Sot kam dy lajme. Një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajm i mirë ka të bëjë me zgjedhjet në PD. Ato janë një fitore historike, janë zgjedhjet më transparente të bëra në historinë e njerëzimit. Ato janë zgjedhje të pastra, transparente dhe të qeta. Për të qenë transparentë deri në fund, vendosëm t’i bëjmë fletët e votimit me numër rendor. Kështu çdo gjë është transparente. Nëse dikush i ka dhënë fjalën Lulit dhe nuk ka votuar për të, ai ka të drejtë të hap kutitë, të verifikojë votën dhe ta bëjë transparente. Ky është modeli më transparent i zgjedhjeve në botë. Gjithkush mund të mësojë se si ka votuar dhe për kë ka votuar. Nga ana tjetër gjithkush që ka votuar për Olldashin dhe kërkon të fshihet, nuk fshihet dot. Do t’ia gjejmë votën kudo që ta ketë hedhur.
Një arritje e madhe ka qenë dhe spastrimi i listës nga demokratë fallco. I pamë një për një gjithë listat dhe hoqëm prej tyre gjithë njerëzit që nuk kanë njohur kontributin historik të Lulit në PD. Nuk mund t’i besojmë fatin e demokracisë njerëzve të tillë. Por u treguam të hapur dhe transparentë. Shtuam në lista dhe njerëz të partive të tjera, boll që pranojnë kontributet e Lulit. Gjithçka shkoi mirë.
Në drekë në shtëpi mbizotëronte një atmosferë gëzimi. Vajza, djali, gruaja, të gjithë ishin të gëzuar që Lulit po vazhdonte t’i ecte në jetë.
Por pasdite ndodhi një gjëmë. Edi Rama, me bandat e mafies dhe drogës, bllokoi rinumërimin e votave në Lezhë. Ishte diçka që e kisha paralajmëruar prej kohësh. E dija që do të ndodhte. E dija që Edi Rama do përfundonte këtu. E dija që ai e ka tmerr hapjen e kutive. E mbaj mend pas vitit 2009 që bënte demonstrata me parullën “Hap kutit ose ik”, dhe sa herë unë i thosha eja t’i hapim kutitë, thoshte jo, jo, se përtoj tani, më mirë ik ti. Por unë s’mund të ikja. Kështu dhe kutitë mbetën pa hapur.
Ai është një armik i egër i hapjes së kutive. Nuk ka dashur kurrë ta bëj këtë. Tani më detyroi mua ta fus dhe në kod. Ai është një shpirtzi që akuzoi komisionerët e vet duke u thënë u ka ble Sali Berisha dhe kini firmosë. Në fakt ai më akuzoi mue, por ai e ka bë këtë gjë me të mijtë.
Pra, Edi Rama, ky armik i madh i shqiptarëve, ky njeri që ka tmerr hapjen e kutive, e provoi sot se nuk ka qenë kurrë për hapjen e kutive. Edhe tek restorant ‘Krokodili’, kur i tha Fyle ‘ore ti pse nuk do t’i hapësh kutitë’, tha ‘nuk kam guxim se më duket sikur do dalë Sali Berisha brenda në vend të fletëve’. As në vitin 2011 nuk donte të hapeshin kutitë. Mbushi kutitë për vete si fitues dhe donte të ribëhej kryetar pa hapur kutitë. Por ne i hapëm me kujdes dhe durim, kërkuam cep më cep të Tiranës sa gjetëm ato vota që na duheshin dhe i përfunduam zgjedhjet me sukses.
Të njëjtën gjë duam të bëjmë dhe tani. 42 mandate i kemi, na duhen dhe 30 mandate dhe gjithçka është në rregull. Ne duhet të hapim çdo kuti, t’i gjejmë aq mandate, por Edi Rama nuk na lejon. Ai ka blerë komisionerët tanë dhe Kolegjin Zgjedhor. Ka blerë Gjinovefën, Tomën dhe gjithë të tjerët nga frika se ia bënin si më 2011. Por ne nuk do t’i tolerojmë.
Tani e kuptojmë dhe më qartë se përse para zgjedhjeve, Edi Rama thoshte Sali Berisha duhet të pranojë rezultatin dhe humbësi duhet t’i japë dorën fituesit. E thoshte gjithandej në Tiranë dhe Bruksel. Nuk linin vend pa e thënë që Sali Berisha duhet të njohë zgjedhjet. Tani e kuptova pse e thoshin. Ata i kishin parablerë popullin.
Kolegji është një institucion i turpshëm, që nuk do ta njohim kurrë. Zgjedhjet ishin një farsë që nuk do t’i njohim kurrë. Ne njohim vetëm KQZ-në e pastër, unanime dhe të vendosur, që drejtohet nga Lefteria. Zgjedhjet janë një shëmbëlltyrë e pastër e fytyrës së saj. Ne do ta mundim këtë bandë mafioze. Përpara!
DOKTOR; ATE QE TE BO MAFIA,
S’TA BO AS LIRIA ?
“E dija që do të ndodhte. E dija që Edi Rama do përfundonte këtu. E dija që ai e ka tmerr hapjen e kutive. E mbaj mend pas vitit 2009 që bënte demonstrata me parullën “Hap kutit ose ik”, dhe sa herë unë i thosha eja t’i hapim kutitë, thoshte jo, jo, se përtoj tani, më mirë ik ti. Por unë s’mund të ikja. Kështu dhe kutitë mbetën pa hapur.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/doktorit-i-iken-truri.html
…që drejtohet nga Lefteria. Zgjedhjet janë një shëmbëlltyrë e pastër e fytyrës së saj.
Gjigand je!
Kam një kuriozitet: A e lexon Salë haluçinanti, gazetën TEMA? Do të më pëlqente shumë të kundroja shtrëmbërimet haluçinante të fytyrës së tij kur lexon këto shkrime dhe Lirinë duke u munduar ta qetësojë duke i dhënë ilaçet.
“Të njëjtën gjë duam të bëjmë dhe tani. 42 mandate i kemi, na duhen dhe 30 mandate dhe gjithçka është në rregull.”
ha ha ha ha ha,ska nevoje per koment