Shënime nga ditari i Doktorit më 16 korrik: Gratë vriten nga inati im

16 Korrik 2013, 21:04Antena TEMA

Sot nuk kishte asnjë njeri në korridoret e zyrave në kryeministri. Sekretarja më vuri para gazetat e ditës.

Ishin të mbushura të gjitha me lajme për vrasje grash. Tre gra të vrarë vetëm në dy ditë. Maska në rrugë. Aksidente. Vendi po përjeton një tmerr. Tani gjithçka është e qartë. Sapo u mor vesh që u votua kundër nesh, krimi doli në rrugë. Gratë kanë qenë votuese tonat, ndaj i vrasin. Edi Rama dhe Koço Kokëdhima nuk durojnë dot që gratë nuk i kanë votuar dhe i vrasin. Ja dhe maskat në rrugë. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Këta kanë kthyer Komitetet e Shpëtimit të ’97-ës. I kanë nxjerrë në rrugë.

Mora Flamurin në telefon ta pyes për situatën.

-Nuk kam çfarë të bëj, tha. Ata që dolën në Pukë me maska janë socialistë. I kanë mësue me lek gjatë zgjedhjeve, mbaruan lekët, tani kanë dalë në rrugë.

Nuk ka faj Flamuri. Ai përpiqet sa mundet. Ka çuar njerëzit e vet në frontet më të vështira nga Saranda në Tropojë shefa komisariatesh nga Kukësi dhe prapë nuk ia del dot. Krimi është i lidhur me Rilindjen. Ai komandohet nga Edi Rama dhe Koço Kokëdhima. Ata kanë urdhëruar vrasjen e grave, maskat në rrugë, vjedhjet masive, etj.

Kishte folur dhe Jozi për gratë. Gjithmonë i janë dhimbsur gratë. Ka qenë gjithnjë dakord të mos vriten. Deri tek pushimi nga puna, ndalimi i karrierës, etj, ka qenë dakord. Për vrasje nuk ka qenë kurrë dakord.

Hapa Facebook-un.

Kisha marrë mijëra mesazhe. Sidomos për Sebastianin. Të gjithë jemi Sebastianë, më thoshin. Por ka dhe shqetësim për zgjedhjet. Këmbëngulin që unë të mos jap dorëheqje. Duhet t’u jap një mesazh të qartë që unë nuk bëhem më kryetar dhe nuk dua të ndikoj në garë. Më shkruajnë se Olldashi po përdor struktura të partisë për t’i angazhuar të mbledhin vota.

Ju ktheva këtë përgjigje: Unë jam sot një anëtar i thjeshtë i PD-së, njësoj si ju, që kam vetëm një votë në dorë. Ato që thoni për Olldashin i mora seriozisht dhe thirra në telefon Jozefinën. I thashë, po të dëgjova më të merresh me Olldashin, do flasim ndryshe.

-Si urdhëron, më tha.

Pastaj mora Ridvanin. I shpjegova se kam shumë ankesa se po mbështet Olldashin. Nuk e pranoi. I thashë, po dëgjova më fjalë të tilla, do flasim ndryshe, do të çoj dosjet në prokurori. E pashë që reflektoi.

Është e vërtetë që unë një votë kam, por kjo s’do të thotë që ta lëmë situatën të degradojë dhe të votohet kundër Lulit.

Pastaj u shkruajta shumë militantëve. U thashë që unë kam vetëm një votë, dhe ta dijë mirë kushdo se kush bën lobing pa lejen time, do t’i ketë punët pisk.

Kontrollova gjatë gjithë ditës Facebook-un. Ishte një mrekulli. Njerëzit e kanë kuptuar që Partia Socialiste i ka gënjyer dhe janë tërhequr nga premtimet. Ja se ç’më shkruan Fidan Kola nga Tropoja: I nderuar Doktor. PS u tërhoq nga premtimet e saj, ndaj ti nuk ke pse tërhiqesh as nga kryeministër, as nga kryetar partie. Një vizion i rrallë dhe inteligjencë e pashoqe që na bën krenare. Përpara…

6 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit më 16 korrik: Gratë vriten nga inati im”

  1. Labi Vlore says:

    PS u tërhoq nga premtimet e saj, ndaj ti nuk ke pse tërhiqesh as nga kryeministër, as nga kryetar partie. Një vizion i rrallë dhe inteligjencë e pashoqe që na bën krenare. Përpara…

    Mero je i pa pare.

  2. bmx says:

    Kishte folur dhe Jozi për gratë. Gjithmonë i janë dhimbsur gratë. Ka qenë gjithnjë dakord të mos vriten. Deri tek pushimi nga puna, ndalimi i karrierës, etj, ka qenë dakord. Për vrasje nuk ka qenë kurrë dakord.

    Ha ha ha.Kjo eshte dakord vetem per vrasje burrash.Sidomos ata te partise se Nard Ndokes.

  3. vlora says:

    Hahaha shume te bukuar shkrimet e ditarit

  4. Amen! says:

    Per para, per mbrapa, anash, je bere si kullorese makaronash tani, s’mban me, c’te ka barku ta nxjerr bardhaku, tu pordh antiplumbi.
    Tani merr nje luge gjelle e nje tas te mbledhesh trute se nga ligeshtimi po te shkojne si qurre teposhte.
    Mjerim. Mund te kishe lene emer te mire ne historine e ketij vendi, por bere gjithcka qe te te kujtojne si ndyresire.

  5. ustai says:

    Kot hallakateni per te profetizuar fituesin e kreut te PD.Ai eshte i skalitur nga shoku Sali nemenyre te tille qe qofte njeri apo qofte tjetri,do te jen nenkryetare.Ne keto kushte PD eshte destinuar te shkermoqet.Do te shohim shume qyfyre.

  6. Like says:

    Gjetje e bukur!! Kembe robi ne administrate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje