Shënime nga Ditari i Doktorit: Armiku më i rrezikshëm, armiku që harrohet

27 Korrik 2013, 20:35Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Armiku më i rrezikshëm, armiku

Sot e nisa ditën me një telefon nga Laura. Zëdhënësja e njohur e PD-së, më mori e shqetësuar dhe gjithë ndrojtje.

-Më ka bërë disa sms ky Lul Basha, më tha. S’di si të sillem me të.

-Çfarë të shkruan, e pyeta i shqetësuar?

-Më thotë kam një deklaratë për shtyp në emër të PD-së, a do ma lexosh pak?

I thashë t’i përgjigjet pozitivisht.

-Po do ta shikosh ti pak para se ta lexoj, më tha?

Nuk ka problem, i thashë, se e kam parë kur ja dërgova Lulit.

Laura u qetësua.

-Mirë ,do ta bëj, tha. Do dal ta lexoj. Por, se si më erdhi që ai më tha jam kryetar i PD-së. Ne jemi mësuar me ty dhe të duam ty të na urdhërosh.

U preka shumë. E falenderova për besnikërinë e saj dhe i thashë që duhet të mësoheni pak nga pak, që unë tani nuk kam moshë t’i urdhëroj të gjithë. Unë do urdhëroj Lulin, ai do t’u urdhëroj juve.

E pranoi si logjikë dhe tha dakord me një zë të mekur. Mua mu duk se po qante.

Pastaj më mori në telefon Paloka. Më pyeti si t’ia bëjmë këtij Patozit, se njerëzit kërkojnë të dënohet, por kanë frikë se e mbron ti.

-Në asnjë mënyrë, i thashë. Nuk kam ndaluar njeri t’ia thotë të vërtetën në fytyrë kujtdo që del  kundër Partisë Demokratike.

U prek shumë dhe e pashë se filloi të ngashërehej.

-Ta dish Doktor sa e kam pritur këtë ditë, tha. Kam që nga viti 1997 që e pres këtë ditë. Ai shfrytëzoi rastin që unë u tremba dhe ika ca muaj jashtë Shqipërisë dhe më zëvendësoi tek RD-ja. Ç’të të bëja ty, se dija unë si sillesha me të.

Më erdhi shumë keq për vuajtjet e këtij njeriu. U kujtova se për vite të tëra ai vërtet e vuante këtë gjë, pinte, bëhej agresiv dhe luante bixhoz. Nuk e dija që e kishte nga kjo gjë gjithë marazin. Ndonjëherë ne e harrojmë dëmin që na sjell armiku dhe nuk e kthejmë kokën pas, por armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet.

U preka shumë nga fjalët e tij dhe e inkurajova ta thoshte të vërtetën publikisht. Dhe po mendoja se diçka më e hidhur fshihej në atë denoncim. Kur mendoj që Paloka është më trimi që kam dhe ja ka mbathur më ’97, kurse Patozi më i urti, dhe ka qëndruar këtu, më rezulton se ai do ketë pasur marrëveshje me socialistët që nuk e preknin. Tani po dalin gjithë të vërtetat.

E mbylla me Palokën dhe më mori në telefon Trashani. Dhe ajo ishte e merakosur.

-Dua të shkruaj një status në Facebook Doktor, më tha, por më jep fjalën që nuk të ngelet qejfi.

-Përse do ta shkruash, e pyeta, duke menduar që do ti ngelej qejfi pse s’u bë deputete?

-Dua të denoncoj intervistën e Patozit, tha. Ai i pafytyrë  ka përfituar nga pushteti i PD-së, duke u martuar dy herë. Demokratët e thjeshtë mezi martohen një herë. Tani del e fyen partinë që e bëri njeri.

Në fakt kishte të drejtë. Nuk më kishte shkuar në mendje kjo gjë. Kur e dëgjoja nga goja e një femre të ndershme merrte kuptim.

-Shkruaj çfarë të duash, i thashë. PD është parti e njerëzve të lirë, që mund të thonë ç’të duan kundër armiqve të saj.

U prek shumë.

-Falemnders Doktor, më tha.

I thashë po e shkruaj dhe po ta përcjell.

-Jozi e ka pa dhe i ka pëlqy. Aman Doktor, bëje këtë Jozin nënkryetare partie, se veç ajo nuk i fal këta tradhtarët.

-Ke të drejtë, i thashë, do ta mendoj dhe do t’i them Lulit. Siç e di, tani ai është kryetar. Mos e harroni këtë.

-Jo Doktor, nuk e harrojmë kurrë.  Po sa herë shikojmë atë, na kujtohesh ti dhe na mbushen sytë me lot. Ndaj të marrim ty.

U preka shumë. Ja çdo të thotë demokratë të vërtetë, njerëz që në ditë të mira e të këqija të japin shpresë se në PD mbeten gjithnjë më të mirët. Përpara.

10 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Armiku më i rrezikshëm, armiku që harrohet”

  1. dashamiresi says:

    Sukses shokut,doktorit,profesorit,te pazevendesueshemit,mikut,zemres tone demokratike,frymezuesit,vlera absolute e pd,fati i saj(se mos te ishte ai nuk do kishte as demokraci) sh.z.salberi se ai qe ka emrin si kryetar i sapo zgjedhur,eshte(ne funksion te tije)zedhenes biles biri i tij qe e do aq shum.Edhe njehere suksese kryetarit te faktit!

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      Ngaqe e kam degju me veshet e mi ne tavoline Paloken ne 97′ me pelqen:

      “…-Ta dish Doktor sa e kam pritur këtë ditë, tha. Kam që nga viti 1997 që e pres këtë ditë. Ai shfrytëzoi rastin që unë u tremba dhe ika ca muaj jashtë Shqipërisë dhe më zëvendësoi tek RD-ja.

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/face-off.html

  2. Aleksandër Matrënga says:

    si gjithnje koherent me ngjarjet dhe brilante,e mrekullushme

  3. Aleksandër Matrënga says:

    por edhe krahasimi sarkastik shume i goditur”Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet “-thoshte enveri dhe ky enveri ri nuk i ndahet hap pas hapi atij te ndierit.Aferim

  4. 21janari says:

    Diktori sot po shkruan Ditarin me teme : Armiku i brendshem mbeshtet nga ai i jashtem

  5. cr says:

    Te shkretet. sa besim kane tek kryetari legjitim. Ja, keshtu, si ne kete fejton bejne vertet ca njerez imagjinare qe u ka lepire trurin doktorri. S’ kane as sy e as veshe, pra le mendje e zemer. Te mjeret. jetuakan ky soj njerezish me mire me shtetin qe s’ u be kurre shtet.

  6. Vlora says:

    ha ha ha ha

    doktori: jeni mendim i lire ne pd mund te thoni cte doni(por para se ta shkruani me merni leje muuuuuu)

  7. Vlora says:

    “Jo Doktor, nuk e harrojmë kurrë. Po sa herë shikojmë atë, na kujtohesh ti dhe na mbushen sytë me lot. Ndaj të marrim ty.”

    Fantastike fare, kukulla me emrin Lule

  8. sb says:

    U ula te shkruaj tek faqja ime ne Facebook,por padashur me shkoi nje pordhe e vockel.Proverbi im i dashur thote qe shume pordhe te vogla bejne nje pordhe te madhe.I merakosur se padashur mund te me shkonin ca te tjera,hapa wikipedian te konsultohesha me simptomat e pleqerise.Ah,ja tek e paskan shpjeguar!Thote qe kur nuk arrin te ndjesh pordhet e vogla,medemek te qenka pjerdhur mendja.Mora Lauren ne telefon dhe i kerkova mendim,nese kish vene re ne fytyren time shenjat e pleqerise.Laura filloi te qante,duke me thene ne konfidence qe armiq te paidentifikuar(me shume te brendshem sesa te jashtem)paskan sprucuar ne ajer nje lloj gazi alergjik qe shton puçrrat ne fytyre.Edhe ajo qenka kontaminuar nga ky lloj gazi.U preka shume.I premtova se shume shpejt do sillja nga shtetet mike te Karaburunit dhe Karavastase skuadra te specializuara dekontaminuese.Serish iu ktheva Wikipedias.Nje studim interesant mbi pordhet e pleqeve thenka qe keto pordhe qenkan alergjike dhe mund te shkaktojne puçrra ne fytyre.Dreq o pune!Po sikur skuadrat e Karavastase dhe Karaburunit te zbulojne qe burimi i alergjive qenka bytha ime?JJooooo,absolutisht,jo,kjo eshte imperative!Me duhet te gjej nje zgjidhje tjeter.

  9. Gjergji says:

    Jo nuk urdheroj une te gjithe. Tani une urdheroj Lulin, ai ju urdheron juuuuuuuuuuuuu. Ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa. Atehere kush eshte krietari?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje