Shënime nga ditari i Doktorit më 17 korrik: Përpara për mbajtjen e premtimeve

17 Korrik 2013, 21:12Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit më 17 korrik: Përpara për

Sot kam mbledhjen e qeverisë. Jam shumë i shqetësuar se si po shkojnë punët. Disa detyra që kam lënë të zbatohen, nuk kanë ecur fare.

Hyra në zyrë dhe ia nisa punës. U hodha një sy premtimeve të katër viteve më parë. Nuk duhet të dal nga kjo zyrë pa i realizuar. Jemi akoma në kohë, kam dhe dy muaj punë. E fillova me rrugët. Mora në telefon në drejtori të rrugëve.

-Nesër më bëni gati podiumin, i thashë, se do inaugurojmë rrugën Kukës- Has. Nuk e di pse nuk më keni njoftuar.

Zonja, me të cilën po flisja, heshti dhe nuk më ktheu përgjigje. Pastaj më mori dikush nga këshilltarët e mi dhe më tha që ajo ceremonia duhet shtyrë se rruga nuk mbaron dot.

-Po ne e kemi premtuar, i thashë.

-E vërtetë, tha, po nuk ka filluar fare. Vetëm kantieri është ngritur.

Më erdhi shumë çudi.

-Të shkarkohet Lejla Saraçi, u thashë, urgjent!

Po çudia vazhdoi. Më thanë se e paskësha shkarkuar më 2008-ën. S’di pse m’u kujtua ajo. E mendova për një moment dhe thashë të përurojmë një rrugë tjetër. Hapa premtimet e 2009-ës. E gjeta më në fund. Dua rrugën Kardhiq- Delvinë. E kisha përuruar tre herë fillimin. Me siguri ka mbaruar, thashë.

E mora prefektin e Gjirokastrës dhe i kërkova urgjent ceremoninë.

-Çfarë ceremonie Doktor, më tha.

-Do vij në Kardhiq, i thashë, të përurojmë rrugën Kardhiq- Delvinë. Se më kanë akuzuar se nuk e dua jugun.

-Po e kemi përuruar tre herë Doktor, më tha.

-Po tani do përurojmë mbarimin, i thashë.

-Nuk është bërë, më tha, vetëm 7 km është bërë. Janë dhe 27.

U çudita shumë.

-Të shkrihet drejtoria e rrugëve në Gjirokastër, i thashë.

-Është shkrirë, më tha.

Nuk e kuptoja ç’po më ngjiste. Fillova të mendoj për lindjen.

-Po përuroj Rrugën e Arbrit, thashë me vete. E kemi pasur premtim që më 2007-ën. Mora në telefon prefektin e Dibrës. Dhe ai njësoj. Më tha nuk ka filluar akoma rruga tamam, vetëm po zgjerojmë rrugën nga Bulqizë tek ura…

E shkarkova dhe atë.

-Je i pushuar, i thashë.

-Po pse, më tha, unë me Lul Bashën jam, nuk jam me Olldashin.

Nuk kisha ç’t’i bëja, më kapi mat dhe e ktheva në punë.

E kuptova se gjithandej nuk po më pyeste më njeri. Po më shmangnin përurimet. Të kisha përuruar ndonjë hidrocentral, thashë. Mora Gitën dhe e pyeta të më gjente një nga ata hidrocentralet që janë bërë gati t’i përurojmë.

-Nuk është bërë asnjë, më tha. U çudita shumë. Po ti më je dukur e kënaqur, i thashë.

-Po unë ua kam marrë paradhënie babi, tha, jam në rregull, por ata s’i kanë bërë pastaj, nuk është faji im.

U mërzita shumë. Po vinte orari i mbledhjes së qeverisë. Më ikën gjithë temat që kisha bërë gati të flisja për përurimet. Hapa dhe një herë premtimet. E gjeta. Rritja e pagave dhe pensioneve. Për këtë nuk do pyes njeri fare, thashë me vete. Do ta shpall, le të plasin nga inati. Për çudi Ridvani nuk reagoi, e pranoi në heshtje.

Kur mbaroi mbledhja, e pyeta.

-Hë, pse nuk pate kurajë ta kundërshtosh rritjen e pagave?

-Nuk kam arsye, tha. Nuk ka asnjë lek, kështu që nuk kanë të marrin as rogat, jo më rritjen.

Ky njeri nursëz ka qenë gjithnjë. Si nuk u gëzua një herë që populli do marrë lekë. Por kjo do mbahet mend si qeveri e fjalës së mbajtur. Përpara!

5 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit më 17 korrik: Përpara për mbajtjen e premtimeve”

  1. Vlora says:

    “Ky njeri nursëz ka qenë gjithnjë. Si nuk u gëzua një herë që populli do marrë lekë. Por kjo do mbahet mend si qeveri e fjalës së mbajtur. Përpara!”

    Sa e gjetur kjo. Ehuhaaa ku pyet Salihi, ecen me te veten ai. ne mendjen e tij ka plane dhe i realizon ato.

    Perpara per inerci o mavriu Sali

  2. 21janari says:

    Tani qe te gjitha premtimet “i realizove”, 1 milion shqiptare kane nje kerkese:

    TE KEPUTESH QEFEN!!!

  3. Rrofsh e qofsh, na hoqe mahmurrllikun me ket shejton-antene, e o sa kom qesh,
    J’u shtofte gezimi( ty & kolegeve), shnet e t’mira!

  4. ramiu says:

    deri sa te groposet kjo kufome politike ere te qelbur do te vije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje