Sot në mëngjes fola sërish me Bujarin. Ishte i shqetësuar.
-Doktor, si ja ke bërë ti 22 vjet në politikë, më tha. Unë jam i tmerruar. Më del gjumi natën. Më shfaqet përpara syve Edi Rama dhe një grup terroristësh dhe më kërcënojnë. Më thonë do të thyejmë dorën, do të këpusim këmbën, do të heqim qafën. Më terrorizuan Doktor. Nuk di si t’ia bëj. Si ja ke bërë ti?
-Denoncoji, i thashë. E vetmja rrugë është t’i denoncosh.
-Po çfarë t’u them Doktor? Më kanë shqetësuar familjen. Çohet gruaja natën dhe thotë me zë të lartë, “nuk kam pjesë tek PD-ja, nuk më dhanë kushërinjtë, e mbajtën për vete. Nuk e kemi ne, e kanë kushërinjtë…”
-Ti thoji të gjitha në deklaratë këto, i thashë, jo në gjumë.
-Mirë, tha, po përpiqem. Po më ka gjetur belaja Doktor. Më kanë ardhur kushërinjtë e gruas në shtëpi e thonë jemi shqetësuar shumë, mos na heqin dhe pronat në Durrës, se po na turren komshinjtë.
E qetësova se nuk ja merr kush pronat. Por, dil e shkruaj, i thashë. Mbaj shënim i thashë dhe fillova t’ia lexoj: Qeveria e krimit po ushtron terror ndaj meje dhe familjes sime, për të më mposhtur mua në veprimtarinë time si president. Ju siguroj ju se asgjë nuk më lëkund në rrugën time…
-Më fal Doktor, tha, se nuk shkruaj dot, por ma shkruaj dhe ma nis me email.
Ashtu bëra.
Pastaj më mori përsëri.
-Kam një problem, tha se PD e ka pronë familja e gruas, por ajo i ka kushërinj ata. Quhet apo jo?
-Nuk quhet, i thashë. Ne si parti kemi standarte, nuk jemi parti biografish. Nuk kemi quajtur as Kuantin, as baxhanakun, jo të quajmë kushërinjtë.
U qetësua shumë.
-Mirë tha, po e shkruaj.
-Jo, mos e shkruaj, i thashë, se e marrin vesh vetë njerëzit.
-Çfarë thotë Zeni, më pyeti, e prishin dot godinën e PD-së para datës dhjetë shtator, që të bëhet fakt i kryer.
-Dhe po nuk e prishën, do ta rrethojnë me llamarina, i thashë, të duket si kantier. Mos u shqetëso.
U qetësua pak dhe më dha fjalën që do të bëj deklaratën. E bëri pak më vonë. E kishte zbutur pak, por e bëri. Njeri i mirë Bujari!
Pastaj më erdhi në zyrë Ramushi. Kisha kohë që e prisja. I vetmi që e tha hapur që jam me Sali Berishën dhe pasi humba.
Më pyeti gjerë e gjatë si ndodhi.
-Gënjyen popullin, i thashë. I thanë që unë jam hajdut dhe populli u gënjye. Pastaj i bënë premtime pa fund dhe u gënjye.
-Mos bre, tha. Po qeka e lehtë krejt. Kshu po e bëj dhe unë në Kosovë, ndoshta gënjehen dhe ata.
-Eh, jo ata janë të zgjuar, i thashë. Populli jonë është kot. Beson çdo gjë që thuhet kundër meje dhe çdo premtim që thuhet nga ata.
-Ku ku, si me ja bë me e çu këtë popull në Kosovë, më tha. Kshu kisha fitu dhe unë.
-Duhet parë mundësia t’i ndërrojmë, i thashë, se dhe unë e kam këtë problem. Vetëm ata tuajt më votojnë.
Pasi përcolla Ramushin, mendova të shkruaj diçka për fansat e mi. U bëra thirrje se duhet të bëhen gati për t’u përballur me qeverinë e krimit. “Ka gënjyer popullin me premtime të pambajtura” shkruajta, ndaj duhet të bëhemi gati. Përpara!
E ka si Gumeni, qeni yne i stanit. Kur u plak, nuk bente me tutje,por lihte ashtu shtrir hum, hum dhe aq e kishte trimerine me bishen. Edhe ky Gumeni yne, do vazhdoje te lehe dhe pastaj do kafshoje bishtin e tij.
Ndersa qeni i Braçes kur lehte mbeshtetej pas gardhit…tamam si Saliu
perpara nda ke dale…..
perlat e meros nuk mbarojne ,shume e bukur..urime
Mustaqemiu:
“-Çfarë thotë Zeni, më pyeti, e prishin dot godinën e PD-së para datës dhjetë shtator, që të bëhet fakt i kryer.
-Dhe po nuk e prishën, do ta rrethojnë me llamarina, i thashë, të duket si kantier. Mos u shqetëso.”
https://www.youtube.com/watch?v=mi1VFD_MhX0&list=LLMfVqgGnkhS6lq9Xt5vTubQ
O Ramush po ta falim sali kriminelin merre te bej lemsh dhe Kosoven.Pastaj hidhe ne Serbi e mbaroi misionin qe ata I caktuan.