Sot jam i shqetësuar për situatën në Jug. Qeveria e re e mafies së krimit dhe korrupsionit po nxit tensionin në Jug. Në qendër të sulmit duket se është Lazarati. Duan me çdo kusht të paraqesin situatën sikur aty është qendra e mafies meqë ata kanë votue për Partinë Demokratike.
Sot në mëngjes thirra Flamurin në zyrë dhe i thashë të qëndrojë në lartësinë e detyrës që ka. Më shpjegoi gjerë e gjatë situatën dhe tha se është javë vendimtare për ujitjen dhe plehërimin pasi është java që del bohçja e hashashit. Kishte disa vërejtje për fshatin e Lazaratit. Megjithëse kanë shumë të ardhura, tha, nuk kanë bërë një ujësjellës të hairit me lekët e tyre, por marrin akoma ujë me bote.
Dhe e dyta që kishte rezervë, ishte çështja e plehut. Ata mund të përdorin malin e tyre për bagëti dhe të kenë dhe plehun gati në mal.
Sidoqoftë, diskutuam mbi rrezikun që qeveria e re e mafies dhe krimit mund të sulmojë këtë fshat bastion të PD-së. Për këtë duhet që paraprakisht policia të hartojë dosjet që të ngatërrojë policinë e re pas 10 shtatorit se ku duhet të ndërhyjë.
Flamuri tha se në skanimin e situatës i jemi drejtuar përvojës së vjetër të luftërave për liri të shqiptarëve dhe kemi adoptuar taktikat e turqve kundër Skënderbeut në rrethimin e kalasë së Krujës. Meqë ata thonë se jemi qëndrestarë dhe nuk dorëzohen, atëherë ne kemi vendosur t’u presim furnizimin me ujë, me pleh dhe me fuqi punëtore.
Flamuri thotë se këtë e bëjmë për të skanuar se ku shkojnë uji, plehu dhe punëtorët, si e kanë emrat pronarët dhe çfarë lidhje kanë me ne.
-Pasi të mbarojmë këto dosje, do t’i ndryshojmë dhe do t’u lëmë pasardhësve një skemë të rremë sulmi mbi Lazarat, që kur të sulmojnë, të dështojnë.
M’u duk interesante taktika e tyre. E përgëzova Flamurin për punën e policisë në Lazarat dhe e pyeta se si shkon rendi në përgjithësi.
Më tha një fenomen shumë shqetësues.
-Sapo është marrë vesh fitorja e PS, është shtuar shumë krimi në rrugë dhe në familje, tha. Policia nuk ka çfarë të bëjë. Për çdo vrasje që ndodh, kur hetojmë, na del se vrasja ka qenë e frymëzuar nga fitorja e PS. Ishte e qartë që kjo qeveri do nxiste krimin dhe vrasjet. Ja tani dhe faktet e tregojnë këtë.
Pastaj më foli për Agimin e Artë. Më tha se kish lexuar postimin tim dhe ishte çuditur. -Mua më mori ky i MEGA-s nga Saranda, tha, ky që kemi pasur në koalicion, dhe më tha do më vijnë ca miq nga Greqia mos m’i ngacmojë njeri.
-I thashë nuk ka problem, le të vijnë, vetëm mos bëni gjëra të palejueshme.
-Në asnjë mënyrë jo, më tha, do bëjmë vetëm ato gjëra që ka njohur qeveria Berisha. Himara është minoritet, më tha, na ka njohur Genc Pollo më 2006. E kemi me letra.
Kur lexova postimin tënd, që nuk është minoritet, u çudita, më tha.
-Shiko Flamur, i thashë. Ajo që ka firmosur Genc Pollo nuk ka kuptim se atëherë ishte kohë tjetër. Na duheshin grekët, e firmosëm. U duheshin ujërat më pas, ua dhamë. Tani nuk ka pse e njohim se ikëm nga pushteti, jemi në opozitë.
Në fakt u sqarua se ishte hutuar shumë.
I kish bërë përshtypje që këta grekët e Agimit Artë kishin nxjerrë dhe priftin nga kisha.
-Mora Janullatosin, tha, se mos kishte ndonjë reagim dhe i thashë që na ke në gatishmëri për të mbrojtur kishën. Jo, jo, më tha, mirë ia bënë atij priftit se fliste shqip. Kështu që shpëtuam, tha, nuk krijuam incident dhe me kishën. Një prift i veçuar është ai që nxorën jashtë. Nuk pyet njeri për të.
U ndava me Flamurin dhe po mendoja sa shumë do t’i mungojmë këtij vendi. Ne jemi njerëzit që u sollëm lirinë këtyre njerëzve. I bëmë të luftojnë për djersën e tyre si në Lazarat apo për të drejtat e tyre si puna e Agimit të Artë në Himarë. Tani qeveria që po vjen, ka përveshur mëngët dhe do t’i anulojë gjithë këto liri të shqiptarëve. Përpara drejt greminës!
Jo, jo, më tha Janullatosi, mirë ia bënë atij priftit se fliste shqip… ha ha ha
Batuta e Ditës:
“Sot në mëngjes thirra Flamurin në zyrë dhe i thashë të qëndrojë në lartësinë e detyrës që ka. Më shpjegoi gjerë e gjatë situatën dhe tha se është javë vendimtare për ujitjen dhe plehërimin pasi është java që del bohçja e hashashit. Kishte disa vërejtje për fshatin e Lazaratit. Megjithëse kanë shumë të ardhura, tha, nuk kanë bërë një ujësjellës të hairit me lekët e tyre, por marrin akoma ujë me bote.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/kukulla.html
Le te perdorin plehun berisha dhe mulin idiot
gjtheperfshiresi,vetem ky mund te mbledhe ne nje thes priftin,hoxhen,lazot,monarkofashistet greke,janullatosin,konferencen islamike,arkanin,sali luzhen,eshtrat e fshatareve te kosines,permendoret greke,terroristet islamike te guantanamos.ky eshte per kryetar i okb
Nuk ma merrte mendja kurre Mero Baze se do perfshije Fortlumturine e Tij si personazh, qofte dhe indirekt, te Antenes, me insinuacione te peshtira. Mund te jesh trim, mund te jesh i zgjuar dhe gazetar i zoti. Por kjo qe ke bere eshte e ulet. Kjo eshte me e pakta qe po them, pasi nuk dua te ndyej veten time.
E di qe do tallesh me komentim tim, por jo aq shume sa c’po tallet djalli me ty.
mos e merr ka seriozisht zoterote se humor ka bere, na se s’e ka me te vertete. Te paska ikur firoma fare a i zi…
hahahahaaha!
pse sperdorin sal berishn po perdorin ple?sarij ta kuptoj
@ nga larg….
Fortlumturia ne nje vend te vuajtur eshte ca si shume sarkazme o spiridhon, te fala Janulles e i pshurte at Stathi ne mjeker… amin!
Po pse nuk protestoi fortlumturia e tij qe disa persona i dhunuan kishen dhe priftin? Apo eshte ne mbeshtetje te tyre. Le te flase publikisht per kete teme.
HA HA HA Mero je njish .sa per fortlumturine e atij nga larg qe ka komentuar me lart pse su cua ai te mbronte Bariun e shtepise se ZOTIT ?
Ej shqiptare, atij te largtit i ka ngrene gomari trute ose eshte spiun i janullaces,
Ej, e bo borxh vete t’i urojme: shko pirdhu ti me tere janullac zgjeben greke (qe s’ndahet si rriqen antishqiptare)
Ishalla janullaci jep firome shpejt, por kur te jete ne Helladhe (t’u mor detyrat)…, amin!
Te gjitha pjest e romanit satirik te DITARI TE DOKTORIT jane shime te goditura.
Nuk e di a kane filluar te vihen ne ekran si serial komedie do te ishte shume e bukur
ik o doctor injoranti ik se ti nuk e di ku je, ke thire ate fshatarin noken ai eshte me i mire,, hahaha e verteta eshte se po sulmojne lozaratin qe te voton ty,, re fuck you kete shkolle qe ke bo ti une e boj cdo mengjes,, injorante ,, vellai i ati je ti,,
More mos eshte gje agronom ky Muli? I ditka mire kerkesat e bimes ne kete periudhe. Po me sa duket duhet te jete i gjithanshem sepse drejton Ministrine e Puneve te Perbrendeshme. Hajde nane e zeze me shami te kuqe. Ku ku per na.