Sot thirra Jozin në zyrë. Kishim kohë pa u parë. Gjatë fushatës për zgjedhjen e Lulit i thashë të qendrojë mënjanë, se “do të rregullojmë të jesh nënkryetare e Kuvendit”. Ma dëgjoi fjalën dhe ndenji mënjanë. Sot e thirra për një çështje të rëndësishme. Një komunist i rekrutuar nga Partia Komuniste e Koresë së Veriut, kur ka qenë në punë në Korenë e Jugut, ka deklaruar që zgjedhjet e vitit 2013, ishin njësoj të rëndësishme si ato të vitit 1992.
Kjo është deklarata më e tmerrshme që kam dëgjuar për këto zgjedhje. Nuk na mjaftoi që opozita e lidhur me krimin dhe mafien na bleu votat e një milion shqiptarëve, por tani i shtohen dhe deklarata të tilla nga njerëz që marrin rrogë nga SHBA.
E thirra Jozin dhe ja shpjegova situatën. Më dëgjoi me vëmendje dhe më dha të drejtë.
-Tani duhet me e sulmue, i thashë. Shkruaj:
“Të dashur miq! Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike!!! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!
Të krahasosh Shqipërinë e 1992, që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s , është njësoj si të vësh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe presidentit Reagan!!! I denjë për të punuar me Reis Malilen, jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtes nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë”,
-Si të duket, e pyeta?
-Shumë e fortë Doktor, tha. I tash po e hedh fill në Facebook. Po ia jap shoferit, t’ia jap sekretares, se veç ajo e ka çelësin e zyrës së Facebook-ut.
-Shiko, Facebook-un mund ta hapësh nga çdo zyrë, po nejse, nejse, s,ka gjë, çoja sekretares.
-Jo mar Doktor, se na e kena Facebook-un veç në një zyrë, se aty mblidhena e shofim Facebook-un tand. E ke thanë shumë bukur. Ka me u tërbu.
-Shiko Jozefinë, i thashë. Çfarë ka ky njeri, do thuash ti? Asht njeri i vogël. Është njeri zemërngushtë. Më kërkoi bashkëpunim kur erdhi, i thashë ke mbështetjen time. I thashë të jap çfarë të duash, veç një gjë nuk ta jap dot, i thashë, të përzihesh në punët e brendshme. Kur kemi zgjedhje, asht puna jonë, s’ke punë me u përzi. Ti e pe se ç’bëri në Tiranë. Përveshi mëngët, se mendoi se do shpëtonte Edi Ramën. Mbaroi ajo punë, filloi të fliste keq.
E thirra prapë. I thashë “ke mbështetjen time për çdo punë, po mos u përzie në punët e brendshme”. Nuk më dëgjoi. Atëherë u thashë këtyre të Podestës ta shkarkonin. U përpoqën ata në Uashington, por dhe kohë nuk kishin. Shpëtoi, nuk e hoqën dot. Dhe ç’bëri ai, Jozefinë? Ai bëri një gjë të rëndë, që nuk e bën kurrë një ambasador i një vendi si SHBA. Ai u bë xheloz për lekët që merrnin ata këtu dhe i kishte thënë dikujt në Uashington: Nga gjithë bizneset amerikane që janë në Shqipëri, ka dy bilance. Shumica e bizneseve investojnë shumë dhe fitojnë pak, se Shqipëria është vend i varfër. Vetëm një biznes investon keq dhe fiton shumë. Ata janë Podesta Grup. U tërbova kur e dëgjova. Donte me thanë që ata po na merrnin më qafë për zgjedhjet. E vërteta është se zgjedhjet na i blenë dhe i vodhën. Podesta nuk ka faj. Po ky ngelet njeri i vogël. Është ziliqar.
-Përnjëmend ka kenë diplomat në Kore Doktor, më pyeti?
-Po, po, i thashë. Dhe kam dyshim që është agjent i Kim Ir Sen, se vetëm një komunist i tillë mund të na krahasojë me Partinë e Punës në vitin 1992.
-Po mirë ma Doktor, a nuk ban me i çu unë një letër Hillari Klintonit, me i thanë jam ajo gruaja që erdhe në Parlament, e t’i them keni një agjent korean në Departament të Shtetit.
Më bëri përshtypje kurajoja e saj. Ka qenë gjithnjë grua kurajoze. I thashë mos e bë një herë. Mjafton kjo e Facebook-ut. Po e kruajti, ja dërgojmë dhe asaj letrën.
U gëzua shumë. U ngrit të ikte. E sigurova që fjalën që i kisha dhënë për nënkryetare Kuvendi, do ta mbante dhe Luli. Por, duhet të ishte gati për ndonjë deklaratë tjetër.
-Me ty deri në vdekje, tha dhe doli e gëzuar.
Sapo doli ajo nga zyra, mori Luli.
-E more vesh Doktor çfarë ka bërë Jozi, tha i dëshpëruar?
-Po, i thashë. Ka ba shumë mirë.
jozi asht tregu BURR shteti ,,,perpara sb
HA HA HA HA HA HA:
Keshtu sic eshte katandisur PD,dhe sidomos tani qe do jete ne opozite per dekada me rradhe,do kemi humor BLUE te garantuar ?
http://is.gd/DasP6d
ej mire ne rregull, pd e hengri po mos u beni dhe ju bajate. Intaet i ktheni ne frymezime e duket qe keni lexuar mjaft te tilla nga librat e Enverit..
Tash duhet me i lane edhe Xhozit hamshoret e Lulit ndonjehere… gru e vujtun e shkreta..
Pse e vujtun mor zotni,ajo e ka q…at pi…tan jeten me ke ka dasht…edhe me salen po edhe me pleq te tjere ma t’shpifun…..;)
Sapo doli ajo nga zyra, mori Luli.
-E more vesh Doktor çfarë ka bërë Jozi, tha i dëshpëruar?
-Po, i thashë. Ka ba shumë mirë.
VAZHDOJNE PERLAT DHE SHIJONI HUMORIN E TE HUMBURVE
mrekulli ,me mire sbehet ,jane keta kriminele qe e moren perpara PD,ta gezojne humbjen.Jo se na vjen keq por e meritonin ,madje edhe me heret.
Jane per tu qare hallin.Do kemi xhevaire dhe perla te tjera nga i talentuari Mero Baze.
Nje milion shkelma b…..ve qe ua dhame, u dhemb.Por antenat e Meros jua nxine jeten me shume shpellareve.Te lumte Mero Baze.
Pse merreni kaq shume me kete ambasadorin e larguar Arvizu. Ka qene i dobeti i SHBA-ve ne Shqiperi.Por edhe SHBA-ja nuk eshte shume aktive tashme ne Ballkan, keshtuqe mos i vini shume re se çfare thote nje ambasador ne ikje.Edhe mos u besoni shume. E pate se si e arrestuan per korrupsion diplomatin amerikan ne Bosnje. Ketu nuk ka shtet se keto ambasadore qe i lepihen Ilir Metes kane ngrene ndonje luge çorbe.
“Po ia jap shoferit, t’ia jap sekretares, se veç ajo e ka çelësin e zyrës së Facebook-ut.”
ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha jeni vertet te papare.
e keni nxjere xhozken tamam sic eshte.
I NJ O R A N T J A.
portokallia fillon ne shtator.zhelefin e ka te sigut nje vend te rendesishem aty..kjo parti esht ber si ai peshku qe ka 3 muaj i ngordhur e ka qen ne frigorifer tani ju hap dera dhe po qelb dyjan.
gjuetia e shtrigave vazhdon. vetem ata qe kane perfituar duke zhvatur mund t’i shkojne prapa Saliut. Diskretitim me te bukur se po i ben i madhi Mero nuk do kete ndonjehere.
Per Saaliun me perjashtim te atij te parit qe ne realitet ishte polic, te gjithe te tjeret nuk i kane pelqyer dhe ka thurur mufka per ta. Keto qendrimet e fundit te Saliut dhe te Jozefines perveçse tregojne sa njerez te vegjet dhe injorant jane, kerkojne edhe te fusin pyka e te krijojne provokacione. Por keta te dy ish shtetar te vegjet duhet te dine se Arvizuja apo ndihmesi i tij dine edhe se çfar shkruhet ne Beograd e Athine per Salen e Jozefines, bile per Xhozin dine edhe si ka fjetur ne Londer apo ne Dubaj. Prandaj duhet tu mbyllet goja njehere e mire.
Xhoz moj te dhesha zotin tat? A e shef ca ka shkrujt shkodrani puro? Besoj se ai ti din te tana. Ene ti ke ken burrnesh.I ke perballu te tan burrat e botes. Duhet te hysh ne rekordet gines per kapacitet te madh seks mbajtes. Lum ata qi t’kan provu.