Sot është një ditë e madhe, historike për PD-në. Votuesit e Partisë Demokratike kanë zgjedhur Lulëzim Bashën kryetar të saj. Qysh herët në mëngjes, më telefonoi Gjergj Lezhja dhe më dha sihariqin.
-Ka fituar mbi 90 përqind Doktor, më tha.
Në fakt m’u duk shumë dhe i thashë se në dijeninë time ka fitu 80 përqind.
Gjergji e korrigjoi fjalinë dhe ma pranoi se në fakt kishte fituar 80 përqind. U gëzova shumë.
E pyeta si kish shkuar procesi i votimit. Më tha, i kena verifikuar votat një për një dhe ajo Jozefina që bën sikur ka votu për Lulin, ka votu për Olldashin. Në fakt e prisja këtë. E pyeta për gjithë kryesinë dhe më tha se kanë votu për Olldashin. Vetëm Pollo ka mbetur njeriu më besnik, më tha.
Isha i qartë dhe për këtë. Të tjerët nuk më interesonin. Nuk e pyeta më.
U nisa drejt selisë së PD-së. Militantët më prisnin përpara dhe më pritën me brohoritje, Sali Berisha, Sali Berisha… Rojet çanë rrugën me vështirësi dhe bllokuan derën. U ngjita në kat të dytë. Kërkova Lulin. Nuk po e shihja askund. I bëra telefon. Po çfarë kish ndodhur do thoni ju? Nuk e linin të futej në selinë e PD-së se nuk i hapnin derën fansat e mi. I thashë rojës t’ia hapte rrugën dhe më në fund e futën brenda.
Gazetarët po prisnin tek salla e mbledhjeve. Vendosa të mbaj një fjalim të rëndësishëm. Mora gjithë biografinë e Lulit qyshkurse ka qenë komisioner në vitin 1991 në fushatë. Në fakt atëherë ai nuk plotësonte moshën për komisioner, por edhe sikur ta ketë pasur në mendje, mjafton. Rëndësi ka që ka pasur vullnet të mirë të ishte me PD. E fillova nga 1991, pastaj i përmenda 2001, kur ai shkoi në Kosovë… m’u kujtuan të gjitha ç’më tregonte Argita për të, si buzëqeshte atje, si punonte DJ natën, si ndërronte kravatat, si buzëqeshte… Këtë Argita ma përmendte gjithnjë… Pastaj si e mora në Tiranë, si buzëqeshte, si e bëra deputet, si buzëqeshte, si e bëra Ministër të Transporteve, si buzëqeshte, si firmosi për Rrugën e Kombit, si buzëqeshte, si deshën ta fusin në burg, si buzëqeshte, si e bëra Ministër të Jashtëm, si buzëqeshte, si firmosi Marrëveshjen për Detin me Greqinë, si buzëqeshte… si e bëra Ministër të Brendshëm, si buzëqeshte, si i thashë duhen vrarë këta palaço më 21 janar, si buzëqeshte… si e kandidova për kryetar, si buzëqeshte, si na duheshin dhe dhjetë vota të fitonim, si buzëqeshte, si i thashë mos u mërzit se do t’i gjejmë patjetër dhjetë vota, si buzëqeshte, si i gjetëm dhe e bëmë kryetar, si buzëqeshte, si i tha Argita pas 23 qershorit se do bëhesh kryetar i PD-së, si buzëqeshte…. ja thashë të gjitha këto dhe ai buzëqeshte në krah tim. Buzëqeshja e tij ishte llamburitëse, mahnitëse, e sinqertë dhe shpresëdhënëse për PD. Fola gjatë për të. Ai buzëqeshte. Kamerat e transmetuan direkt për gati gjysmë ore fjalimin tim. Në historinë e këtij vendi ka qenë fjalimi më i gjatë i transmetuar live nga një anëtar i thjeshtë partie.
Pastaj mbarova. Kamerat u ulën, mblodhën veglat dhe ikën. Unë instinktivisht shkova në zyrën time në kat të tretë. Luli erdhi pas meje… Buzëqeshte.
-Çfarë ka ndodhur, e pyeta.
-A mund thuash kamerave të kthehen t’u them dhe unë dy fjalë, të të falënderoj ty, më tha… U preka shumë.
-Patjetër, i thashë, u them unë kamerave të kthehen.
Mora zëdhënësen në telefon dhe ia shpjegova situatën. Ndjehej një lloj bezdie tek ajo, por në fund e bëri. Luli zbriti poshtë dhe bëri atë deklaratën për mua. Pastaj u ngjit prapë lart. Po e prisja, por po vononte. I rashë telefonit.
-Ku humbe, i thashë.
-Jam këtu tek paradhoma, më tha, por s’po më le sekretarja të hyj.
-Më vjen keq, i thashë. Hyr se je si në shtëpinë tënde. Kjo është një datë e madhe për PD. Më 23 na mundën, më 23 do i mundim. Ata nuk të deshën ty, por ne të zgjodhëm ty dhe ti mos e harro kurrë këtë.
Buzëqeshte pa fund. I lexohej gëzimi në fytyrë.
me i lumturi me BUZEQESHJEN E lulit eshte edhe BEN çIKAGOJA,LULI ESHTE DJAL I BUKUR, KETA DJEM NA DUHEN NE TE pd, i bukur dhe i qeshur
TRAGJIKOMEDI
“Sot është një ditë e madhe, historike për PD-në. Votuesit e Partisë Demokratike kanë zgjedhur Lulëzim Bashën kryetar të saj. Qysh herët në mëngjes, më telefonoi Gjergj Lezhja dhe më dha sihariqin.
-Ka fituar mbi 90 përqind Doktor, më tha.
Në fakt m’u duk shumë dhe i thashë se në dijeninë time ka fitu 80 përqind.
Gjergji e korrigjoi fjalinë dhe ma pranoi se në fakt kishte fituar 80 përqind. U gëzova shumë.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/i-emeruari.html
E keni pare filmin “Ushtari i mire Shvejk” A nuk qeshte keshtu edhe Shvejku?
do rri pa gjume tere naten……..u gezova,
Nuk e di a do buzeqeshe kur ti vene hekurat???
kot e ka dhe zoti Olldashi
O Dymi,duke filluar nga shtatori ushtari i mire Shvejk do te kthehet tek nentoger Dubi si bashku me 32000 ushtaret e tij dhe do t’i paraqese forcen nje here ne jave Gjeneral Zheleznovit(nenkupto-Berishes),pastaj mund te takohen se bashku ne qeli,duke ngrene supe.
…”Kamerat e transmetuan direkt për gati gjysmë ore fjalimin tim. Në historinë e këtij vendi ka qenë fjalimi më i gjatë i transmetuar live nga një anëtar i thjeshtë partie”
Mero, (ose kushdoqofsh ti qe e ke shkruar kete …) je gjigant, kjo eshte ajka e ajkes
ha ha ha ah
“Qysh herët në mëngjes, më telefonoi Gjergj Lezhja dhe më dha sihariqin.”
hahahahahaha
J’adore!!!!
Bravo, bravo …. Duam prape se me ditarin gati na duket simpatik Dok-u.