Sot është një ditë historike. Më mori në telefon qysh në mëngjes kryetari i Partisë Demokratike. Po, po . Ishte vet Lulzim Basha. Më mori direkt, pa sekretare, pa ndërmjetës. Mu bë qejfi shumë. E hapa telefonin me duart që më dridheshin nga emocioni. Më përshëndeti. Po, po, më përshëndeti. Më tha mirmëngjes Doktor. Për mue ishte një gëzim i madh. I thashë fol pa frikë! Foli! Ishte një ngjarje historike. Kërkesa e tij ishte shumë e thjeshtë.
“E kuptoj, tha, që për ty është pak bezdi, por u bënë dy ditë që jam zgjedhur kryetar dhe kam pak emocion. A ka mundësi tha, të flasësh dhe sot ti për mua. Njerëzit të presin, elektorati të pret, militantët të presin, unë të pres…Thuaj dy fjalë Doktor. Çfarë të duash ti, boll të flasësh…”
Më preku shumë. Ishte vet kryetari i PD. I thashë do ta bëj patjetër. Të jam betue, i thashë, që do më kesh pranë tek koka sa të jem gjallë. Nuk e shkel fjalën e burrit. Dhe vendosa të flas.
Çfarë të them, thashë me vete. Çfarë mund të thuash për këtë njeri të mrekullueshëm, të brishtë, timid, ..E gjeta. Ka tmerru Edi Ramën. Po, po, e ka tmerru. Dhe jo vetëm atë, por dhe më gjerë. E gjeta më në fund çfarë do thosha në emër të tij. Edi Rama ka mendue se tani që unë dhashë dorëheqjen, partinë do ta marrë dikush tjetër që nuk ka lidhje me mue. Tani ështe tmerruar kur ka parë që partia është në dorën time. Po, po është tmerrue. Do t’ia them këtë.
Bëra postimin dhe e nisa. Mora menjëherë qindra like. Kjo është e vërteta e hidhur. Edi Rama është tmerruar që partia është ende në duart e mija.Është i tmerruar që unë do të jem ende i pari. Që unë do të flas në emër të Lulit.. Që unë do të drejtoj betejën ndaj tij. Po, po ai është i tmerruar nga unë. Është mendjemprehtësia e Lulit dhe largpamësia e tij si lider i lindur, që ta tmerrojë Ramën duke ma lënë mua këtë përgjegjësi. Kjo është e vërteta.
Më pas mori prapë Luli. Ishte përsëri i emocionuar dhe i dridhej zëri. Të mora për të të falenderuar për postimin, tha. Ishte diçka që nuk e prisja. Më tha dhe Kunati dhe vjerri që ishte diçka e rrallë. Të falenderojmë si Familje.
U preka shumë. E falenderova dhe unë.
-A mund të të pyes diçka më, tha?
-Patjetër, i thashë.
-Mos ju pengoj gjë, më tha?
-Në asnjë mënyrë, i thashë.
-Çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë tani si parti, më tha. Si do ta realizojmë programin tim. U kam premtuar njerëzve se do të mbroj të pushuarit nga puna.
-Të përshëndes, i thashë. Kjo do të jetë beteja ime dhe vetëm imja. Askush më shumë se unë nuk e kupton në këto momente, se çdo të thotë të të pushojnë nga puna. Do merrem vet me këtë gjë.
-Më vjen keq Doktor, më tha, mos ma merr për ters, nuk e kam për Ju, më tha. Kishte menduar për një moment se mua më kish ngel qejfi që ai u bë në vend tim kryetar i PD-së.
-Në asnjë mënyrë, i thashë. E kam fjalën që do t’ia lë qeverinë një njeriu të papërgjegjshëm, antikombëtar. Që është çerdhe e krimit, drogës dhe prostitucionit dhe që ka bërë entuziast gjithë mafien politike në Evropë dhe SHBA.
-E kuptova, më tha i turpëruar. Na duhet ndonjë ide, Doktor. E kam premtuar këtë tani, më duhet të bëj patjetër diçka.
-Patjetër, i thashë. Shkruaj!…
-Prit një minutë Doktor, tha, sa të gjej një letër.
-E para, i thashë, duhet të mbajmë shënim emrin e çdo njeriu të pushuar nga puna dhe të studiojmë votën e tij për kë ka votuar në parti.
E dyta të verifikojmë se cilët nuk do të pushohen nga puna dhe si kanë votuar ata për ty.
E treta duhet të hartojmë një strategji ndaj atyre që nuk i pushojnë nga puna. Ata mund të jenë lidhje e grupit armiqësor brenda PD-së dhe Rama kërkon t’i mbajë në punë që të dëmtojë PD. Duhet të bëjmë çmos t’i heqim të gjithë. Vetëm ashtu forcojmë partinë dhe rrisim shpresën.
-Po unë u kam premtuar mbrojtje, më tha?
U preka shumë nga sinqeriteti i tij. Po, mbrojte do tu japim, i thashë, por në fillim duhet t’i heq ai nga puna. Problemi është me ata që nuk heq, jo me ata që heq. Ata që heq s’kanë ku venë, tek oborri jonë do vijnë. Prandaj sytë katër për ata që mbeten. Ata janë armiqtë tanë të mëdhenj.
Nga ana tjetër e telefonit dëgjova që një zë të ngashëryer. Faleminderit Doktor, më tha. Kjo s’do më kishte shkuar në mendje kurrë. Ja e vërteta pse ne nuk bëjmë dot pa ty. Të jam shumë mirënjohës. Të lutem më lejo të të marr dhe nesër në telefon.
-Patjetër, i thashë. Përpara!
E kam thene edhe me pare:DON KISHOTI ME SANCO PANCON!
Jo Feniks,Don Kishoti dhe Sancoja nuk i bene zarar njeriu tjeter,vec vetes se tyre.
Kjo dyshe bastardesh eshte kriminale ne cdo qelize,dhe ka vetem krimin si kararin e mbijeteses se vet.
HA HA HA HA HA HA HA HA HAHA HA, PERPARA:
Nga ana tjetër e telefonit dëgjova që një zë të ngashëryer. Faleminderit Doktor, më tha. Kjo s’do më kishte shkuar në mendje kurrë. Ja e vërteta pse ne nuk bëjmë dot pa ty. Të jam shumë mirënjohës. Të lutem më lejo të të marr dhe nesër në telefon.
-Patjetër, i thashë. Përpara!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/nekropolitikanet.html
me shume eshte merzitur laura vorpsi sepse do ngelet pa pune
luli tani e tutje do te jete zedhenesi i saliut
me komplekset e doktor shures sali Berisha edhe ne nuk bejme dote pa DEBILLIQET e tij , u mesuam ,por nje lutje e kam ;
O ZOT na lere fukarenje e na mbro nga IDIOTIZMAT , E SHPIRT, LIGESIA E MOSTRES , nUK BESOJE SE NE SHQIPTARET , me keq se sali Berisha, te kemi nje te dyte ne mije vjeçarin e a..rdhshem… do ZOTI dhe jo ,
e si e perfytyroni o njerz DJALLIN ?”””””””
A NUK I NGJAN ai ”” djalli ”’ Sali berishes ?????????? Sikter SHEJTAN………. PUUUUUUUUUUUU….TOBE STRAFULLA……….
O SAL TE folte HOXHA NE reze te veshit, ME DUKET se SALI BERIHA do behet LUGATI i shqiperse , ishte edhe enveri i keq po nuk u be lugat
Qe luli eshte nje monster e saliut kjo dihet por qe te marr leje edhe per te bere shurren kjo eshte e papranushme.Nje qenie e gjalle qe zvarrite e qe nuk vlen as per kryetar bashkie e as per kryetar oborri dhe jo i PD.Ta gezojne pede-istat.
Hahaha! Tani e kuptova pse paskam qene “armik” nga 2005-a ?
Po si nuk turperohen qe publikojne keto biseda? Ne nivele kaq te ulta nuk mund t’i imagjinosh.Shyqyr qe nuk jetoj ne Shqiperi. (Sigurisht e them me keqardhje dhe me urrejtje).
aman mero po nuk e botove si liber te gjthe antenen apo ta serializosh