Shënime nga ditari i Doktorit: Po përpiqem të kuptoj pse humba vallë?

10 Gusht 2013, 20:46Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Po përpiqem të kuptoj pse humba

Sot është e shtunë dhe mendimet e mia m’i trazon ideja që nuk kam ndonjë punë. Kujtova të shtunën e një viti më parë, të dy vjetëve më parë e kështu me radhë dhe më rezulton që nuk kisha nge as të merrja frymë. Sot nuk kam thuajse asnjë punë. Zeni ka dalë se e thirri një Mihal, Mihal në telefon se kish sherr me ca romë për një tokë. Gitën e thirrën me urgjencë këta të Bashkisë si të bëjnë letrat e SHQUP-it për PD-në. Unë kam mbetur vetëm dhe po përpiqem të bëj një bilanc.
Bilanci i parë natyrisht është pozitiv. Unë mbetem politikani më i pëlqyer në Facbook. Kam mbi 600 mijë njerëz që më adhurojnë, nga të cilët vetëm 400 mijë më kanë votuar. Po mendoj cili është shkaku dhe kam arritur disa përfundime.
I zura me radhë ato që quhen skandale të mëdha.
E fillova me Gërdecin. Im bir u përpoq të ndihmonte aty dy shokë të tij biznesmenë, Rafin dhe Mihalin, që do punësonin rreth 200 njerëz. I ndihmoi dhe u vuri gjithçka në dispozicion. U dha me vete dhe baxhanakun tim. Ndodhi ajo që ndodhi. Ne ju përgjigjëm situatës. Kemi kryer varrimin në mënyrën më shembullore dhe më të shpejtë. Afërsisht për 24 orë të gjithë kanë qenë të varrosur, përveç njërit që vdiq me vonesë. U ndamë lekë për çdo të vdekur. Kemi toleru korrupsionin, pasi kishte njerëz që kishin katër të vdekur në shtëpi, morën lek për katër ceremoni mortore dhe e bënë të përbashkët. Ne e toleruam, nuk e quajtëm korrupsion dhe i paguam si për katër ceremoni.
Kemi pagu kokë më kokë një dëmshpërblim të majmë. Kemi pastru zonën dhe kemi leju të ndërtojnë të gjithë pa leje. Për të forcu miqësinë e komunitetit me ministrin Mediu, kemi bë dhe krushqi të Mediut aty. Nuk besoj se i ka ngelë hatri dikujt aty nga qeveria. Të gjithë duhet të jenë të kënaqur.
Erdhi çështja e Fazlliçit. Ajo na ka dhënë shumë pikë si qeveri. Përfytyroni një biznesmen të huaj, që vjen të investojë në Shqipëri, nuk ka asnjë lek në vitin 2005, por ka guxim dhe besim tek qeveria ime. Regjistron menjëherë pesë kompani, ia nis punës, bën disa transaksione dhe bëhet milioner. Pastaj blen tokë në bregdet, lidhet me rusë, blen energji nga kompani serbe dhe na e shet ne, ndihmon qeverinë në tregun e armëve… pra bëhet një yll i biznesit shqiptar. E kam pasë kënaqësi të veçantë ta pres çdo herë që vinte në Tiranë në shtëpinë time. Ishte një model suksesi i qeverisjes sime. E sulmuan ca ziliqarë, por në sytë e popullit ai u lartësua. Ai ishte një njeri që kishte besim të plotë tek shqiptarët. I dha time bije, d.m.th studios se saj, prokurë për çdo gjë. Të shiste, të blinte pronat e tij, t’i transferonte tek të tretë, t’i menaxhonte llogaritë bankare në Qipro dhe këtu, pra çdo gjë, sikur t’i kishte biznese të sajat. Më gjeni të dashur miq një biznesmen që mund t’i besojë dikujt kaq shumë. Jo dhe jo. Vetëm nën qeverinë time njerëzit i besojnë Familjes sime, se është një familje e njohur për besë. Fazlliçi na e lartësoi emrin, na bëri të ndihemi krenar. Ndaj dhe shqiptarët e panë atë si histori suksesi të qeverisë sime se si një biznesmen e nis nga zero dhe arrin në maja vetëm duke i besuar gjithçka Sali Berishës. Bile dhe numrat e llogarive bankare. Pra, as nga kjo çështje s’kemi humbur vota. Vetëm na janë shtuar.
Po mendoja ç’ndodhi me rrugën Durrës- Kukës. Ishte një mrekulli që Kukësi nuk na e harron edhe sot. Ndryshe nga Elbasani që u tregua mosmirënjohës, kuksianët akoma besojnë tek unë dhe Partia Demokratike. Ne kemi thy rekord. Ne kemi ndërtu një rrugë 56 km me 1 miliard euro. Po, po. Kemi thy një rekord botëror. Shqipërisë i ka dalë zëri në çdo vend të globit për këtë investim rekord. Më thoshte kryeministri grek se ka ndërtu rrugën Egnatia, shumë e vështirë, 250 km për 570 milion euro. Shifra qesharake. Njerëz diletantë. Kur i tregova që unë kam ndërtue 56 km me 1 miliard euro, u mahnit. Unë mendoja se ne grekët ishim të parët për marifete, më tha, por kjo juaja na e fut të gjithëve.
Pra, ajo shifër na dha emër në botë. Deshën të akuzojnë Lulin për hajdut. Një skandal i vërtetë. Po kush e linte Lulin të merrte një cent. I lashë të merrej vetëm me nënkontraktorët dhe të kapte ndonjë lek aty. Me çdo gjë tjetër jam marr vetë. I thashë mos u tremb, shko në gjyq dhe pastrohu. Por është pak frikacak. Nuk shkoj, tha, kam emocione dhe qaj në sallë të gjyqit. E mirë, thashë, si të duash, dhe ia mbylla gjyqin.
As nga kjo nuk besoj se kemi humbë pikë. Njësoj si ky, dhe Mediu më qante në zyrë, thoshte nuk duroj dot gjyqe. Ia mbylla dhe atij me procedurë. S’kam lënë njeri pa ndihmuar në gjykata. Besoj se kjo më ka dhënë pikë.
Pastaj po mendoja për pronat. Im bir m’u bë haram në shtëpi. Merret tetë vite natë e ditë me pronat e bregdetit nga Velipoja në Stillo, se kërkon të ndihmojë njerëzit. Kushdo që i ka kërkuar tokë, i ka dhënë. Ndonjërit dhe më shumë se sa ka kërkuar, por njerëzit janë tregu korrekt, tepricën ia kanë falë. Vajza po ashtu nuk ka lënë njeri pa ndihmuar. Kush ka dashtë koncesione, hidrocentrale, prona publike, u është gjend pranë. Njerëzit i janë shumë mirënjohës dhe secili i ka falë nga tre përqind të pasurisë e lart. Gruaja po ashtu ka punu natë e ditë me fondacionin e saj. Ka mbledhë lek ku ka mundë. Nuk ka lënë njeri pa kontaktuar dhe pa i kërkuar para. Ka hapë dhe vetë qendra vizitash dhe konsulencash ku njerëzit falin vetë 600 euro për një muaj këshilla. Besoj se na ka shtuar vota dhe ajo.
Po vras mendje pse të kemi humbur. Po vras mendjen vetëm se ishte humbje e thellë, se humbje si ajo e Lul Bashës rregullohen. Po vras mendjen e s’po e gjej. Fansat e mi në Facebook po ashtu më kanë tradhëtu, nuk ma kanë dhënë të gjithë votën. Nuk di cili është shkaku. Sali Lusha më ka çu fjalë dhe thotë ke pasë tradhti nga brenda, nga çifti Olldashi- Patozi. Po e mendoj dhe më duket ky është shkaku. Duhet të spastrojmë me fshesë të hekurt mbeturinat e kësaj veprimtarie armiqësore. Përpara!

16 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Po përpiqem të kuptoj pse humba vallë?”

  1. kim says:

    hahhahaha….mbeta e mahnitur nga ky pasus:

    “Kemi kryer varrimin në mënyrën më shembullore dhe më të shpejtë. Afërsisht për 24 orë të gjithë kanë qenë të varrosur, përveç njërit që vdiq me vonesë. U ndamë lekë për çdo të vdekur. Kemi toleru korrupsionin, pasi kishte njerëz që kishin katër të vdekur në shtëpi, morën lek për katër ceremoni mortore dhe e bënë të përbashkët. Ne e toleruam, nuk e quajtëm korrupsion dhe i paguam si për katër ceremoni”

    1. Vlora says:

      HA HA HA HA HA HA HA HA HA

      “Kam mbi 600 mijë njerëz që më adhurojnë, nga të cilët vetëm 400 mijë më kanë votuar”.

      ska nevoje te vazhdoje me tutje.

  2. sali berisha says:

    asht e vertet po e mendoj gjate kam nxjer disa pika qe mendoj s eduhet ti diskutojme me fansat ne fcb,,,,

    1 me ka demtu shum ajo ndodhija ne kasolee ku risha axhami ,,jam pendu
    2 me ka demtu shum ajo ndodhija me xhaxhain dhe operativin kur isha axhami
    3 me ka demtu shume ajo fotua me varke me femijet e diktatorit isha adoleshent jam pendu
    4 me ka demtu shume antaresimi ne ppsh ,,isha adoleshent euforik jam pendu ,,
    5 me ka demtu shum ajo puna me shoshorin dhe ca te tjere .
    6 me ka demtu shume shume shume martesa me lilin
    7 me ka demtu shume kartela e publiku prej ylvi vebiut ,,,cregullimet e adoleshences i qunte psicotike
    8 me ka demtu shume miqesia me ish broistet ,,i fut ane burg po sme besun,,
    10 me k ademtu shum shum vajtja te studnetet ma kafut ramizi duhet t ekishte nis nanon dhe une te ps ,,,,do t akishim pushtetin 100 vjet
    11 me ka demtu shum spostimi i hajdarit dhe meksit ng agar a ,,sduhetta kisha mare q ene fillim pd ma von ma mire
    12 me ka demtu shum lidhja islamike ,,sduhetta kisha inicu ,,,,
    13 me k a demtu shum referendumi i kushtetutes ,,kot e bana ,,,
    14 m eka demtu shum shum arestimii fatos nanos ,,,e bana hero ma kane fut ambasadori amerikan ,,,,jam pendu tani nanon e kam mik per kok,,,asht demokrat i madh ,,,
    14 me k a demtu shum takimi me arkan ,,sduhet te ishte dekonspiru
    14me ka demtu shume embargo e naftes me jugoslavin duhet t eishim pasuriu ma shum ,,duhet te kishim ba dhe tre kompani te tjera si shqiponja ,,,e moren ne dore amatoret na konkuronin me mushka dh egomone saasht korekte ,,
    15 me ka demtu shum skema piramidale i kam toleru kam ba gabim jam pendu
    16 me ka damtu shume remzi hoxha me ka provoku ish ai detyru
    17me ka ba dam koha jon duhet t a kish afik shpejt ,,,,
    18 me ka ba shum dam 26 maji jam pendu imamin e ceken i mora ne qeveri
    19 me ka ba shum dam 97 jam pendu sduhet ti kish ahap depot
    20 me ka ba dam qeveria e pajtimit kombetar ,,jam pendu duhet ta kish aba luft ja psh ,,asad ka vra 200 mij dhe asht president ,,ka ushtri ka besnik ,,,hallall ,,jo si ushtria ime ,,,bashibozuk,,,
    21 me ka ba dam zgjedhja dhe doreheqja nga posti presidentit ne 97 sduhetta kish aba ,,jam pendu ,,,
    22 me ka ba dam shum vrasja e azem hajdarit ,,,sduhet t a kishin vra te selia e pd ,,
    23 me ka demtu shum bojkoti i parlamentit duhet t a kishim pushtu
    24 me ka demtu shum af rimi i kopit me kan dal kopila ,,luli kujton se asht ai kryetar ,,tani ,,,,,
    25 me ka demtu shum zeni ,,u martu me hallen e tij ,,,e bana lanet po e fala pastaj kishte dy femije skish aca baja ,,,tani vici u divorcu hallal po hajvani u feju me mbesen e tij,,,
    26 ,me ka demtu shume gita ,,duhet t akisha aktivizu ne parti qeveri parlament ,,popo kam ba gabim asht e zonja ,,,,me ka demtu shum dhandri ,,duhet ta kisha ba deputet ,,jam pendu ishalla ma ban luli tani
    27 me ka dmetu shum rezart taci jam pendu po ja riblej kompanit
    28 me ka demtu shum samir mane duhet ta kish arespektu ma shum ,,lekt qe i dhash sandrit fevzos ,faros ,tacit ,fasslicit duhet tja kisha dhan samirit ,,,dhe samiri tja jepte gites ,,,
    30 me k ademtu shume vjedhja e votes ,,kam vjedh pak dhe ka dal nam i keq duhette kish aba ristani kryetar te perhershem te zgjedhjeve jam pendu
    31 ,,ky ashgabimi ma i madh qe kam ba ,,,,tash 10 mije km ruge ,,sme besoi nejri duhettekisha than 100 mije km ,,popo dhe do besonin per 10 mije
    31 kam ba gabim qe thahs vendi i dyte ne bot per nga mireqenja ,,,duhette kisha than i pari ,,sasht gja gjermania ,,,
    32 me ka ba shum dam atiplumbi popo ,,duhette kisha ven jo te gjoksi po te tajaria ,,maka fut meta me ramen ,,,,
    33 kam gabu rand qe mora dhe pagova toni podesten ,,,rama ma futi mori tony bler falas se tony asht i bler ka mbiemrin bler ,,kurse podesta asht i shitur ma ka fut
    34 me k admetu shum fcb popo duhetta kisha hap me pare tani kam 600 mije like dhe 23 milion fansa ,,po sjane votues ,,duhet t akisha ba votimin me fcb jo me kuti ,,,kam gabu rand

    etjera e tjer aketo jane disa gabime ortografike qe doja te ndaja me ju ,,ne jemi ndryshimi pe r para sb,,

  3. lisdushku says:

    o mero bej kujdes te mos te kthehet kjo rubrike si seriali;e cmendura n ne uren e lanes,qe shkruante ylli,kur ishte gazetar tek republika.

  4. arber says:

    O Mero,po mjaft o njeri se ia hoqe dhe ato dy pae mend qe i kan ngel ne koke.E shastise fare te shkretin,e nxore nga orbita

    1. Geni says:

      Haaaaaaa arber je I math po lere meron ne punen. E madhe qe ka le tja nxjere shpirtin krimilet vavash avash se plumbin se ka hak se shpeton

  5. Albboston says:

    Jeshtu mendon vertete koqja eshre çoroditur fare! Fati Rames qe ka ne opozite Lulen !

  6. easter.island says:

    Më thoshte kryeministri grek se ka ndërtu rrugën Egnatia, shumë e vështirë, 250 km për 570 milion euro. Shifra qesharake. Njerëz diletantë. Kur i tregova që unë kam ndërtue 56 km me 1 miliard euro, u mahnit. Unë mendoja se ne grekët ishim të parët për marifete, më tha, por kjo juaja na e fut të gjithëve.

  7. Aleksandër Matrënga says:

    e mrekullushme.Antena do kete jetegjatesi dhe do te na sjell humorin e zi sepse saliu sa vjen e behet me qesharak,do katandiset me keq se barsoletat e nard ndokes ,qe thote kur eshte nate ,nuk eshte dite…gallate e madhe kur te pirdhete mendja.

  8. Si e ke kap ketu mekanizmin e skizmes se mostres o Mero!, i madh je,
    t’u shtofte gezimi!, tung.

  9. boing777 says:

    ky do hy ne historin e ktij vendi,,por do hy si e keqa me e madhe qe ky vend ka kluar,,me bemat ktij njeriu duhet te meren komiket me te mdhej botror,,ky do ngeli ne histori figura me e zez e ktij kombi,,do mbahet mend gjat per vjedhje,vrasje rrenacak ,burrocak,i pa bes,hajdut,,,,do mbahet mend si katragjyshi i krrusur me antiplum si turpi ktij vendi,

  10. ali says:

    Marrezite e nje K/ministri ne ikje nuk kane fund !!!! Vetem manikomio duhet per kete monster !!!!

  11. Agroni says:

    Edhe Gazeten Tema qe e lexonin ne print jua mbylla, qe ta lexojne free online.
    Nuk e kuptoj pse nuk me kan votu, habi e madhe.

    S’te kemi votu o shpellar se na ke ca trapin 23 vjet.

  12. hahaha says:

    harrove gjygjin e Metes qe e ndihmoi. e harrove pa dashje apo me dashje?

  13. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje