Sot është dita e parë që unë jam demokrat i thjeshtë. Luli sot ka ditën e parë që është gdhirë kryetar partie. Jam shumë i gëzuar. Më duket se kam realizuar ëndrrën time. Njësoj sikur t’ia kisha lënë fëmijëve të mi.
Më mori që herët në mëngjes në telefon. Në fakt kisha marrë Lilin. E kish pyetur ‘a mund ta shqetësoj Doktorin’. Ajo më pyeti mua dhe unë mora telefonin. Ishte shumë i ndrojtur.
-Nuk dija si ta nisja ditën, më tha, dhe thashë të të marr një herë në telefon.
-Ke ba shumë mirë, i thashë. Më merr sa herë të duash, mos ki turp. Mua më ke ose këtu, ose në zyrë në PD.
-Faleminderit shumë, më tha. Për këtë të desha. Kam menduar gjatë dje dhe them që zyrën tuaj ta zgjerojmë dhe pak, ta përfshijmë gjithë katin dhe ta bëjmë në një farë mënyrë si katin e nderit në PD. Mos të afrohet njeri dhe të mbetet zyra e vërtetë e kryetarit të PD.
I thashë nuk ka nevojë me u zgjerue, por krah saj është një zyrë e vogël që e ka pas përdorë Bamir Topi dhe e nxita ta marrë atë për zyrë.
-Jo atë Doktor, nuk e dua, tha, se është ters. Dua një zyrë simbol të një njeriu besnik ndaj teje. Dua të marr zyrën që ka pasur Azemi.
-Shko, dëgjo, tani o zotëri, zyra e Azemit ishte 2.30 me 2 metra, gjithsej 5 metra katror. Në fakt atëherë ishim keq për zyra. Më thoshte gjithmonë ma ke zgjedhë zyrën si varr dhe në varr shkoi. Nuk bën për ty.
-Po unë kam vendosur të eci në gjurmët e Azemit doktor, të jem besniku yt.
-Tani zotëri, i thashë, duhet të zgjedhësh ose të jesh besnik ndaj meje, ose si Azemi. Se të dyja nuk shkojnë. Dhe mësoje pak historinë e PD tani, mos dëgjo çfarë themi ne nëpër TV. Më mirë si Bamiri, se sa Azemi.
-Ashtu, më fal, nuk e dija, më tha. Po të jetë kështu, tërhiqem. Më jep zyrën e Pashkos se unë i kam idhull këta themeluesit.
-Tani o zotëri, të thashë që duhet të mësosh pak historinë. Nuk ka pasur Pashko fare zyrë në PD. Bile nuk ka qëndruar kurrë në PD. Dhe kur u rikthye më 2005, nuk shkeli kurrë në PD, vetëm ndonjë herë tek zyra ime. Dhe këtë fjalën “besnik” si Pashko mos ta dëgjoj më. Ose besnik, ose si Pashko.
-Më fal Doktor, tha, se kam qenë i vogël e s’i mbaj mend mirë, po ja ngaqë kemi dëgjuar që janë themelues, ndaj. Sidoqoftë desha të të them që zyra do mbetet e juaja sa të jeni gjallë. Unë do rregulloj diçka në kat të parë ose të dytë. Ka vende plot.
U emocionova shumë dhe i urova fat. I thashë mos t’i vijë zor, të më marrë kur të dojë në telefon.
Pastaj shkova në mbledhje të qeverisë. Ishin disa vendime të vështira. Duhet të miratonim një ligj për kontributet shëndetësore. E anulova se thashë Edi Rama e ka në program falas. Ta shikojmë si do ta bëjë. Ai Olldashi nuk kish ardhur fare në mbledhje. U mërzita shumë. E paralajmërova që do shkarkohesh nga ministër dhe nga gjithë detyrat partiake. Nuk më ktheu përgjigje fare. Me thënë të drejtën u mërzita. Pyeta njeriun tim në ministri dhe më tha po bën gati dosjen e Lulit për Rrugën e Kombit t’ia lërë pasardhësit socialist gati për gjyq. U mërzita shumë. E mora në telefon, i thashë jam Sali Berisha, je i shkarkuar.
Më vjen keq, tha, një demokrat i thjeshtë nuk shkarkon dot një ministër. Palaço d.m.th. Njeri pa dinjitet. Mendon se kryetarit ia jep postin statuti. Atë e jap unë. Mund të zgjidhet kush të dojë, por kjo nuk do të thotë që shkarkohem unë. Thjesht është dhe një tjetër. Kjo nënkupton faktin që pushtetin e ka një demokrat i thjeshtë si unë, por jo se nuk kam pushtet.
Do ta shikoj seriozisht punën e tij.
Dëgjova dhe një të huaj që këndon si gjeli majë plehut. Thotë që ka pasur manipulime në zgjedhjet e PD. Ai qyqar quan manipulim faktin që fletët e votimit ishin me numra. Po ku ka transparencë më të madhe se sa kryetari të mësojë kush e mbështet dhe kush jo. I pacipë d.m.th. Por këtu jemi. Ka për ta parë. Beteja vazhdon. Përpara!
THAGMA:
“-Jo atë Doktor, nuk e dua, tha, se është ters. Dua një zyrë simbol të një njeriu besnik ndaj teje. Dua të marr zyrën që ka pasur Azemi.
-Shko, dëgjo, tani o zotëri, zyra e Azemit ishte 2.30 me 2 metra, gjithsej 5 metra katror. Në fakt atëherë ishim keq për zyra. Më thoshte gjithmonë ma ke zgjedhë zyrën si varr dhe në varr shkoi.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/bac-u-kry.html
Dita e parer si qytetar do jete shume interesante, si filmi Njesiti Gueril.
Ne cdo cep rruge do i shfaqen Haklajt…..
Dhe gjithe naten pa gjume. Edhe ilacet nuk i bejne derman. Duhet ruajtur edhe qeni Argites, se nuk i dihet nga do filloje hakmarrja.
Ha ha ha ha ha
Per qenin do ju vije me keq se sa per bastardet direkt ?
Te shikojme cfare plani kane Haklajt. Do gjurmojne qenin, apo te zotet e qenit.
Shqiperia do jete e kenaqur me cfaredo zgjidhje qe do i japin ata.
Mund të zgjidhet kush të dojë, por kjo nuk do të thotë që shkarkohem unë
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=443146189117946&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
Psikopat 24 karat.
Shko luj me ramyn domino. Se njelloj e.flisni shqipen dhe anglishten
ha ha ha ha ha
te marin edhe safetin e ta bejne nje treshe te forte.
Ku do luaje domino ai? Po snajperat qe te shenojne mire kur los domino?
Berisha do levizi si gur shahu ne rruge, nqse do dali dot.
Se nga do i vije fundi, as ai nuk e di, sepse ka shume armiq qe mezi presin “ta takojne” madherine e tij, dhe ta “falenderojne”.
Do luaje me qenin brenda ne kafaz, se perjashta nuk del dot nga Haklajt.
si gjithmon perla.No koment.
E DUKET qarte qe lulka i be rishes vuan , do te vuaje si komplekset e EDIPIT……
Lulka dhe kur fle me gruan e mer ne telefon doktorin dhe e pyet:
Si te bej doktor, te bej seks sot apo jo?
Dhe, kur doktori i jep leje, atehere Lulka luan me lulkat.
Pse kane te njejtin emer, ndoshta nuk eshte koincidence,por nene e tij e ka pare qe ky do te behej pile dhe jo pallosh.
Ku ta gjej gruan ai per seks?
Ajo nuk jeton me Bashen. Ruan pasurite ne Evrope.
per ket kemi pase nevoje qe pushtetin e vertete ta ket baza. hahaahahaa
As te dominote nuk do e lene te afrohet ! Thjesht per faktin se do e prishe lojen gjithmone! Nuk do njohe humbjen dhe do nderroje guret !!!
vendi i tij eshte ne shpelle !!! As ne pyll jo se i ve zjarrin si maniak e pirroman qe eshte !!!…
Te gjitha i morem vesh, por me ate jelekun antipulmb dhe garden e Khadafit cdo behet, se plumbin ai e ka ndjelle vet. Per Vishon mori vendim, po per veten e tij sic duket do e marre Edi, se mos na gjeje gje kete hale kombetare.
NJE GABIM BERI SALIU QE NUK NJE BURG PER VIPAT POR NDERTOJ SHKOLLA KUR ATA SHKOLLAT I KANE MBARUAR