Shënime nga ditari i Doktorit: Nevoja urgjente për ndërtesën e SHQUP

15 Gusht 2013, 20:18Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Nevoja urgjente për ndërtesën

Sot qysh në mëngjes më erdhi në zyrë Flamuri. Ishte i shqetësuar për transferimin tek ndërtesa e re e PD-së. Më raportoi se i kishte bërë gjithë shkresat gati me Arben Imamin dhe ngelej të firmoste vetëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

-Për një javë hyjmë brenda, më tha, pastaj po ia mbajti Edi Ramës le të vijë të na nxjerrë.

Por më parashtroi edhe disa probleme.

Problemi i parë që na krijohet, sipas Flamurit, është boshllëku që krijohet në periudhën dhjetëditore që do të lëshojmë zyrat e PD-së. Nëse Bujari me Lulin dhe Zenin nuk veprojnë shpejt të shembin godinën dhe të fillojnë punë për ndërtimin e gradaçelës, rrezikon që Edi Rama ta marrë selinë e PD-së dhe ta bëjë shtëpi oficerësh. Kështu shkon dëm gjithë plani për ndryshim zyrash.

E sigurova për këtë se nuk do të ndodhë, pasi pronarët do ta rrethojnë menjëherë PD dhe Zeni i ka marrë gjithë masat.

Problemi i dytë që kishte Flamuri ishte shumë i lodhshëm.

Siç e di, më tha ai, unë kam 8 vjet që mbaj gjithë çelësat e PD-së. Nga dëshira që askush të mos hynte në PD pa leje, ai ka kyçur çdo zyrë dhe ka ruajtur me fanatizëm çelësat që askush të mos kish mundësi të hynte aty kur nuk isha unë. Aty pati një moment nostalgjik. Se si më vjen, tha, që këta çelësat tani nuk i duhen asnjë njeriu. I kam ruajtur me kujdes mos të zërë dikush zyrat, i kam fshehur nga ish miqtë e mi, nuk ua kam hapur derën kur ma kanë kërkuar dhe tani fare papritur ato nuk duhen më. Më nxori një çantë dhe më tregoi ku ruante çelësat e zyrës sime, të Jozefinës, të Bodes, të Patozit, të Rusmalit, e kështu me radhë. Janë të pahapura për tetë vite, më tha. Më duket sikur iku gjithë ai mund kot. Tani nuk vlejnë më as çelësat dhe as zyrat. Kjo më ka vrarë më shumë se humbja e zgjedhjeve.

U preka shumë. E kuptoja fare mirë nostalgjinë e tij dhe fundin pa lavdi të gjithë asaj pune titanike që ka bërë për të mos lejuar askënd të hyjë në zyra pa leje. E qetësova duke i thënë se ai duhet të jetë krenar se e ka bërë detyrën e tij. Befas u gjallërua.

-Doktor, tha, më bëj një nder. Thuaj Lulit të më japë çelësat e rinj të SHQUP. Do t’ua ruaj zyrat njësoj si ty. Nuk kam për të lënë njeri të afrohet as në oborr.

Më preku shumë. I thashë fjalën se do t’i thosha diçka Lulit. Pastaj ai u shkreh në lot.

-Po zyra jote si do jetë Doktor? A do jetë aq e madhe sa në PD, apo do ta ketë Luli më të madhe?

Më kapi në befasi. Nuk e kisha menduar kaq hollë. Më preku shumë me gjithë këtë kujdes.

-Po pse çfarë rëndësia ka, e pyeta, duke dashur të kuptoj ku e kishte shqetësimin.

-Më kërkoi ai roja tapetin e zyrës tënde, tha, se i pëlqen shumë dhe është i papërdorur. Po qe se do kesh zyrë më të vogël, t’ia japim se gjynah. Ka ruajtur PD, s’ka lënë njeri brenda për tetë vjet.

Më preku shumë. Jepja, i thashë.

-Kam dhe një kërkesë tjetër, tha. Është ai lavazhi “Nano ik” në parkingun e PD-së. Ai roja që e përdor më tha a mund ta transferoj këtu tek SHQUP-i.

-Patjetër, por ta bëjë “Rama ik”, jo “Nano ik”, se Nanon e kemi aleat tani.

-Faleminderit shumë, më tha, po ia them.

U çua i përlotur dhe po ndaheshim.

-Thuaji një fjalë Lulit për mua, më tha. Do më ketë besnik deri në vdekje. Nuk lë njeri të hyjë brenda. Të betohem…

-Do t’i them, i thashë. Mos u shqetëso. Më mirë do bëhet. Përpara!

6 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Nevoja urgjente për ndërtesën e SHQUP”

  1. Ben Chicago says:

    kur te ngordhe saliu do qeshim me lulin

    1. SuperMero says:

      Aha hahahaha,
      Ahahahahhahaha:

      “-Kam dhe një kërkesë tjetër, tha. Është ai lavazhi “Nano ik” në parkingun e PD-së. Ai roja që e përdor më tha a mund ta transferoj këtu tek SHQUP-i.
      -Patjetër, por ta bëjë “Rama ik”, jo “Nano ik”, se Nanon e kemi aleat tani.
      -Faleminderit shumë, më tha, po ia them.”

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

    2. feniks says:

      Jo,o Ben Qicagua!
      Do QESHIM ME TY,o dallkauk!!!

  2. davidi says:

    mire bene qe e sekuestruan ate bordellon e shqupit

  3. Obobo says:

    Mire o David mire, po mami jot prape aty do shkoje, se si i thone llafit, vrim e shpuar srri pushuar.

  4. edi says:

    te gjitha partit ne europ ato pak parti qe jane psh partia e berluskonit ne itali si partia me e madhe e ke ne internet merr ambjente me qera e dhoma e nje salle dhe aq qe italia ka 90 milion njerez le gjermani etj vende fqinje me ne jane dhe i marin me qera partit ambjentet nga kuotat dhe fondet e partise antarsimet etj pra ske te drejt te maresh se tu ngref ty sot te maresh nje prone te gjith shqiptarve qe mud te behet shkolle teater qender edukimi ambasad tu jepet me qera te huajve dhe shteti merr leket dhe jo ta mari partia sikur e ka pronen e tij dhe s paguas as qera asgje ky eshte kulmi vetme ne shqiperi ndodhin keto gjera keshtu i be te marin dhe pallatin e kulrtures ta bejne banjo per partine dhe te marrin dhe pallatin e kulturs akademine e artit kuvendin cdo gje qe ka mbetur dhe ti bejne si duan keta ne emer te partise dhe qeverise ne thonjza per ti perdorur per interesat e tyre personale me vone pallate dyqane qender bisnesi etj sikur eshte prona e tyre ky vend mire thone e ka mare mafja ne dore dhe ben si do vet u ka shit dhe vidhet rregullisht qe nga jugu ne veri ska te bej ps pd ketu e kote dhe keta militantet ta mbyllin gojen porr te merren me gjera me serioze kur kur diskutojne se ketu behet fjal per pronat e gjith shqiptarve dhe pasurite tona qe vdhen nga nje grup njerzish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje