Flamuri, debat të ashpër me Nard Ndokën për ‘prerjen në besë’

11 Korrik 2013, 21:24Antena TEMA
Flamuri, debat të ashpër me Nard Ndokën për ‘prerjen

Një debat i pazakontë plasi dje mes Flamurit dhe Nard Ndokës lidhur me deklaratën e Nardit se ai është gati të bashkëpunojë me qeverinë e majtë, pasi i është fleksibël. I shqetësuar, e mori në telefon dhe i kërkoi të vijë në zyrë.

-Tani nuk jam më vartësi jot, i tha Ndoka, jemi të dy deputetë. Bile dhe mbiemrat i kemi të përafërt, por unë kam një “d” me shumë.

-Ke bërë një deklaratë të papërgjegjshme, i tha Flamuri. Ti nuk mund të shesësh votën e PD-së.

-Nuk është e vërtetë që kam thënë se do shes votën, i tha Nardi. Kam thënë që do ta këmbej me një post ministri. Është klering, nuk është shitje.

-Si mund ta bësh këtë, tha Flamuri, ti na ke premtuar që nuk do tradhtosh kurrë?

-Po, ua kam premtuar, por ju më premtuat se nuk do dilni kurrë në opozitë, tha Nardi. Ju gënjyet të parët.

-Po si nuk të vjen turp të shkosh me Edi Ramën kur ke thënë që ai nuk di të bëjë opozitë?

-E vërtetë, e kam thënë, po tani është në pushtet. Pushtetin di ta bëjë mirë. Kështu që jam koherent.

-Po elektoratit në Shkodër çfarë t’i themi, tha Flamuri i revoltuar.

-Elektorati në Shkodër ka votuar në shumicë për qeverinë e re. Dhe në këtë rast unë duhet të respektoj elektoratin dhe të bëhem me shumicën e tij.

-Po si mund ta bësh këtë, mendo një herë si t’i them unë Doktorit tani?

-Po ç’punë ke me Doktorin, ai është një demokrat i thjeshtë, nuk është më kryetar.

-Po mirë, si t’i them kryetarit të ri, tha Flamuri.

-Kryetarit të ri nuk i kam asnjë borxh, tha Ndoka, se nuk më ka dhënë gjë.

-Unë mendoj që ti duhet ta tërheqësh deklaratën, i tha Flamuri, se ka shkaktuar shumë zemërim në elektorat.

-Më vjen keq, tha Ndoka, unë për vete s’kam më elektorat se 700 vota kam marrë. Ata më thonë më mirë shko në qeveri të kapim ndonjë gjë. Për elektoratin tuaj nuk mbaj përgjegjësi.

-Po sipas teje dhe Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi duhet të na tradhtojnë?

-Jo. Unë mendoj se ata do tradhtohen nga deputetët e tyre, dhe e meritojnë të tradhtohen, pasi ata nuk kishin besim tek partia e tyre dhe shkuan me PD. Kurse unë isha i qartë që nuk merrja deputet tjetër, ndaj erdha.

-Mendoje dhe një herë dhe tërhiqe deklaratën, i tha Flamuri. Na ke bërë shumë dëm. Janë demoralizuar demokratët.

-Nuk e kuptoj pse janë demoralizuar, tha Ndoka. Ata luftuan për pushtet dhe unë po shkoj në pushtet. Nëse ata paskan pasur ideal të shkojnë në opozitë, ata më kanë prerë në besë, jo unë. Unë po e mbaj premtimin që pas 23 qershorit të jem në pushtet.

11 komente në “Flamuri, debat të ashpër me Nard Ndokën për ‘prerjen në besë’”

  1. luan says:

    Ha ha ha.Ky Nard Ndoka merr leksione nga Ilir Meta me duket. Te dyve u duket vetja te zgjuar se ua hedhin PS e PD,por ama deri diten qe do ta hane te dy sa krahu.

  2. Makthi says:

    E bukur e bukur, por deputeti me dy rrokje, Nard Ndoka, nuk flet kurre kaq bukur dhe kaq rrjedhshem. Nardit edhe me leter para i mirret goja.
    Ky eshte Xhuveli i PD-se, te rrije edhe PD-ja ne opozite dhe ta shohi edhe ajo xhuvelerine.

  3. Tironci says:

    Kush eshte ne pushtet nuk eshte ne opozite. Nard Ndoka shejtan cekic.

  4. Daut Skela, Vlorë says:

    HA HA HA HA, DIALOG INTENSIV,
    SHKALLE E LARTE INTELIGJENCE,
    POR NE FUND ME INTELIGJENT DEL
    NARD NDOKA ?

    -Si mund ta bësh këtë, tha Flamuri, ti na ke premtuar që nuk do tradhtosh kurrë?

    -Po, ua kam premtuar, por ju më premtuat se nuk do dilni kurrë në opozitë, tha Nardi. Ju gënjyet të parët.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/koha-per.html

  5. hasan says:

    Na le pa fryme me keta artikuj o Mero.Ha ha ha sa kam qeshur.Te faleminderit per thumbat e goditur qe ju dergon isheve.

  6. Zef Kallami says:

    Ne kete debat asht hera e pare qe Ndoka ka tregue inteligjence c’ka nuk e ka tregue ne asnji provim gjate gjithe shkollimit te tije deri ne diplomim me shpenzime xhepit.
    Ja pra qe veq Berishes ka edhe shume te tjere si puna e Ndokes dhe e Flamurit qe te frymezojne per nivele letrare.
    Dhe kjo,jo pak,mbas nji fitoreje edhe nji shaka e bukur.

  7. ivani i madh says:

    Mero thua te kete kaq tru ky Nardi se vetem budallalleqe flet. Apo me qe jane dy gomere ne nje dere ky duhet te jete me i zgjuar se pastruesia mjek Muli .E mos e ngri kaq kete idiot te lindur se pasaj do thote se mua me njohin penat me te rendesishme shqipetare dhe jam lider kaq do ky dy pika uje e noton ne rere.

  8. Vlora says:

    ha ha ha ha e mrekullushme

  9. Brezi i djegur says:

    Ha ha ha sa kom qesh.. I madh je z Mero ..pershendetje!!

  10. Nolian says:

    Po Ne cte mire kemi nga ky shrimp jo prefesjonal
    Dhe femiror

    1. vigjilenti says:

      E mira e pare te meson te flasesh e te shkruash gjuhen shqipe.Te tjerat vijne prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje