Shënime nga ditari i Doktorit. Letër Fuqive të Mëdha

20 Korrik 2013, 18:31Antena TEMA

Sot është e shtunë dhe vendosa të vij në Dhërmi. Në drekë do thyej rekordin e notit. Ka shumë rëndësi ta thyej thellë sivjet. Tani që këta mendojnë se unë mbarova, do ngrihem më i fuqishëm se kurrë. Do ta thyej dhe një javë para se zakonisht. Javën tjetër do jetë Nishani në vilë dhe më tha se do ishte mirë të ishte bosh.

Para se të filloja përgatitjet, u hodha një sy gazetave. Një spekulim i paparë. Shumica e tyre, përveç Fahriut dhe Sandrit, kishin botuar foto të Edi Ramës me kryeministrin Leta, me Berluskonin, D’Alemën, etj. Është një skandal i vërtetë. Të gjithë e kanë pritur si kryeministër. Ky është skandal i padëgjuar. Unë jam kryeministër, ata presin atë tjetrin. Këtë turp nuk mund t’ia lë kurrë Shqipërisë. Vendosa t’u shkruaj nga një letër të ashpër. Po, po. Ata nuk mund ta poshtërojnë kështu Shqipërinë.

E nisa së pari me kryeministrin Leta.

“Zoti kryeministër. Unë që po të shkruaj jam kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Jam i zgjedhur në këtë detyrë me votën e shqiptarëve dhe ushtroj detyrën time brenda gjithë rregullave. U kam mbijetuar shumë sulmeve dhe prapaskenave dhe jam në krye të vendit me votën e shqiptarëve. Shikoj lajmet dhe gazetat se ju paskeni pritur në Romë një kryeministër tjetër.

Zoti kryeministër! Ky është një skandal i rëndë dhe një prishje e njëanshme e marrëdhënieve mes dy vendeve. Albanofobët që na rrethojnë, më në fund duket se e ngritën kokën dhe duan të varrosin kombin shqiptar, duke i mohuar dhe të drejtën e qeverisë legjitime.

Nuk di sa kulturë juridike keni ju zoti kryeministër, por dua të të them se ai nuk është kryeministër dhe as i zgjedhur. Njerëzit e mi kanë kontrolluar natën kutitë e votimit në magazinë dhe kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka fitue. Duhet ta dish mirë se unë kam me vete Mamurrasin, Borizanën dhe fshatin Zejmen, dhe nuk mund të më bëni presion me një njeri që ka me vete vetëm Shëngjinin. Unë po ashtu jam i bindur se kam me vete Iballën e Pukës dhe fshatin Kordhpulë, kurse ai ka vetëm Laçin e Vaut të Dejës.

Për këtë arsye zoti kryeministër po të njoftoj se ke bë një atentat të rëndë ndaj shqiptarëve dhe këtë nuk do ta falë kurrë populli shqiptar.

Në fund desha të të pyes zoti kryeministër se ku do shkosh ti, dinjiteti yt dhe mbi të gjitha dinjiteti i Italisë sikur shqiptarët të më dërgojnë mua mesazhe në Facebook dhe të më thonë mos ik nga detyra. Si mund t’i lë unë shqiptarët rrugëve. Ai ka vetëm 350 mijë vota më shumë se mua, po unë kam 400 mijë fansa në Facebook më shumë se ai. Nëse ata më thonë mos ik, unë nuk kam për t’i lënë rrugëve. Dhe ju do mbani përgjegjësi për prishjen e marrëdhënieve Shqipëri- Itali.

Pres urgjent një reflektim prej jush, ndryshe do përballeni me popullin e Mamurrasit, Borizanës dhe Kordhpulës.

Sali Berisha, kryeministër i përhershëm i Shqipërisë”.

Ja nisa letrën me e-mail dhe postë. Shpresoj të marr një përgjigje të shpejtë.

Vendosa ti shkruaj dhe mikut tim Berluskoni, por mendova se s’do t’i binte letra në dorë. Thashë t’i bëj një telefonatë më mirë. I thashë sekretares të më lidhte me të. U lidha. Ishte i qeshur dhe me humor si gjithnjë.

-Miku im Silvio, i thashë. Si ma bëre këtë. Si prite një njeri si kryeministër, ndërkohë që kryeministër jam akoma unë?

-Karo Sali, më tha. Më paskan gënjyer. Më thanë do takosh kryeministrin e ri të Shqipërisë. U thashë nuk kam kohë, por më thanë është tipi yt ndaj takoje. E takova. I thashë ku ngjajmë ne se ti qenke i gjatë, unë i shkurtër, ti paske grua serioze, unë kam një dashnore 27 vjeç, ti i majtë, unë i djathtë. Më preku në zemër se më tha desha të të takoj se dua të di si ta trajtoj liderin e opozitës. Atëherë u kujtova se ishte fjala për ty. I thashë mos e trajtoni si mua, ju lutem.

-Po pse, si po të trajtojnë ty, i thashë.

-Ngela nga gjyqi në gjyq, tha. Drejtësi e ndyrë. Kam bërë miliarda e nuk më dënojnë, por më thonë pse i ke dhënë 5 mijë euro një kurve. Kjo është sikur të të dënojnë ty jo pse ke vrarë katër vetë, por se kë bërë korrupsion me lekët e varrimit të tyre.

I shpjegova që jam akoma kryeministër dhe ai të ka mashtrue. U çudit shumë.

-Mirë, tha, herë tjetër nuk e pranoj, vetëm po më solli ndonjë vajzë të re të më prishi mendjen.

Pastaj vendosa t’i bëj dhe një letër D’Alemës. Atij mbi të gjitha nuk i falet. Ka qenë kryeministër, i di rregullat, e di që vetëm Bangladeshi ka qeveri në detyrë, dhe prapë e pret. Mbi të gjitha e di mirë që ky njeri e ka lënë rrugëve Fatos Nanon siç po duan të lënë vetë D’Alemën këta të rinjtë. Ky është sikur ta fitojë Renci partinë e tij dhe ta flakë D’Alemën në rrugë. Ja shkruajta dy fjalë dhe atij dhe ja nisa me postë. Tani po pres reagimin. Me siguri që do kërkojnë falje. Ata nuk mund të dalin kundër vullnetit të shqiptarëve. Ky vend ka një histori, ka ca rregulla, ka një kryeministër. Kjo që duan të shpikin sikur ka dy kryeministra, është një vepër e albanofobëve. Nuk kam për t’i toleruar kurrë. Votat e Mamurrasit, Borizanës dhe Kordhpulës kërkojnë shpagim. Përpara!

Nesër do shkruaj gjatë për përjetimin që do të kem me thyerjen e rekordit të ri të notit.

10 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit. Letër Fuqive të Mëdha”

  1. Labi Vlore says:

    Pres urgjent një reflektim prej jush, ndryshe do përballeni me popullin e Mamurrasit, Borizanës dhe Kordhpulës.

    1. Hasoni i Grave says:

      Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!
      Mbasi te gjithe kishin ba foto me Edin, shkoi edhe doktori me dal me te:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/kjo-nuk-mjafton.html

      1. Latif Dreqi - Forumnist says:

        HI HI HI:
        “Kjo që duan të shpikin sikur ka dy kryeministra, është një vepër e albanofobëve. Nuk kam për t’i toleruar kurrë. Votat e Mamurrasit, Borizanës dhe Kordhpulës kërkojnë shpagim. Përpara!

        Nesër do shkruaj gjatë për përjetimin që do të kem me thyerjen e rekordit të ri të notit.”

  2. rebeli says:

    Bravo Tema!Na ben per te qeshur dhe kur duhet te qajme.

  3. davidi says:

    Sali, gli amici kari come te, sono una maledizione

    1. Labi Vlore says:

      hahahahahhahahahahahahahahhahahahahhahahahahahhaa

  4. sebastian. says:

    Ne te gjithe jemi hajvane.ups. Rahmane. Ups. Sebastjane.
    E kane abandonuar te gjithe hajvanin. Tani shtriqet si derr ne lluce e thyen rwkorde. I duhet te thyej dhe rekordin e dominove.
    E mbani ment kur thoshtero qe e kane abandonuar te gjithe pervec ca aziatikeve.
    Kelmendasi kercente si gjel

  5. beso says:

    Berluskoni nuk thote karo,thote karissimo

  6. sebastian. says:

    Ne te gjithe jemi sali hane. Ups. Rahmushane. Ups. Rrufjane. Ups sebastiane.
    E mbani ment kur mero shkruante qe gjithe perendimi e ka abandonuar kete diktator injorant.
    Kelmendasi I exituar bertiste se sa gabim ishte mero dhe se duhej te kerkonte falje.
    Sdua te qurravitem si shume te tjere por dua te them se mero na ka pasqyruar nje vizion te qarte e te gjere te situates brenda vendit duke pasur meriten e madhe ta shikoj situaten brenda dhe jashte vendit shume qarte. Gje e cila kerkonte njohuri te thella dhe intuite per te kuptuar dhe zberthyer theniet dhe veprimet e dipllomateve te huaj.
    Ai qe nuk mundi ti kuptonte ishte vetem kryeministri medioker. Dhe tani I abandonuar nga dipllomacia boterore haprazi zhgerryet neper llucra dhe thyen rekordin e te ndenjurit me kembe ne uje perpara niperave dhe mbesave.
    Ky sharlatan qe pervec shqiperise demtoi dhe femijet e tij. Eshte I vetmi kryeminister qe femijet do ti kalojne

  7. E vertete, me mori ne tel karo sala dhe me shprehu shqetesimin e tij.Por une i dhashe si pergjigje ate qe donte dhe populli i Kordhpules;KARO sali qeke ftoh ne tajare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje