Shënime nga ditari i Doktorit: Edi Rama, hap kutitë ose largohu!

19 Korrik 2013, 20:12Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Edi Rama, hap kutitë ose largohu!

Sot kisha një ditë tejet të ngarkuar. E fillova mëngjesin me Lefterinë. E thirra në telefon t’i shpjegoja se kutitë e Lezhës ishin të manipuluara.

-E di Doktor, më tha, po ja e hoqëm një deputet për 200 vota, më shumë nuk nxjerrim dot.

-E ke gabim, i thashë. Kam folur me kushëririn tim që ruan kutitë dhe ai më thotë janë të gjitha të manipuluara. I ka pa një për një të gjitha për kuriozitet dhe janë të manipuluara. Kërko hapjen urgjent.

-Ua, po mos thonë pse janë ndërru kodet…?

-Jo, s’ka problem, kanë kodin dubël ata, i ke në rregull nga kodet. Po brenda të siguroj i ke skëterrë. I ka pa një për një.

-Dakord Doktor, po i hap, po a i ka numëru mirë ai?

-I ka numëru shumë mirë, mos ki merak, i thashë.

Sa mbaroi kjo punë, u lehtësova shumë. Më në fund e gjeta arsyen pse humbëm. Na kanë manipulu kutitë. I thashë kushëririt tem që është roje tek kutitë t’i zërë gjithë qarqet me radhë, Shkodrën, Durrësin, Tiranën, krejt. Nuk mund ta kalojnë kaq lehtë me mue!

Më raportuan se KQZ filloi punë me kutitë, ndërsa kushëriri tek depo ka nisë punën me qarqet e tjera. M’u mblodh diçka në stomak nga gëzimi, pata një marrje mëndësh dhe u shtriva në kolltuk. Isha përhumbë krejt dhe duhet të kisha rënë në kllapi të thellë. Pak nga pak m’u bë një vegim, ku mijëra njerëz janë mbledhur para KQZ ku bërtasin “Edi, hap kutitë ose largohu!” Në krye të tyre është Lul Basha. Ngjan si një petrit i vërtetë. I gjatë dhe i pashëm si Koçi Bako në demonstratën e Korçës. E pashë të ngrihej lart nga turma. U dëgjuan disa të shtëna. Luli ulërinte “mos shkel rregulloren e bulevardit, rregulloren e bulevardit, këtu nuk jemi në bulevard, këtu nuk na vrisni dot”. Të shtënat vazhdonin. Populli mblidhej rreth Lulit dhe ai bërtiste, “Edi Rama, hap kutitë ose largohu”. Njerëzit e shtynin para, ai ngrihej sipër tyre si një flamur në valëvitje. Ishte një skenë që më përloti.  Pas xhamit të blinduar të KQZ shikoja Edi Ramën që mbante fort kutitë dhe nuk i hapte. “Nuk i hap kurrë kutitë, thoshte, se destabilizohet Shqipëria”. Populli jashtë buçiste nga thirrjet “Hap kutitë ose largohu”.

U dëgjuan sërish të shtëna. Dikush po jepte urdhër të qëllohej mbi turmën. Luli tundte rregulloren e bulevardit në dorë dhe thoshte ‘nuk qëlloni dot’. Dëgjova Ndreun që thoshte kujdes serverin e Gardës se mos na regjistrojnë. Por të shtënat vazhdonin. Pashë dikë që ra i këputur në tokë. Pastaj dhe një tjetër. Po na vrisnin. U çudita. Kush është ministër i Brendshëm, thashë, që po qëllon, do ta paguajë me jetë. Është Sokol Olldashi, më tha njëri tek veshi. Po çfarë ka ndodhur, e pyeta.

Ka manipuluar zgjedhjet, është shpallur fitues dhe Luli po bën protestë para KQZ-së.

Kush është ai që është vrarë, pyeta. I pari ra Gaz Dibra, më thanë, i dyti Ben Ibroja, është plagosur Seit Dollapi dhe ka marrë një plumb qorr Gent Strazimiri.

Të shpallen dëshmorë, u thashë. Janë katër heronj. Ata që qëllojnë si burracakë mbi turmat do ta paguajnë…

Turma vazhdonte të buçiste dhe Lul Basha ngrihej si një hero legjendar mbi shpatullat e tyre…

Më doli kllapia. U përmenda. Kishte ardhur Shkëlzeni, më kish sjell haloperidolin që përdor për raste të tilla. E kish njoftuar sekretarja. Ma kishin hedhur nga hundët dhe u përmenda.

-Çfarë po ndodh, i thashë sa u përmenda.

-Kutitë i prishëm, tha. Punuam gjithë natën, janë në rregull, i kemi prishur.

-Si ka mundësi që fitoi ky Olldashi, e pyeta.

-Jo babi, janë më 22 zgjedhjet. E kam fjalën për kutitë e votimit…

-Aha, i thashë. Se pashë një ëndërr të keqe shumë. Nuk e di sa kam fjetur…

-Jo, ke tre orë pa ndjenja babi, por mezi të bëri derman haloperidoli. Tani eja fli pak në shtëpi se je lodhur.

U nisa në shtëpi. Isha akoma i paqartë nëse e kisha parë ëndërr apo kish ndodhur ajo me kutitë. Pashë Bogdanin duke folur dhe u qetësova. Nuk paskësh ndodhur gjë me Lulin.

10 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Edi Rama, hap kutitë ose largohu!”

  1. davidi says:

    kur do shpetojme nga ky skizofren i makthshem… si se merr mortja

    1. Shpresart Memia says:

      KJOFSH I BEKUEM BACA SALI!

      “-Aha, i thashë. Se pashë një ëndërr të keqe shumë. Nuk e di sa kam fjetur…
      -Jo, ke tre orë pa ndjenja babi, por mezi të bëri derman haloperidoli. Tani eja fli pak në shtëpi se je lodhur.”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html

  2. H dial G says:

    hahahah me duket se ka peshty lart kete here dhe i ra fytyresss

  3. ramiu says:

    nje kufome politike qe do vazhdoje re qelbi deri ne shtator

  4. bmx says:

    Haloperidol eshte ilac per psikopatet.

    Haloperidol is an older antipsychotic used in the treatment of schizophrenia and acute psychotic states and delirium.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Haloperidol

  5. Lirim says:

    Loja me kukllat e Berishes, Lul e Olldash, duhet ndaluar. Demokratet e vertete te marrin kurajen dhe te flasin, te shperthejne furrishem, te ngrene zerin. Berisha duhet te shporet me gjithe langonjte e tij, te pastrohet krejtesisht PD e uzurpuar nga komunisti Berisha, vetem keshtu merr fund endra e keqe e 23 viteve, qeverisja e korruptuar e te ashtuquajtures PD.

  6. ustai says:

    O shqiptare mos u frikesoni nga nje monster qe po vdes!.Asgje ska per te ndodhur. Ajo qe eshte e sigurt se do te ndodhe eshte se PD do te shkermoqet me keto tentativa,dhe ne fund te fund te fundit do te shoetoje nga komunizmi berishian.

  7. Profesori says:

    Era e kësaj kufome do të ndihet për shumë vite akoma.

  8. Vlora says:

    jeni te papare ha ha ha ha

    BRAVO!

  9. MEMEDHETARI says:

    “Punuam gjithe naten,jane ne rregull,i kemi prishur.” ?
    Rrofsh,o Mero qe po ja fut “Antenen” deri ne rreze… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje