Anekdoda e javës

17 Gusht 2013, 20:22Antena TEMA
Anekdoda e javës

Pozicioni i marangozit

Kryetari de fakto dhe kryetari de jure i partisë, dy fajtorët pa faj, kanë marrë përsipër ta rilindin partinë, jo si rilindasit e majtë, po si renesanca italiane e pesë- gjashtë shekujve më parë. Na duhet një parti tjeter, ku drejtuesit nuk do të jenë më arrogantë, ku të dëgjohen zërat e demokratëve të thjeshtë, ku partia nuk do të jetë familjare, ku qeveritarët e saj nuk do të jenë hajdutë… . Pra, partia duhet pozicionuar ndryshe, duhet një stil i ri pune. Dhe këtë pozicion e stil të ri pritet ta japin po këta drejtues të vjetër, që e kanë çuar buzë greminës dhe e kanë katandisur partinë, ku thërret qameti. Kjo të kujton historinë e asaj gruas së martuar prej vitesh, që i ankohet burrit.

– Më je bërë i mërzitshëm, të njëjtën metodë përdor, një pozicion di vetëm në dashurinë tonë.

– Ashtu?- ia kthen burri,- epo mirë, në darkë do të të tregoj një stil të ri, atë të marangozit.

Kureshtare gruaja e priti bashkëshortin me një ndjenjë të veçantë. Erdhi burri, bënë dashuri, po asgjë e re. Të njëjtat si 23 vjet martesë.

– E ku është ndryshimi- i thote,- po i njëjti pozicion?

– Jo, moj grua, ky është pozicioni i marangozit.

– Asnjë dallim…

– Po nuk e shikon lapsin te veshi?

2 komente në “Anekdoda e javës”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Ha ha ha ha ha ha,
    “Po pozicionin e kryekarit nuk e shikon?!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/face-off.html

  2. demi says:

    …kjo anekdode e ka zanafillen ne 1990 kur i doli perpara popullit shqiptar me kalem ne vesh pasi kishte kalu 20 e ca vjet pa kalem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje