Shënime nga Ditari i Doktorit: Greqia, mosmirënjohëse ndaj meje, Rama spiun italian

20 Gusht 2013, 21:24Antena TEMA

Grekët janë një komb mosmirënjohës. Isha betuar prej vitit 1997, të mos merresha më me ta, dhe kur u ktheva në vitin 2005 në pushtet, i thashë vetes: Mbylle gojën, jepu çfarë të duan. Vetëm sherr me ata nuk doja më.

Në fillim më kërkuan një marrëveshje politike, për disa pretendime në jug të Shqipërisë. Ramë dakord t’u jepja pesë vende për varreza në atë që e quajnë kufiri i parë  i Vorio Epirit dhe t’u jepja statusin e minoritetit në Himarë, përmes  hapjes së shkollave në gjuhën greke.

Ua bëra të gjitha menjëherë. U duk sikur shpëtova. Po nuk ishte e thënë.

Më kapën këtë Lul Bashën dhe i thanë “na firmosni marrëveshjen për ujërat dhe do t’u ndihmojmë për zgjedhjet. Do përçajmë minoritetin që të bëhet një pjesë me ju dhe do t’u mbështesim për kërkesën për kandidat në BE”. Ua firmosëm dhe ujërat. U bë zhurmë e madhe, u ngritën këta të opozitës që hiqen si progresistë, e çuan në Gjykatë Kushtetuese, e anuluan dhe prapë ata mua më morën inat.

Tani po shikoj ngjarjet në Përmet. Kishën herë e zaptojnë besimtarët, herë policia. Kjo është gjëja e duhur. Këta grekët që reagojnë nga Athina duhet ta kuptojnë se mosmirënjohja ndaj meje do t’u kushtojë shtrenjtë. Unë kam 7 vjet që nuk e zbatoj atë vendim, por as e anuloj. Tani po kënaqem kur shikoj se qeveria e re e krimit dhe korrupsionit, kërkon të zaptojë tokën dhe të bëjë ndonjë pallat ose hotel aty. Po ashtu jam shumë i kënaqur me grekët, që nuk më janë mirënjohës për shërbimet që u kam bërë. Le ta mbajnë Edi Ramën po deshën. Ai as paratë e veta nuk i investon në Greqi.

Dje më bëri me dije një miku im nga Italia, se ai është pronari real i Lacios. Po po, pronar i Lacios. Të gjitha fitimet nga ndërtimet në Tiranë i ka investuar tek Igli Tare dhe ky e ka bërë aksioner kryesor të fshehtë tek Lacio. Kjo është e sigurtë tani. Miku im nga Italia që bëri këtë zbulim, ka fakte të pakundërshtueshme. Ai e ka vrojtuar Edi Ramën në stadium, në ndeshjen Juventus- Lacio. Dihet që Rama është me Juventusin. Por, çfarë ndodhi?! Gjatë gjithë kohës në ndeshje dërgonte sms dhe ishte i egërsuar në fytyrë. Kjo është kontradiktore, pasi ai si tifoz i Juves duhej të gëzohej. Ky miku im qëndronte pas tij dhe i pa mesazhet. Ja dërgonte Igli Tares. I thoshte po vazhduat kështu, do tërheq aksionet. Nuk ju financoj më. Ai i përgjigjej se do ta marim veten, por nuk ndodhi asgjë. Në fund Juventusi fitoi dhe Edi Rama nxinte. Ku ka provë më të fortë se kjo të dashur miqtë e mi, që tregon se Edi Rama është pronar i Lacios? Nuk ka. Kjo është e pakundërshtueshme.

Ndaj të dashur miq, jam i gëzuar me këtë që ndodh në Përmet dhe me grekët. Grekët nuk ma dinë për nder mua që u kam dhënë gjithçka, por mbështesin Edi Ramën, që dhe fitimet e paligjshme i investon në Itali tek Lacio.

Ky është njeri mosmirënjohës dhe Greqia ka për t’u zhgënjyer thellë nga ky. Unë do të jem këtu gati për sulmin e madh ndaj tij, në rrugën e mashtrimeve, vjedhjeve dhe vrasjeve, të cilat po na prishin me fqinjët tanë. Do t’i kërkoj urgjent prokurorisë italiane të hetojë kush është aksioneri real i Lacios dhe pse Edi Rama ishte i mërzitur gjatë ndeshjes, ndërkohë që po fitonte Juventusi. Kjo me siguri do zbardhë shumë gjëra, dhe mbi të gjitha, pse kryeministri italian e priti i pari Edi Ramën në Romë pa u bërë kryeministër. Këta pastrojnë bashkë paratë e krimit. Përpara!

6 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Greqia, mosmirënjohëse ndaj meje, Rama spiun italian”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    THELBI i SUPERANTENA-S se SOTME:

    Grekët janë një komb mosmirënjohës.

    Isha betuar prej vitit 1997, të mos merresha më me ta, dhe kur u ktheva në vitin 2005 në pushtet, i thashë vetes: Mbylle gojën, jepu çfarë të duan.
    http://is.gd/QDDoJh

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Duhet marre seriozisht satira therese e Meros!
      Kercenimet dhe djallzite e karaduzit do pushojne kur te vdese fizikisht.
      Edhe atehere, do e lere bishtin e litarit jashte arkivolit ?

  2. baca says:

    të ngrihet menjëherë komision parlamentar pse ishte i mërzitur rama gjatë ndeshjes së futbollit…..apo nuk është mbledh parlamenti akoma

  3. sali berisha says:

    tathem une ty mero ,popo asht oligark i lacios ,,,,ma katham muli edh ene zyre ka nje foto me igli tare ,,,ky asht fakt i rand e kompromenton shum ,,,,,me kane than se edhe ne brazil ka axione po se po ,,,ai i ka nxit protestat aty duke i financu protestuesit ,,,duhet te kete edhe axione ne egjypt po se po ,,,ku ka trazira jane paret e rames ,,,,asht oligark dh emeret me cingerimat miliard ate zenit e argites qe i kane me djerse ,,,,perpara sb

  4. bato says:

    Sali Berisha ka vetem nje qellim: Te lere prapa toke te djegur! Te vere ne konflikt fituesit plebishitare te ketyre zgjedhjeve qe i kane helmuar jeten me shume se sa te vdiste vet! Eshe thirrjet e tij, ende pa u miratuar qeveria ne parlament, per t;u pergatitur, drejtuar militanteve te tij tregon se ai ka lindur per konflikte dhe sa te kete fryme, vetem andrralla do i sjelle popullit, nje pjese e te cilit, per fat te keq nuk e kuptojne qe perkrahin dhe duan nje njeri ose te shitur tek serbet, ose skitzofren.

  5. E verteta says:

    VDEJKJA SHUMME SHPEJT DO TI TELEFONOJE SALI BERISHES PER NJE TAKIM PERFUMNDIMTAR. AI AS KA PER TI JETUAR EDHE DY VJET. SHPRESOJ SE EDHE ZENI DO TA SHOQEROJ NE BOTEN TJETER SE NUK I SHTYHET RRUGA. SALI :MBAJE CELULARIN GATI SE VDEKJA DO TE MARRI NE TELEFON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje