Sot është e diel. Në Durrës nuk iki dot se ata plehrat e degës së Durrësit janë kundër Lulit. Vetëm Ferdinandi më ka mbetur. Mendova një herë të ik në Dajt, por kjo e drejtorisë së pritjes më thotë që nuk është në shërbim godina. U hodha një sy gazetave dhe jam i kënaqur se të gjitha kanë botuar postimin tim në Facebook. E paskam sharë kot Edi Ramën që rrinte gjithë ditën në Twitter dhe Facebook në opozitë. Qenka punë e mirë.
Një gazetë kishte shkruar se Rama me Koçon dhe Metën qenkan në Qeparo. Kjo qenka e bukur. Ta marr Sandrin t’i them ta bëjë lajm.
E mora Sandrin në telefon, por bëra një gabim. Ja thashë që në fillim lajmin dhe ai nuk po më dëgjonte me vëmendje.
-Duhet bërë lajm, i thashë, se Edi Rama me Koçon po pushojnë bashkë në Qeparo tek shtëpi e Koços.
-Jo, jo Doktor, janë buzë detit tek hoteli, më tha.
-Jo, e ke gabim, i thashë. Janë tek shtëpi e Koços, bile vëllai i Koços i ka thënë Edi Ramës mos na hajde më me Kocon këtu se na tall fshati…
-Po jo Doktor se të kanë gënjyer, janë me Koçon dhe vëllain e Koços dhe Ilirin poshtë tek deti, është bërë një hotel i ri.
Këmbëngula dhe një herë po Sandri nuk e hante.
-Po unë e kam të sigurt, i thashë. Ty kush të thotë që është në buzë të detit?
-Po e shikoj me sy Doktor se jam në jaht me Fevziun dhe këtë grupin tonë dhe i kemi përballë.
-Ashtu, po ju ç’doni aty?
-Po ja ky Fevziu Doktor na tha eja dalim një xhiro deri në Dhërmi. Na ishte bërë zakon në fakt që të dielën e dytë të korrikut vijmë gjithnjë në Dhërmi me ty. Erdhëm në Dhërmi, nuk kish njeri fare tek vila. Pyetëm rojet, na thanë është vetëm Zeni me Rafin. Ikëm fare. Pastaj Fevzo se me kë foli dhe tha ‘unë them të vemi në Qeparo’. I thashë po çne në Qeparo mo Fevzo. aty fshat, pis, hanë mish të pjekur, qepë, hudhra, pinë raki, ku do vesh aty?
-Unë gjithnjë i kam adhuruar këto vende, tha. Është budallallëk të shkosh në Montekarlo dhe Nisë kur ke Qeparoin. U çuditëm shumë dhe u nisëm. Kishim dhe Çanin me vete. Dhe ai pyeste vazhdimisht ku na çoni. Kur shkuam në Qeparo, e pamë se ç’ishte. D.m.th Fevzo e kishte marr vesh që ishte Rama me Metën aty dhe na çoi aty.
-Ashtu ë, i thashë, mirë, dakord, mirupafshim.
E mbylla telefonin dhe në fakt u mërzita shumë. Po, po, u mërzita. Ata janë të lirë të shkojnë ku të duan, po jo pa ikur unë nga kryeministër. Ai zotëria nuk ka asnjë të drejtë të hiqet si kryeministër. Akoma nuk është bërë dhe nuk i dihet. Jo po ta dijë mirë. Tani e kuptova plotësisht skemën e Sigurimit të Shtetit. Këta të TV Klanit m’i infiltruan mua brenda pushtetit të më shkatërronin, të më vinin në gjumë dhe të më mundnin. Po, po. Ata janë kalë Troje. Po do ta paguajnë. Paskan ikur me vrap të gjithë pas Ed Ramës me jaht.
Një tjetër burim tha që dhe një jaht tjetër me aleatë dhe disa deputetë tanët priste në radë në Qeparo. Ishte jahti i Nar Kokës. Ai kishte mbledhur disa aleatë tanë t’i çonte në takim me Ramën. Plehrë dhe ai.
I mërzitur, hapa kompjuterin. Ç’të shkruaj sot, thashë me vete. Sot është 14 korriku, është Dita e madhe e Francës, Bastija, revolucioni… Eh, e gjeta. Duhet një revolucion. Duhet që një militant i PD-së të më shkruajë që do ta rrëzojmë Edi Ramën sekondën e parë që do bëhet kryeministër. E gjeta. Kjo ide më çlodhi dhe më dha shumë energji. E shkruajta tekstin me një frymë, e vetmja gjë që më mbeti pa plotësuar ishte emri i revolucionarit. Si t’ia vë, si t’ia ve, Zhan Val Zhan, nuk shkon se duket i sajuar. Ah, po, e gjeta. Sebastian… Sebastian…, figurë tipike e revolucionit francez. Sebastian Rama po ja vë, ta dijë që do mundet nga brenda, nga fisi i vet, siç ma futi mua me të mijtë. E gjeta, Sebastian Rama më ka dërguar një letër e më thotë do ta rrëzojmë Ramën që sekondën e parë. Të gjithë jemi Sebastian… Përpara!
Diagnoza?!
” Karepsje completus “
Ik o plak karagjoz se je bo per turp!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
I madh!
Unë mendoj se nuk duhet të merremi më me një kufomë, për të cilën e vetmja gjë që duhet të bëjmë është ta kallim në dhe, se jashtë mban erë e ndot ambjentin. (Zoti e mëshiroftë!)
Per ty tani te gjithe jane Haklaj—-Saliiiiiiiiiii,mos harro antiplumbin
Nuk e le une te harroje antiplumbin pas te gjitha qe ai ka bere dhe po ben.
Serbi e ka mesuar te jete i forte dhe i mbrojtur nga armiqte e brendshem,edhe ne radhet e Partise.