Kunati niset të mbrojë pallatin në Vlorë

10 Korrik 2013, 20:21Antena TEMA
Kunati niset të mbrojë pallatin në Vlorë

Kunati ka ndërtuar prej dy vitesh dy pallate brenda në det në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Për të marrë lejen e paligjshme, ai përdori pushtetin e Lulit për t’i prerë lekët e ujësjellësit Vlorës. Zërat se prishja e ndërtimeve të paligjshme do të nisë nga Vlora, e shqetësoi dhe u nis për në Vlorë.

Luli, i cili ka nevojë për Kunatin për fushatën në Tiranë, e kërkonte në telefon.

-Ku je, i thotë gjithë alarm, na duhet të shtojmë urgjent 300 vetë tek njësia 8, se na del përsëri përpara ai tjetri.

-Tek 8 nuk shtojmë dot më, tha Kunati, se dalin më shumë anëtarë PD-je se sa vota kemi marrë. Shiko mos shto ndonjë gjë në Bathore se aty s’ka lista. Unë nuk vij dot se po shkoj në Vlorë se duan të na prishin pallatin.

-Të prishin pallatin, tha Luli. Po kush të tha ty?

-Ka shkuar një nga Bashkia tek roja dhe e ka pyetur a është ky pallati i Lulit apo jo? Po, i ka thënë roja. Ai i ka lënë një copë letër në dorë.

-Po pse i ka thënë roja, po se pallati është në emër të babit tënd.

-Epo roja është mësuar këto dy vjet që sa herë shkonte pyeste ndonjë tatimor, thoshte është pallati i Lulit dhe i ka ngelur tani.

-Si t’ia bëjmë, na dëmton shumë dhe në zgjedhje, tha Luli. Do thonë njerëzit ne s’kemi bukë të hamë, ky do të bëhet kryetar të ruajë pallatet e tij. Duhet të dalë urgjent babi të thotë e ka bërë me djersën e tij.

-Po ça të thotë babi, ai pensionist është, tha Kunati.

-Bo ç’na bëri, tha Luli. Ja të pyes Doktorin çfarë të bëj.

E mbylli me Kunatin dhe mori Doktorin.

-Doktor, duan të prishin pallatin e Kunatit në Vlorë. Si t’ia bëj, i tha.

-Ashtu…? Mirë shumë, tha Doktori si i përhumbur. Në asnjë mënyrë nuk i lejoj. Ja, marr tani policinë dhe i them të ndalojë inspektorët…

-S’ka punë policia, e bën bashkia, tha Luli i dëshpëruar.

-Ashtu…? Mirë shumë. Marr Olldashin të shkojë të mbrojë pallatin.

-Po jo Doktor se bie keq në sy. Ne jemi kundërshtarë, ai të shkojë të mbrojë pallatin e Kunatit tim.

-Ashtu? Mirë shumë… Prit, kë të çojmë, kë të çojmë, kë të çojmë, shiko, duhet me fol me Kollozin. Të çojmë njerëzit të protestojnë para pallatit.

-Mirë, tha Luli me gjysmë zëri.

Doktori mori Kollozin dhe i dha porosinë.

-Merr 1000 vetë dhe do shkoni para pallatit të Kunatit të Lulit, i tha. Do bëheni barrikadë aty të mos preket prona. Jo, pronën e kemi të shenjtë. Aty rrini derisa të ndalni fadromat.

-Dakord Doktor, i tha Kollozi. Po bëjmë ca parulla “Pushtetin e dorëzojmë, Kunatin s’e tradhtojmë” se ndoshta i bën punë dhe për fushatë Lulit.

-Shiko, lëri parullat, por njerëzit mbaji aty natë e ditë. Nuk na duhen parulla…

-E kam pak vështirë Doktor, i tha Kollozi, se po i mbajta 24 orë kot, mund ta hedhin këta të mitë në erë pallatin…

13 komente në “Kunati niset të mbrojë pallatin në Vlorë”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    HA HA HA HA HA, i madh MERO vëllai:
    “-Dakord Doktor, i tha Kollozi. Po bëjmë ca parulla “Pushtetin e dorëzojmë, Kunatin s’e tradhtojmë” se ndoshta i bën punë dhe për fushatë Lulit.
    -Shiko, lëri parullat, por njerëzit mbaji aty natë e ditë. Nuk na duhen parulla…
    -E kam pak vështirë Doktor, i tha Kollozi, se po i mbajta 24 orë kot, mund ta hedhin këta të mitë në erë pallatin…”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/luli-legjenda-e-fundit.html

  2. ARKITEKT says:

    hahahahahahah. Kollozi ka kerkuar pazar per kete pallat…hahahah. ore se mos ia legalizon ai tani….

  3. Labi Vlore says:

    -E kam pak vështirë Doktor, i tha Kollozi, se po i mbajta 24 orë kot, mund ta hedhin këta të mitë në erë pallatin…

    Mero je gjigand.

  4. riku says:

    sa i pa pam je hahahaha

  5. Beni says:

    Ahahahahahahahahahahaha sa kam qesh!

  6. mirel says:

    mire qe duhet te prishet se s’ben, por duhet dhe te gjobiten, ai qe dha lejen, dhe pronaret per prishje qetesie dhe ndotje te ambientit.
    Pse duhet ti marr fryme tymit te rrenojave te tyre?

  7. nipce says:

    hahahahha na kenaqe me kete artikull.

  8. Mesila Doda says:

    Ti shembet pallati ketij kollovarit se eshte bere anekdodik me gjithe kunatin e tij. Lul Basha me kujton Gjinon e famshem te Cajupit, ndaj per mua nuk vlen nje grosh per PD, por cfare ti besh doktorit qe e ka dylber.

  9. ramy says:

    Mora vesh per ben chicagon. Se di do ta japi mero ne lajme.
    Ben chicago qeka cuni I fahri balliut. Kur paska qene fahriu ne elbasan gazetar paska pas dashnore te jemen e benit. Ajo nuj paska qene lavire po per te dredh e ka pas dredh.
    Beni qeka cun elbasani.
    Kur shkon per aeroport per rinas nuk I dilja nga krraba se ka frik nga malet, po I del nga kavaja. Rri nji nate ne kavaje per tu shlodh e pastaj ijen ne rinas.
    Fahriu e paska njoft kete salen qysh te rinj prej mehmet elezit. Ai I ka prezantu. Kur ka lind beni, sala paska qene aty ne salle dhe e ka pa benin kur ka dale nga ai veni, se me vjen turp tja them emrin. Prandaj beni nuk e shet salen. E ka si baben e vet.
    Kur takoheshe me te atin fahriun ne elbasan gjithmone hanin pace bashke.
    Edhe ne chicago aty ku bohet pacja punon.
    Ka ngel pa martu edhe pse po bo 40 tat.
    Rri bashk me nji shoj me nji shpi. E ndajn qirane bashk.

  10. flori says:

    Tja prishin se eshte futur 50m brenda ne det ku e gjeti token apo detin ai, po dhe keta te bashkise ne vlore duhet te vene ne burg po kane firmosur ndonje shkrese.na dolen te gjithe me prona ne bregdet se ishin budallenj vlonjatet nuk dinin ti zinin vete.
    Po ti prishi rama keto do fitoj gjithmone ne vlore.
    Po duhet te heqi dhe lokalin brenda te plazhi i ri per te cilen ka dhen leje Gjika ose me sakte shoferi i tij.

  11. Vlora says:

    Shume e gjetur biseda… fjalia e fundit permbledh karakterin e Vlonjateve. Edhe kete here Rilindja po fillon nga Vlora!

  12. Nacionalisti says:

    Me sa duket doli “Me Dokumenta” Pallati!!!!!!?, Pardje ishte pa Dokumenta, me shkelje urbanistike etj. Dje Doli me Dokumenta!!!!
    Mjere Shqiptaret qe shpresojne tek Edi RAMA, Nuk e dine ata qe ka bere pakt me Berishen per Pushtetin! 8 Vjet RAMA, pastaj 8 Vjet Berisha. Ne fakt eshte vazhdimi i Paktit Nano-Berisha, 8 vjet PS-8 Vjet PD.
    Poshte Komunistat KUQ E BLU!

  13. gezim says:

    Ne nuk kemi buke te hame, njerezit i kemi pa pune keto horra mbushin detin me zhavorr, e bejne shesh dhe ndertojne mbi te. Hajrin mos ja pafshin dhe fara mos ju mbifte, dalin bejne edhe moral, kur jane te dklaruar me llampa te kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje