Shënime nga ditari i Doktorit: Vazhdim i reflektimit për humbjen

12 Gusht 2013, 20:54Antena TEMA

Sot isha në Dhërmi. U ngrita në mëngjes me idenë që së bashku me nipat dhe mbesat të futeshim në det. Por befas u trishtova. Mbesa e vogël hyri në dhomë e mërzitur dhe më pyeti:

-Gjyshi, e vërtetë është që ne nuk na lënë më të vijmë tek kjo vila vitin tjetër?

-Kush të tha ty, i thashë.

-Dëgjova mamin që i thoshte motrës, më tha.

U preka shumë. U preka dhe nuk dija ç’t’i thosha mbesës. I thashë që do vijmë sa herë të doni, por jo këtu, po pak më lart tek vilat e daja Zenit.

Mbesa u qetësua, por mua më mbeti mendja. Si është e mundur që këtë vilë mot ta ketë në dispozicion Edi Rama dhe qeveria e mafies, drogës, krimit dhe prostitucionit? Çfarë ndodhi vallë? Po e mendoja gjatë dhe i parashtrova dje gjithë arsyet e mundshme. Sot po më thonë njerëzit për 21 janarin. Ka disa zëra që thonë se kemi humbur pikë se kemi vrarë njerëz. Këta janë mjeranë. Si u shkon mendja se shqiptarët mes meje dhe Ziverit, do zgjidhnin Ziverin, mes meje dhe Aleksit, do zgjidhnin Aleksin, mes meje dhe Faikut, do zgjidhnin Faikun, apo mes meje dhe Hekuranit, do zgjidhnin Hekuranin? Kjo është skandaloze. Si mund të zgjidhnin shqiptarët mes meje dhe tyre? Pa diskutim do më zgjidhnin mua. Pastaj nuk ishte puna tek vrasjet. Ata ishin viktima. Unë zbulova puçin. Unë u faktova shqiptarëve që aty kishte armë sekrete, çadra pistoletë, thika me helm, dhe kishte një plan B kundër meje. Po dhe po. E kemi të regjistruar. Shkoi prokurori i Tiranës në Gardë dhe kërkoi filmimet. Më thanë mua a t’ia japim? Në asnjë mënyrë, i thashë. Shkoi përsëri në orën 7 të mëngjesit. Ua kërkoi përsëri. Nuk ja dhanë. Atëherë i kërcënoi. Do ma jepni, tha, apo të kaloj tek plani B unë. Ata u shqetësuan. Ma raportuan që ka plan B dhe unë i diskreditova. E vumë prokurorinë nën përgjim. E thirri shefi i tij i shqetësuar dhe i tha çfarë ishte ky plani B, që i ke thënë Gardës.

-Më lodhën, i tha prokurori, dhe i kisha nda mendjen që po të mos ma jepnin as në orën 7, do t’i fusja një paçe e do t’ia këpusja gjumit. Këtë kisha plan B.

Aty e kuptova që plani kishte ekzistuar vërtet dhe ata po e maskonin.

Zbulova aty gjurmët e presidentit, kryetarit të SHIK, kryeprokurores, gazetarëve, të gjithëve. Ngrita komisionin dhe e shkatërrova puçin. Për një histori të tillë suksesi meritoja votat e shqiptarëve. Janë të mjerë ata që thonë se humbëm vota me 21 Janarin. Me atë kemi fitu.

Më thoshte dje Luli që duhet të bëjmë një opozitë konstruktive, jo me protesta, se mos na vrasin ngaqë kemi vrarë më 21 janar. I thashë, zotëri, kur të dalësh në protestë, merr masa, mos më dil me duar në xhepa si ata. O dil me antitanke, o rri në shtëpi se dal vetë.

Është pak problem t’ua mbushësh mendjen këtyre të rinjve si bëhet opozita.

Por le të kthehemi dhe një herë tek shkaqet e humbjes. Fytyra e pikëlluar e mbesës që kish marrë vesh që tek kjo vilë nuk na lejohet të vijmë më, më mbeti në mendje. Po mendoj t’i fus një privatizim kësaj vilës këto ditë vetëm që mos ta lë në duart e atyre çakejve që janë mprehur të vijnë në pushtet. Por prapëseprapë mendimi pse humbëm po më bren. Mbesat po më thërrasin të dalim bashkë në një foto familjare, meqë e kemi herën e fundit në Dhërmi. Nuk jam mirë dhe nuk pranova. Pastaj do fillojmë thashethemet, ku e keni nusen e djalit.

Thirra Zenin dhe i thashë merr një foto nga ato të vitit të kaluar dhe postoje. Ata nuk duhet të marrin vesh që ne nuk jemi të lumtur. Sot jemi të gjithë të vërejtur në fytyrë. Nuk është ditë e mirë për foto.

-Ke të drejtë babi, tha Zeni, dhe postoi në Facebook një foto familjare. Filluan menjëherë komentet në Facebook. Për dreq i pari ishte më i hidhuri. Njëri shkruante: Zoti Berisha, ja arsyeja pse keni humbur, ja kini dhënë pushtetin kësaj fotoje.

E fshiva menjëherë dhe prapë më rri si gozhdë në tru pyetja e mbesës. Po ne pse nuk na lënë të vijmë më këtu vitin tjetër o gjysh?

16 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Vazhdim i reflektimit për humbjen”

  1. Ferro labi says:

    Vitin tjeter mase nuk do jesh i gjalle, se s’do rrosh sa thirauni

  2. alb_man says:

    budallai ta ben te keqen pa dashje , ama e keqja te ben budalla me vetdije

  3. SuperMero says:

    E forte, e forte;
    Mos dil me duar ne xhepa, po dil me antitank. Ose ik se dal vete….
    HA HA HA
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html

  4. Era e Malit says:

    Nëse Edvini eshte koqe i stilit pacifik, luji fenë o fëlliqësirë: privatizo edhe kryeministrinë deri më 9 shtator o i shkarë.

  5. rebeli says:

    U preka shume -nga shkrimi i doktorit.

  6. MARKO says:

    Vitin tjeter, do e gjeni o ushqim per sorrat,o per peshkaqenet e Dhermiut.

  7. Devolliu says:

    Saliu i shpellave, ky KRIMINEL GJAKATAR.

  8. E verteta says:

    A e gjete ket popull injorant the budalla.O Sali bushtra. O kafsh me fytyre malok kosove. O ta qift kina, afrika , india familjen, mbesat e pragun e shpise. Ti nuk je shqiptar. Nonen e ke kosovare kurse vete je kopil serbi. Ku dihet kush ta ka qi nonen ne luften e dyte boterore ne malet e kosoves. o bir kurve. Sa te rinj sot kalben ne varreza pe armet qe i hape ne 1997. Prape ta dhan pushtetin per interesat e tyre dallaverexhit shqiptare. I harruan krimet the vrasjet e 1997. I vrave prape ne Gerdec, prape me 21 janar. Edhe Slobodani qe mbahet krimineli i ballkanit nuk e vrau popullin e tij. Gjakun e mijerave shqiptarve dhe varrezat e mbushura me trupat ketij populli edhe po ti fali vet ky populli dallaverexhi nuk ka per ti fal zoti. Populli eshte bageti . Nuk din dhe beson gjithcka. Vetem ne varreza do ti gezoni pasurite e vena me gjakun dhe jeten e mijerave te rinjve : ti, vajza, djali dhe gjithe familja jote. Do te kthehen te gjithe krimet qe ke bo mbrapa . tek ty dhe familja jote. U djegshit si letra ti dhe familja jote.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Ca paceje se..S’ka problem se kemi Llallen te “vete”-kualifikuar..

  10. Dija jevga says:

    Hajd se vitin tjeter ju con gjyshi me pushime te shpella…….po me vilen ca paten Valle?????

  11. pallavra says:

    mendoje , se sali Berisha do te reflektoje me mire ne burg, atje munde ti gjeje pse nuk e votuan shqiptaret.Nuk munde te reflektoje nga plazhi i dhermiut.Por tani do te kesh kohe te reflektosh si PENSIONIST.

  12. Billi USA says:

    Nje rezervim te burgu 313 sali serbi dhe lulushja

  13. ali says:

    Propozoj qe Berisha te privatizoje edhe Kryeministrine dhe ta beje rezidence te tij !!!!!!!!!

  14. demi says:

    – gjyshi, eshte e vertete qe ne nuk na lene me te vijme tek kjo vila vitin tjeter????…
    …eshte femije kjo qe pyet gjyshin e saj dhe ai nuk di c’ti thote…
    …ai vete nuk e beson qe nuk do te jete me kryeminister, dmth padron i vendit, sic vetequhet…
    …per ta mbajtur me gajret mbesen ti premtoje se do te bisedoje me armikun e tij, RAMEN, qe te vije ne kete vile edhe vitin e ardhshem se i qan mbesa…dhe se do ti ndertoje armikut te tij, dmth RAMES, nnje vile me parate qe ka vjedh ne keto 23 vjet, por me te vogel se i qan mbesa…
    …po kush na garanton se keta kelyshet e vegjel nuk do te behen si qeni plak???!!!!

  15. buki says:

    O Sali aga mos qofsha ne lekuren tuaj po te isha ne ket pozicion do iksha nga shqipria ne nje vend pa adres sepse ket e ke meritue,ti more burr na ke shti urrejtje mes veti qe shqiptaret nuk e kan pas kurr ,ti more njeri ke ber qdo gje per te ardh ne pushtet dhe per te qendrua ne te ,ti more njeri I ke pru kti populli vetem te kqia dhe vuajtje deri ne vrasje krejt atyre qe nuk kan menduar si ti ,ti more njeri ke abuzua me pasuri shtetrore ne qdo moment qe ke pas,ti more njeri ke nderhyr ne ne qdo hallk shtetrore per favore tuaja ,thjesht vafsh ne mallkim per jet e mot ti dhe ideologjija jote berishiane e demomodur qysh nga fillimi ,perqaj e sundo’por paska nje fund zoti berisha merr shumatoren dhe ben llogari sa te kqija do vin per ju dhe familjen dhe oborrin e juaj.

  16. xani says:

    Un po them qe nga dita e pushimit salihun ta merr shteti ne mbrojtje se ka shum llogari qe duhet te provohen se perndryshe nuk jemi shtet dhe te behet nje her nje rend shtetror qe njerzit e pushtetit te dhejn llogari pas dorzimit te pushtetit dhe pastaj te vazdhdojn pushime pa pengesa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje