Shënime nga ditari i Doktorit më 19 korrik: Koha po provon që kemi fitu thellë

18 Korrik 2013, 20:09Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit më 19 korrik: Koha po provon që

Sot ishte një ditë e mërzitshme. Në zyrë nuk kisha asnjë punë. Pyeta sekretaren kush kish telefonuar, por ajo tundi kokën duke thënë askush. E pyeta për letrat që kishin ardhur, nuk kish asnjë. Mora shefin e marrëdhënieve me publikun, as atij nuk i kishte shkuar ndonjë letër. Hapa whatsapp, as aty nuk kisha mesazhe.

Atëherë vendosa të pyes si po shkon gara në PD.

Mora Gjergjin dhe e pyeta si po shkon lista e votuesve. Më tha se po shkon mirë. Kishin hequr shumë vetë nga lista se ishin bërë anëtarë duke pasur formular të fotokopjuar në vitin 2007 në Tiranë dhe Durrës. Mirë ua bëtë, thashë, se me siguri kanë qenë anëtarë me dy mendje. Janë anëtarësuar kur ka kandiduar Olldashi në Tiranë.

E pyeta a ka ndërhyrë ndokush në favor të Olldashit, më tha që kur u ke tërhequr vërejtje ti, nuk ndërhyn më njeri për Olldashin. Por më tregoi dhe një fenomen që më preku shumë. Shumë anëtarë të LSI në Durrës, Lushnjë, Vlorë dhe Tiranë nuk u ndahet shpirti nga koalicioni i integrimit dhe mbushin sallat ku shkon Lul Basha. E shikojnë atë si të ardhmen e tyre, si njeriu që do t’i bashkojë sërish në pushtet. Kur më vijnë këto lajme, e kuptoj sa dritëshkurtër është treguar Ilir Meta që braktisi koalicionin dhe shkoi me Ramën. Anëtarësia e tij prapë e ke kokën tek partia ime, prapë mbushin sallat tona. E kanë shpresën e tyre Lulin. E adhurojnë dhe unë shpresoj se me kalimin e kohës do ta duan dhe më shumë. Kjo po më bind se zgjedhjet ishin një aksident dhe duhet t’i injorojmë.

Më në fund ra zilja. Më mori dikush nga Vlora. Ishte nga PD e Vlorës. Më preku shumë. Më tha ‘Doktor, na kanë vjedhur. Ne kemi marrë në Vlorë më pak se më ‘97 kur na i numëroi votat Zani Çaushi. E kupton Doktor që na kanë vjedhur. Këta qenkan më keq se Zani Çaushi’. Më preku shumë. Pastaj më tha ‘kam një kërkesë. Do vijë ky Lul Basha në Vlorë dhe duam ta presim siç duhet. Duam të vëmë një parullë Berisha-Basha, jemi me ty. Na jep leje Doktor, tha, mos na e prish’. Më preku shumë. Mirë, i thashë, vëreni atë parullë.

Pastaj pashë kutitë e Lezhës, ato që ka kërkuar Njaziu. Dhe aty duket se ata kanë blerë vota. Pak, por kanë blerë. Ndërsa kutitë tona janë qartazi tonat, janë 99 përqind për PD. Aty nuk ka blerë njeri vota, janë të bindur vetë njerëzit.

E gjithë kjo më bindi se kemi fitue thellë. Shumë thellë, por na kanë vjedhë votat. Dhe LSI, që na ka marrë votat, ka menduar se do bëjnë koalicion me ne. Por Ilir Meta i ka prerë në besë dhe i ka çu votat tek Edi Rama. 85 mijë zemra të drithëruara demokrate që kanë votuar për LSI nga PD-ja sot kërkojnë drejtësi… Do luftoj për ta.

Në drekë më tha sekretarja se kemi një takim. U çudita shumë. Kush më kërkon ende mua, thashë. Me siguri miqtë e mirë njihen në ditë të vështira. Kur çfarë të shikoj. Ishin miqtë e mi nga Partia Komuniste e Kinës. Një delegacion i Partisë Komuniste të Kinës, i kryesuar nga drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Tian Yongxiang. M’u bë qejfi shumë. Burrë zotni dhe miku im i madh. Më shprehu respektin e madh të Kinës për mua dhe Partinë Demokratike që u përpoqëm sa mundëm të vinim në jetë mësimet që vijnë nga Kina. Më tha të jemi mirënjohës për hekurudhën Tiranë- Pekin dhe mësimin e gjuhës kineze. Ishte i dëshpëruar me atë që ndodhi. E dini ç’më tha miqtë e mi? Shpesh populli nuk i kupton udhëheqësit e mëdhenj, më tha. Ndaj dhe ne në Kinë kemi vendosur rregull që populli të votojë për një parti dhe partia të zgjedhë udhëheqësit e vet. Jo të gjitha gjërat i lihen në dorë popullit. Ka të drejtë në fakt. Duhet t’i kisha dëgjuar me kohë. U ndamë të përlotur dhe si vëllezër. Nuk kemi për të gjetur një mik të madh si ty, më thanë dhe ikën. U preka shumë. Ishim aq afër për ta bërë Shqipërinë si Kina, po mafia socialisto- puniste punoi kundër nesh, kundër ëndrrës sonë.

8 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit më 19 korrik: Koha po provon që kemi fitu thellë”

  1. Hysen Shoshori says:

    HA HA HA HA HA:
    Më shprehu respektin e madh të Kinës për mua dhe Partinë Demokratike që u përpoqëm sa mundëm të vinim në jetë mësimet që vijnë nga Kina. Më tha të jemi mirënjohës për hekurudhën Tiranë- Pekin dhe mësimin e gjuhës kineze.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/kush.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/pas-gjuhes-se-detyruar-kineze-ja-dhe.html

    1. Luli vocërr says:

      Po e puth në buzë edhe për pak ?

  2. 21janari says:

    Kinezet dolen nga Kryeministria me nga nje stemë me koken e Saluit, varur ne xhaketë.

  3. Amant says:

    Shoke te vjeter ideali….

  4. vlora says:

    “shumë anëtarë të LSI në Durrës, Lushnjë, Vlorë dhe Tiranë nuk u ndahet shpirti nga koalicioni i integrimit dhe mbushin sallat ku shkon Lul Basha. E shikojnë atë si të ardhmen e tyre, si njeriu që do t’i bashkojë sërish në pushtet.”

    E bukur kjo se LSI ka mbledhur hajdutet dhe hajdutet duan njeri tjetrin, u shkelqejne syte ijenava per te vjedhur e per te rrembyer, nuk dua shtet ata, nuk duan sistem.

    I mjeri Edi qe mbreme mezi u pergjigjej pyetjeve ne Hardtalk. dukej qe i vinte turp per vendin e tij, se eshte njeri me cipe ne faqe kerkon ti jape ketij vendi nje emer e nje vend ne bote. Me keta lloj kafshesh politikane na vjen turp neper bote se do na e kujtojne qe jemi popull i prapambetur, qe e ka korrupsionin si vulen e tij qe e dallon nga te tjeret.

  5. Labi 2 says:

    Keto jane enderrat enje nate vere te nje ishkryeministri dhe kuptohet qe jane pak,por te shihni enderrat e nje nate dimri te Saliserbit se do te jene te llahtatshme,me ferrin qe e pret.

  6. boing777 says:

    je ber per gjynah or mik….nejse keq ti nuk je se e ke nje shpi 125m,sa me honger buk ca lek te vogla ne bank i ke,,aman mor burr sa per gjynah je bo per zotin drejtove qeverin per 8 vjet u lodhe e u strapacove per ket popull dhe ne prap s,ta dijtem por ja dham votat atyre hajduteve te ps ata qe na shiten detin ata qe nuk lan cep te shqipris pa vjedhur nuk lan tendera tok det hidrocentrale e car nuk kan bo kta 8 vjet…ti ishkreti qe punove dit e nat per ket popull ti tashti po vuan shum je pa shpi pa buk pa euro…populli e ka fajin nuk dijtem car kemi humber nje udheheqes botror..

  7. ustai says:

    Shqiptare! Akoma nuk e kuptoni se sa keq e kemi kryeministrin ne detyre?
    Si nuk po reagon askush? As bashkeluftetaret,as militantet.As ata qe i ushqeu rende per tete vjet.As ata qe kerkon ti kete zevendesa.Po mire mo, prape neve te majteve na ngelet ne dore shendeti i tij?! E pra
    “Shpetoni ushtarin Rayan ” Zoti Meta thuaji nje fjale te mire! Zoti Islamaj, jepi nje statistike elektorale te pelqyeshme.Z. Duka, jepi ca leke te mbylle gropat e fushates!Z.Noka ndihmoje me djalin te kaloje valixhet. A do ta shpetojme apo jo?

    SHPETONI USHTARIN RAYAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje