Sot qysh në mëngjes u zgjova nga telefonata e shqetësuar e Bujarit. Mbesa erdhi tek krevati dhe më tha se i ‘ka rënë disa herë telefonit të shtëpisë një burrë që thotë jam Komandant i Përgjithshëm. Unë i thashë pse gënjen, Komandant i Përgjithshëm është akoma gjyshi im, por ai më tha, dakord, dakord po jam dhe unë’.
E mora me mend që do ishte Bujari.
Më kërkoi të takoheshim urgjent. Meqë ai nuk ngjitet dot tek ashensori im, më duhej të shkoja tek zyra e tij.
E gjeta të shqetësuar.
-Duan të më shkarkojnë, tha. I kemi përgjuar telefonat dhe është e sigurt se ka një plan për të më shkarkuar.
-Po përse, i thashë?
-Po ja, që dua të liroj pronën e gruas tek PD.
-Shkruaj, i thashë. Deklaratë: Presidenti i Republikës dënon ashpër sulmet, shpifjet dhe intrigat e qeverisë së re të krimit dhe korruspionit. Ata shpifin sikur unë dua të marr godinën e PD-së dhe ta bëj pallat, se është në pronë të gruas…
Më ndërpreu.
-Dëgjo Doktor, jam në siklet, tha. Nuk e shkruaj dot këtë, se kjo është e vërtetë. Duhet të gjejmë ndonjë gjë tjetër, mos ta përmendim këtë. Ata më bëjnë tre akuza. Akuza e parë është që unë kam shkelur ligjin dhe kjo është e vërtetë. Akuza e dytë që më bëjnë është se unë dua të liroj pronën e gruas, por dhe kjo është e vërtetë. Akuza e tretë që bëjnë është se t’i më ke shtuar mua dje 50 milion lekë në buxhet. Kjo është e vërtetë, po ata lekë më duhen për Samitin e presidentëve.
-Atëherë në rregull, i thashë. Ne kemi një praktikë punë për raste të tilla. Kur të bëjnë akuza të forta, kapu tek ndonjë gjë e diskutueshme dhe përgënjeshtro vetëm atë. Të tjerat mos i përmend.
D.m.th shkruaj: Qeveria e re e dalë nga krimi dhe korrupsioni po shantazhon Presidentin e Republikës me shkarkim nga detyra, duke hedhur një lumë akuzash ndaj tij, të cilat janë të pavërteta. Presidenti është i indinjuar nga akuza se qeveria i ka shtuar dhe një buxhet prej 50 milion lekësh, ndërkohë që këto para i duhen për Samitin e presidentëve në Tiranë….Vazhdo më tej tani, mos i përmend as truallin e gruas dhe as shkeljet ligjore.
Bujari u çel në fytyrë.
-Mirë që të kemi ty akoma Doktor, tha, se hajt ti sqaroje me Lulin këto probleme.
Pastaj disktuam dhe disa gjëra të tjera. Bujari ishte mërzitur shumë nga një shkrim i Besnik Mustafajt kundër meje dhe më tha, nëse ishte nevoja mund ta sulmonte.
-Ai ka bërë një gabim të rëndë, tha. Thotë që ti ke thënë sikur Majko ka gëlltitur një lugë çorbë nga takimi i Korfuzit mes Nanos dhe Millosheviçit. Po ai dihet që është bërë në Kretë, jo në Korfuz. Unë them ta hedhim poshtë gjithë atë që ka thënë, duke u nisur nga ky fakt. Është tamam në stilin që sapo bëmë.
I thashë lere Besnikun. Nuk ja vlen. Është dembel dhe nuk të kthen përgjigje, dhe të ikën deklarata kot.
-Kam pasur shumë respekt për Besnikun, më tha. Kur ishte kandidat më 2001, i kam shpërndarë sanduiçet në çdo komisioner dhe më ka pas falenderuar. Nuk e dinte që punoja kamarier dhe më tha në konfidencë se nuk kishte njohur njeri më të aftë se unë për atë punë, sikur të isha kamarier. Kur i tregova që jam kamarier, u prek shumë dhe më tha “njerëz si ty i duhen PD-së”.
Pastaj disktuam dhe për planin e masave. Vendosëm që më 20 gusht të zaptojmë SHQUP-in. Të çojmë rojet tona dhe të vëmë siglën e partisë mbi çati. Plaçkat i heqim më vonë.
-Po sikur ta anulojnë vendimin, çfarë do bëjmë, më tha. Si do mbrohemi?
-Protesta përditë, i thashë. “Jetën e japim, SHQUP-in se japim” . Kjo do jetë parrulla kryesore.
-Paloka e tha mirë Doktor, që PD nuk mund t’u zërë tokën pronaërve, ndaj e liron godinën. Duhet ta përdorim këtë.
-Atë se përdorim dot i thashë, se dhe SHQUP-i ka pronarë. Në momentin që thuhet se është jashtë funksionit, duhet t’u kthehet pronarëve. Ndaj mos e zër në gojë atë. Ju vazhdoni punën aty. Më 21 gusht rrethojeni PD-në me llamarina sikur është kantier, dhe filloni ndërtimin. Zeni e ka mbyllur marrëveshjen për parkingun dhe pjesën tjetër te PD-së, ti po ke pjesën tënde. Nisni punën tani.
Bujari u çel në fytyrë.
-Shyqyr që të kemi ty Doktor, tha, se atë Lulin e zë paniku.
-Mos u trembni, i thashë. Qeveria e krimit nuk e ka të gjatë. Sapo të zëmë selinë e re, ajo merr fund. Përpara!
I pa arritshem Baze. Nje shqetesim kam. Si do ja besh ne mungese te ketij personazhi tragjiko-komik. Do na mungoje po aq sa Enveri…..
shqupin nuk e marrin dot ne krahe,skane ku e cojne.
Teknokratit * Enveri cdo gje mund te kete qene por jo komik . Karakteris iken i a ke bere me literature a me te thena nga qe duhet te jesh ne moshe te re . viktor hoti
Me qe replika juaj eshte shume miqesore(per me teper me emer e mbiemer) po marr mundimin te pergjigjem po aq miqesisht.
Kur ka vdekur Enveri kam qene gjimnazist(viti trete).Prindrit kane qene komunista(formale,dhe jo si Saliu) por mamaja ka pas nje dajo te pushkatuar nga partizanet dhe ne kete menyre kam pasur mundesi te “shijoje” te dyja gustot e diktatures.
Me siper nuk them qe Enveri ishte komik,perkundrazi ka qene vetem tragjik po aq sa dhe Stalini. Dhe se fundi kur them qe do na mungoje po perdor nje ironi qe eshte lehtesisht e lexueshme. Ndoshta (pa dashur t’ju ofendoj) beni pjese ne ate grup nostalgjikesh qe besojne se “ishim me mire kur ishim me keq” dhe kjo fale merites se dyshes Nano-Berisha qe me siguri do te kujtohen gjate po aq sa Enveri dhe Stalini.
‘Bajgat e Saliserbit !!!!!!
Kur, me naivitet, thuhet se sot jemi me mire se ne kohen e Enverit, naivet kane parasysh ‘mireqenien’ individuale.
Por te gjitha pasurite publike dhe potenciali arsimor u krijuan ne kohen e Enverit per te pakten dy breza te ardheshem dhe te gjitha keto pasuri u pervetesuan padrejtesisht dhe u shkateruan ne themel.
Cila eshte pasuria morale dhe materiale qe ndertuam ne, brezi i sotem?!!!!
Nuk e ka fajin Nano dhe Berisha por njerezit qe i kane perkrahur keto fenomene amorale. Ne nuk jemi demokrate por nje brez UTILITAR.
Amerika e shekullit te 19-te ishte nje vend i dhuneshem ku njerezit kishin frike te jetonin. Ne ate kohe por edhe me heret Benjamin Franklin dhe disa shkrimtare te tjere amerikane i frymezuan amerikanet per te ardhmen. Thelbi i Franklinit ishte the Self-made Man ne autobiografine e tij te famshme ku jepte si te thuash perkufizimin e amerikanit. Emerson po ashtu jepte idete e tij. Pra kishim Enlightment ne Ameriken e dhuneshme te shek. 19.
Ne kemi ‘ndertuar’ nje Amerike te shekullit te 19 ne miniature por ende nuk kemi frymezim. Kadare eshte i vetmi shkrimtar aktiv qe vjen nga koha e Enver Hoxhes por qe nuk kam lexuar prej tij ende dicka qe frymezon ndryshimin politik dhe shoqeror. Pra Kadare ben letersi te mirfillte por vetem kaq sepse ai ka kufizimet e tij. Edhe idene e Mbeshtetjes ne Forcat e Veta, e ngjashme me idene e Franklinit mbi Self-made man, e hodhi Enver Hoxha!
Atehere c’fare morali kemi ne si brez nderkohe qe nuk kemi dhene asnje kontribut per zhvillimin demokratik te shoqerise?
Komplimente Kruja.