Shënime nga Ditari i Doktorit: Udhëzime Lulit për opozitën e re

16 Gusht 2013, 20:39Antena TEMA

Sot Luli më kërkoi takim para mbledhjes së qeverisë. Është i shqetësuar për godinën e PD-së. Kemi miratuar projektin tha dhe kemi disa telashe që duhet t’i zgjidhim urgjent.

-Çfarë telashesh ka, i thashë.

-Duhet të rrethojmë urgjent PD-në me llamarina, që të duket si kantier dhe të transportojmë gjërat tek SHQUP. Unë tani nuk i di këto zyrat kush i ka pasur, por Flamuri më tha që nuk ka lënë njeri të hyjë brenda. Tani si do t’ia bëjmë, a do t’i shpërthejmë me forcë këto zyrat e këtyre që kanë ikur, apo mos t’i hapim fare?

-Mos i prekni, thashë. Nuk ka gjë brenda tyre. Jozefina i ka gjërat e veta në Kuvend. Patozi nuk besoj se ka ndonjë gjë, vetëm po pati ndonjë këmishë. Tek zyra e Azemit shiko çfarë ka, se mos na duhet për muze.

-E pashë, nuk kishte gjë. E kishte bërë pastruesja depo, mbante enët e pastrimit, më tha.

-Ka ba gabim shumë, i thashë, por s’ka gjë.

Pastaj kaluam tek pika e dytë, për të cilën Luli ishte dhe më i shqetësuar.

-Çfarë të bëjmë ndonjë gjë, tha, që të ngrejë pak njerëzit?

-Do bëjmë luftë, i thashë. Do provokojmë këta oficerët në lirim, Edi Ramën, gjithë pushtetin e krimit dhe drogës që ka ardhur pas 23 qershorit, që të mos na e lënë SHQUP. Pastaj do dal e do thërras shqiptarëve të mbrojnë demokracinë dhe opozitën. Do tu bëj thirrje çdo ditë për protesta para SHQUP-it, nën parrullën “O Edvin, o legen, do të çojmë në Tepelenë”

-Po pse në Tepelenë, Doktor?

-Po aty e kemi pas çuar Fatos Nanon atëherë.

-Po mos i ngelet qejfi Nanos, më tha?

-Ke të drejtë, i thashë. I ndryshojmë parrullat. E bëjmë O, “Edvin o faqezi, nuk na mund dot me ushtri”.

-Shiko, ai është një njeri i rrezikshëm. Ai kërkon të përdorë ushtrinë kundër opozitës si në Egjipt, po unë se lëshoj kurrë.  E kam dënu dje dhe do ta dënoj përditë. Nuk mund të përdorë ushtrinë kundër opozitës ai. Vetëm në Egjipt dhe në Tiranë opozita po shtypet me ushtri. Jo, këtë nuk e lejoj kurrë. Ta dijë mirë ai…

Ndërkohë që unë i flisja, Luli ishte zverdhur.

-Si, do përdor vërtet ushtrinë kundër, nesh tha?

-Po jo mor, se është frikacak, i thashë, por ne do ta luajmë deri në fund të fortin, se trembet ai. Dhe duhet ta përdorim pak këtë punën e ushtrisë kundër opozitës. Janë të gjitha detajet. Ne jemi në selinë tonë afër Xhamisë së re, ai sjell ushtrinë të na zbojë. Ne bëjmë barikada, ai përdor forcën. Pastaj martirët tanë do na ndriçojnë rrugën për katër vjet në opozitë…

-Si, do ketë dhe të vrarë, tha Luli?

Më çmendën këta të rinjtë. Sa frikë i kanë viktimat. Kështu më bënte dhe më 21 Janar, u mbyll e qante në zyrë.

-Patjetër që duhet të ketë viktima, i thashë. Ndryshe si do bësh opozitë.

E pashë që u trondit shumë. Nuk janë mësuar këta njerëz të bëjnë opozitë. U pa puna, do ta bëj vet.

-Po sikur të na thonë që dhe ju vratë më 21 janar, tha me gjysmë zëri.

-Mblidh veten, i thashë. Të thuan ç’të duan. Boll të vrasin. Ajo na intereson. Pastaj jemi barabar dhe di unë se çu bëj , ti d.m.th, se ti je kryetar i opozitës.

E pashë që e humbi. U çua papritur dhe doli pa folur, por po ikte tek zyra përballë.

Sekretarja i tregoi nga ishte korridori dhe erdhi brenda e shqetësuar.

-Luli nuk mu duk mirë, tha. Çfarë ka ndodhur?

-Asgjë, i thashë. Po i tregoj çdo bëjmë në opozitë dhe u hutua pak. Përpara.

6 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Udhëzime Lulit për opozitën e re”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Ha ha ha ha ha:
    Luli do haje ndonje car qorr ?

    “-Si, do ketë dhe të vrarë, tha Luli?
    Më çmendën këta të rinjtë. Sa frikë i kanë viktimat. Kështu më bënte dhe më 21 Janar, u mbyll e qante në zyrë.
    -Patjetër që duhet të ketë viktima, i thashë. Ndryshe si do bësh opozitë.
    E pashë që u trondit shumë. Nuk janë mësuar këta njerëz të bëjnë opozitë. U pa puna, do ta bëj vet.”

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/presidenti.html

    1. Dalan Hoxhaj says:

      UNE BESOJ!

    2. EUKLIDI says:

      Vjen koha dhe gjynahet lahen.
      Keshtu ka ndodhur me te gjithe diktatoret per mijera vjet!

  2. ali says:

    Ky fosil kafshe po i jep detyra qeverise se Edi Rames e jo me Lulit te Bashes. Kete te fundit Ai e ka rrasur
    ne fund te xhepit !
    Me nje delir te papare ministrat ne ikje do t’i lene mbi tavoline ministrave te qeverise se re ! Pa dyshim
    dihet se ky vete do t’i lere detyrat Edit. Se cfare detyrash do t’i lere kur e ka shkaterruar gjithe Shqiperine,
    duke lene pas vetem toke te djegur , te grabitur, me borxhe deri ne gryke, me nje pasuri prrallore te grabitur
    nga ky kriminel e vrases profesionist. Keto e shume mbrapeshti te tjera do t’i lere qeverise se re..
    Turpi te mbulofte brez pas brezi o i mallkuar qe rrenove gjithe shqiperine !!!!

  3. Shoku i Qifes says:

    Ajo qe ju e merrni me te qeshur ka per te ndodhur vertete. Kush ve bast me mua qe para se te vije Rama ne qeveri, pra para marrjes se pushtetit edhe formalisht selia e PD do te jete rrafshuar pertoke. Dhe prite kur te dale ndonje permbarues privat qe te marre zyrtarisht ne dorezim per llogari te ish-pronareve seline e PD dhe menjehere do shembet. Ne kete menyre Rama gjendet para faktit te kryer sepse seli te PD nuk do kete me dhe veshtire te gjeje nje ambient tjeter per t’ua dhene “opozites”. Keshtu qe SHQUP qajeni me lote. Cfare ka dashur Sali hajdari dhe nuk e ka marre? I vetmi qe e beri ti shpetonte ne breke kur e arrestoi ishte i ngjashmi i tij Ilir Meta, hajdari nga Skrapari por edhe ai i merrte udhezimet nga Ambasada tek ajo rruga e famshme. Sa per Ramen as te shpeton as te leshon. Rama kujton se shteti eshte OJQ. Te shpresojme se do te mesoje rruges qe ligji nuk sheh njeri ne sy dhe kush e shkel ligjin duhet te sanksionohet. Edi Rama, ti mund te falesh personalisht te gjitha krimet e bandes se shpellareve por nuk mund ta besh kete ne emer te atyre qe te votuan. Po nuk u denua njeri kjo pune keshtu do te vazhdoje. Nuk do rrije thuthuq pa u hapur byt..esh. Dhe ky popull keq e me keq do te veje.

  4. amant says:

    Sales i eshte shfaqur ne forme haluçionuiste skenari i Egjyptit. E identifikon veten me vellezerine myslimane si islamik qe eshte dhe ngjarjet e ushtrise me sheshin. Keto pamje e bejne qe te enderoj per ti futur serish shqiptaret ne nje rreth vicioz si ne 97 ten, madje me skena pergjakje masive. Mendon se pikerisht kjo situate e shpeton ate duke shpresuar pastaj tek ndonje mareveshje e amnisti totale. Ka hallin e tij. E tremb deri ne vdekje fakti se do te shkoj para drejtesise dhe ne qeli. Shiheni mire ne fytyre. Eshte bere meit. Sot leshoi kercenime prej paranojaku e skizofreni.
    Eshte kthyer ne nje dordolec i vertete. Mbi te e familjen e tij rendojne mijra zullume, vjedhje, vrasje e grabitje prej gangsteri. Klima e diteve te fundit e ka bere se tashme gjerat duhet ti marre teper seriozisht. Po kupton se as lulka qe ngjason si nje femije adoleshent sdo te mund ta shpetoje. Mbase eshte edhe penduar per zgjedhjen qe ka bere me kete Bashen qe e mendoi si nje mashe.
    Sidoqofte shtatori do te sjelle ngjarje te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje