen shqipe. Kur njerez si puna juaj me nivelin tuaj e ofendojne z.Baze duhet te ndjehet vertet krenar.

      1. aqifi says:

        Je i madh dhe i pakonkurrueshem, z. Lani! Komenti yt duhet perfshire ne antologjine e gjuhes shqipte: 1 paragraf, 7 rreshta, asnje shenje pikesimi! Cuditerisht, di te perdoresh shkronjat e medha per te theksuar nje ide ose per te identifikuar emrat e pervecem! Ku ke mesuar te shkruash, tek muri i shpelles???!!!

  5. Nga larg says:

    Duke patur parasysh intervista te tjera te personaliteteve nderkombetare ne Opinion, preferova vetem ta lexoja intervisten sesa ta ndiqja ne ekran. Eshte e neveritshme se si Fevziu perpiqet te tregohet kopetent ne njohjen dhe analizen e shume ngjarjeve dhe personaliteteve nderkombetare te lidhura me to. Flet sikur i njeh te gjithe, ose sikur mendimi i tij eshte i domosdoshem ne cdo rast.
    Ky njeri eshte i semure. Ndjenja e brendshme e inferioritetit e shtyn te tregoje nje vetkenaqesi te shtirur. Vetem dikush qe nuk eshte krenar per veten e tij, qe i vjen turp nga begraundi i tij, sillet ne kete menyre, pa c’ka se di te krekoset shume mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje