Sot asht një ditë e zezë për Shqipërinë. Koalicioni i drogës, krimit dhe prostitucionit, ka vetëshpallur në mënyrë antikushtetuese qeverinë e paligjshme, e cila do të zëvendësojë me dhunë qeverinë time. Sot lutjet tona shkojnë për ato miliona zemra shqiptare që janë shumica e heshtur që na mbështesin ne, por që nën presionin dhe dhunën e krimit i kanë dhënë votat kësaj qeverie të vetëshpallur.
Kjo është një barbari. Në orën 11, kur unë duhet të mblidhja qeverinë time të ligjshme dhe të suksesshme, Piktori donte të më prishte mbledhjen e qeverisë duke mbledhur paralelisht qeverinë e tij. Ky është një puç shteti, një përpjekje për ta bërë fakt të kryer vjedhjen e votës së shqiptarëve.
Po cilët janë këta ministra që do zëvendësojnë ministrat e mi?
Shikoni kë ka vënë në vend të Ridvanit. Një njeri që ka qenë dy herë guvernator. Po si mo zotëri Piktor do të zëvendësosh një ekonomist agrar, një njeri të urtë e të bindur, punëtor i palodhur me një ish- guvernator, që do bllokojë ekonominë dhe nuk do lejojë askënd të investojë në këtë vend? Vetëm një njeri që i do të keqen xhepave të shqiptarëve mund ta bëjë këtë.
Po si more zotëri ke lënë shëndetësinë në dorë të Ilir Beqes? Si ke hedhur poshtë trashëgiminë më të mirë të reformave shëndetësore që kanë nisur me Nard Ndokën dhe kanë përfunduar me Halim Kosovën? Po si more zotëri i ke besuar armët Mimi Kodhelit, e cila do zëvendësojë Arben Imamin, i cili ka shkëlqyer si gjeneral dhe kur ka qenë civil gjatë vitit 1997? Po si more zotëri guxon të lësh pa asnjë grek qeverinë dhe në vend të Spiro Kserës ke vënë Erion Velinë? Po si mund të qeverisësh pa një intelektual të dimensioneve të Kserës? Nuk them se nuk ka arritje qeveria e re. Po dhe po. Ja, nuk jam kundër që në vend të Olldashit të shkojë Haxhinasto. E kam pasur zëvendëskryeministër, njeri serioz, po s’mund të lejoj kurrë që në vend të një intelektuali të përmasave botërore si Aldo Bumçi të vendoset Ditmir Bushati. Ky është një skandal. Aldo Bumçi ishte mishërim i inteligjencës dhe operativitetit, ai ishte gjysmë- katolik, gjysmë- mysliman dhe shkollën e ka bërë në Qipron turke, që është gjysma e grekut, gjysma e turkut. Ku krahasohet Aldo me Ditziun? Një turp i madh. Vetëm faqezinj si Blendi Fevziu kam dëgjue të flasin mirë për Ditziun.
Shikoni kujt ia ka dhënë ekonominë, Arben Ahmetajt! E ka kthyer aty ku ka qenë dhe do ta vazhdojë aty ku e ka lënë. Dhe ja ka ndarë kafshatën në dy pjesë me Gjiknurin, për të kënaqur orekset.
Gënjeu avokatin dhe i ofroi në fund postin e Celibashit. Avokati u tregue dinjitoz dhe nuk e pranoi. Unë i pata ofru më shumë dhe s’ma pranoi as mue, por kjo s’do të thotë se nuk jam pendue.
Më thonë ka çu shumë gra në qeveri. Po dhe po. Ka vërtet shumë gra, por ato të gjitha nuk janë as sa Arenca që kam pas gruen e vetme në qeverinë e parë. Kush mund të krahasohet me të?
Në fund dua të përmend dhe atë që do t’i zërë vendin Genc Pollos. Po ku krahasohet ajo, që Rama e ka sjellë nga Parisi, me Pollon, i cili ka bërë një Paris të vogël në shtëpinë e tij me punën dhe mundin si ministër i Teknologjisë. Ai ka ideuar tenderin e fibrave optike dhe ka ditur kujt t’ia japë. Ka ideuar dixhitalizimin e TVSH-së dhe ka idetë e qarta kujt do t’ia japë. Si mund të krahasohen këta të dy?
Të dashur ministra të mi!
Mos u ndikoni nga lajmet dhe qeveria e re. Ata janë antikushtetues. Ne jemi ndryshimi, përpara!
Firauni vertet do i kete thene keto gjera dhe po pelcet se si u gropos pa bere aspak rezistence vec ciu ciu ne kompjuter.
Qeveria me emrat qe pashe mu duke nje qeveri vertet per tu pasur zili dhe qe kam bindjen se do beje ato pune qe nuk jane bere kurre me pare pavaresisht se ndjej nje keqardhje te brendshme per te tri figurat opozitare qe i kane qendruar gjithnje ne krah gjate gjithe opozitarizmit si Spartak Ngjela,Skender Gjinushi,dhe Paskal Milo por edhe koalicioni ka disa rregulla qe nuk mund te ndryshohen kur don ti sepse rolin e ministrit nuk mund tja japesh nje personi kur nuk qe ne gjendje te nxjerre te pakten nje deputet.
Mori 5 ministri Ilir Meta do thoni ju,por natyrisht se me ate numer deputetesh qe mori qe ia kaloj dhe imagjinates nuk kishte si te ndodhte ndryshe.
Gjithsesi Edi Rama duhet te bej cmosen qe aleatet te zene vendet qe i takojne ne administrimin shteteror dhe nuk duhen harruar kurre ata qe te kane mbeshtetur jo per te abuzuar me pushtetin por duke u caktuar punet aty ku jane te dobishem dhe te domosdoshem.
edhe ty te urojme perpara drejt pensionimit ,perpara edhe me vrap biles se sna premton koha
Ha ha ha ha;
Me e forta eshte e Aldo Bumcit, gjysma turk gjysma …
Po minister intelektin, e ke uhh arruar o Mero?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/muli-qimen-e-nderron.html
o mero ku ja le te madherishmin koka intelektuale e kombit mul nul noken…po te zojen me grad shkencore me shkollim ne universitet perendimore zj.majldina kodra mas bregut..ajo kull ka pas kokat e ndritura te kombit vetem njeri mungonte dhe ai shkoi kaci kaci zi.del e na ben berr berr qesharaku.
hera e pare qe shkruaj ha ha ha ha ha !
Ore Sale mire qe eshte dite e zeze , po Baba nuk ka thene gje hic per ket problem ..? lol
mero harove te krahasoje mulin me sajmirin !
Per Mulin Mero do shkruaje roman. Titulli “gomari i Sali gules”
Ky, mendoje une, eshte ne nje gjendje alucinacioni
qe ne boten ose gjendjene mendore qe ndodhet
e shikon me te vertete.
edhe pse duhet te qeshim kur mendojme kush na ka qeverisur duhet ti veme duart ne koke.
injorantet,,,, duke i prirur arben imami,pasear flamur noka e me radhe.
TURP.
jashtezakonisht bukur. vetem nuk e kuptova cka eshte Arenca?