Të dashur miq! Po ndodh një gjë e shëmtuar, për të cilën kam pasur dyshimet e mia prej kohësh. Banda e mafies, drogës dhe prostitucionit, që ka ardhur në pushtet me vota të blera, ka pasur dhe ndihmën e armiqve tanë historikë, Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, që ndërkohë që unë jam kryeministër i ligjshëm i vendit, kryeministrat e vendeve fqinje presin Piktorin, i cili është vetëm një nga dy kryeministrat e ardhshëm.
Thirra Zenin në mëngjes për ta diskutuar problemin e Turqisë. I thashë të fliste me atë të Korumit, për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe pse Turqia merr pjesë në këtë komplot kundër meje.
Zeni ishte po ashtu shumë i çuditur.
-I kanë premtuar shumë lek Piktorit, më tha.
Ky miku i Zenit i kish thënë se Erdogani ka thënë për mua që jam edepsëz.
U preka shumë. I dhashë katër hidrocentrale thuajse pa lek. Si mund të na e bëjnë këtë dhe t’i japin lek Piktorit?
Zeni thotë që ai miku i ka thënë që ne jemi korrekt. Ju kërkuat para për vete, u dhamë aq sa mundëm, Piktori paska kërkuar për qeverinë, ndaj do t’i japin më shumë. Po kush i ha këto dokrra. Dihet që dhe po i dha për qeverinë, prapë Piktori do t’i marrë. Ky është skandal.
Mora në telefon Tritanin dhe i thashë të bëjë deklaratë urgjent se Shqipëria ka aleat strategjik Greqinë, jo Turqinë. E bëri Tritani i shkretë menjëherë. E ka këtë të mirë. I do të gjitha shtetet e huaja njësoj. Nuk bën dallim për asnjërën, mjafton të jenë të huaja. E bëri deklaratën. Epo mendova se do bëhen xhelozë grekët. Por ç’të shikosh. Ende pa u shpërndarë deklarata e Tritanit, Piktori mbërriti në Athinë. Takim një orë dhe aty.
Ky është skandal. Unë u jap detin, ky ua heq, ata prapë takojnë atë.
Më mori Tritani prapë, më tha u nxituam. Të kishim thënë që prioritet kryesor është Serbia dhe Mali i Zi.
-Të lutem mos e bëj, i thashë, se ma presin dhe ata dhe ngelëm vetëm fare. Të paktën të kemi ata aleatë sa për sy e faqe. Edhe Tritani u mërzit.
-Nuk e kuptoj, tha, si presin këta një kryeministër të paligjshëm.
Shpjegimin më të plotë ma dha Luli. Më tha që ky Samarasi e pret nga inati i Lulit, meqë ai ka firmosur Marrveshjen e Detit me Bakojanis.
-Meqë Micotaqisi, tha, donte t’ia linte partinë vajzës dhe ia mori Samarasi, tani Samarasi nga inati i vajzës takohet me Piktorin se vajza ka qenë shoqe me mua.
M’u duk i arsyeshëm komenti i Lulit. Në fakt është i dashur dhe shumë xhentil me femrat, sidomos kur janë vajza kryeministrash. Ma thotë Gita gjithmonë. Atij i shndrin fytyra kur të del para, thotë. Dhe Bakojanis ma pat thënë. Si nuk kemi një ministër kaq të dashur që të buzëqesh dhe kot, më tha.
M’u bë qejfi shumë në fakt. Buzëqeshja e Lulit është historike.
Në drekë pashë Ilir Metën që mblodhi ministrat e vet. M’u kujtua dita kur mblodhi kryesinë dhe hoqi Dritan Priftin nga qeveria. Nuk më njoftoi fare. Ja kështu po ia bën dhe Piktorit. Kjo qeveri është e dështuar. Këta nuk mund të qeverisin. Shqiptarët dhe fqinjët do pendohen për këtë që kanë bërë. Një palë zgjedhje, një qeveri në detyrë dhe dy qeveri në pritje. Ky është ndryshimi. Përpara!
erdogani tha : sala eshte edepsez dhe sojsez, po se kush e ka censuruar nuk di
HA HA HA HA HA SUPERMERO,
KAM QESH ME LOT:
“…Epo mendova se do bëhen xhelozë grekët. Por ç’të shikosh. Ende pa u shpërndarë deklarata e Tritanit, Piktori mbërriti në Athinë. Takim një orë dhe aty.
Ky është skandal. Unë u jap detin, ky ua heq, ata prapë takojnë atë.
Më mori Tritani prapë, më tha u nxituam. Të kishim thënë që prioritet kryesor është Serbia dhe Mali i Zi.
-Të lutem mos e bëj, i thashë, se ma presin dhe ata dhe ngelëm vetëm fare.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html
—pak nga pak po e zevendesojme mulin me Ilirin –personazh i ri i antenes por qe e meriton te jete –hajt per hajer na qofte o MERO
TA THEM UNE TY MERO ,,KE PAER TA PA ,,SKA PER T ADEKRETU NISHANI POPO SKA PER TA DEKRETU ,,,,CADO BAJ PIKTORI DO SHKOJ NE GJYKAT ,,PO TE KUJT AN EGJYKATAT TE MIJAT HAHHA HA CA STORE ,,,,,,KAM PER T ACMENT ME GJYQE DY VJET ,,,,KENI PER T A PA NE JEMI NDRYSHIMI PER PARA SB
A ka ndonje qeli bosh per shpellarin te 313.
ti o mero je imadh, kujdes, mos e prish me keta socialistet,se po te vune dore edhe keta,zor se behesh me njeri. po vazhdo bjeri fyellit ne nje vrime, kunder demokrateve dhe sali berishes,