Sot piva kafe me Jozefinën dhe Gencin. Më kapi një nostalgji pasi qysh nga viti 1997, nuk i kisha parë kurrë bashkë. I falenderova për deklaratat që bënë kundër një komunisti të rrezikshëm që është agjent i Koresë së Veriut në Departamentin Amerikan të Shtetit. “Me ato deklarata na keni nderu ne, por keni ndihmu shumë dhe SHBA”, u thashë, e cila ngaqë ka shumë halle, shpesh nuk i verifikon njerëzit e saj. Jozi u kënaq dhe qeshi me të madhe, kurse Genci u skuq më shumë dhe filloi të zhgaraviste mbi një letër ngjitëse të verdhë. E ka pasur zakon të hershëm këtë, që më ka pas pëlqyer shumë. Kjo është dhe arsyeja pse e kam pas marrë në punë. Kur i kërkoja ndonjë citat, merrte një letër të verdhë, e shënonte titullin dhe ma ngjiste tek libri ku e kishte gjetur.
-Tani kjo luftë duhet vazhduar, u thashë. Do flas dhe me këto mediet tona, ta forcojnë pak.
-Ai Fahriu nuk e ka botu, Doktor. Thotë që unë jam klani i Olldashit. Thuaj të ma botojë, tha Jozefina.
-Shiko, i thashë, qetësohu. Fahriu nuk di gjë. Dhe Luli nuk ja tregon të gjitha. Mirë ka bërë që se ka botuar, se s’na prish punë.
Pastaj pyeta Gencin.
-Hë, si është pritur, i thashë?
-Shumë mirë, tha. Duhej patjetër kjo, se zhurmoi këtë sherrin me Greqinë. Sa të shanim kot ambasadorin grek, më mirë këtë.
Në fakt, kishte të drejtë. Nuk më kishte shkuar mendja tek grekët, por Genci është shumë i kujdesshëm me ta.
Pastaj filluam një diskutim se si do të vazhdonim më tej.
Genci pati një propozim.
-Unë them të bëjmë dhe ndonjë kauzë të fortë për korrupsion, tha. Nuk duhet lënë me kaq.
Nuk ishte ide e keqe. Po kush ta bej, i thashë? Kë mund të nxjerrim?
-I them unë Strazimirit, tha Jozi. Ai s’ma bën fjalën dysh.
Mu duk interesant si propozim. Që kur bëri kauzat për korrupsion ndaj Patozit, më ka hy në zemër ai djalë.
Pastaj biseda vazhdoi me tema të tjera. Pollo ngriti një problem të drejtë kundër Palokës.
-Ai flet pa leje dhe na prish punë tha. Ka deklaruar se PD është mbi truall pronarësh, ne kemi deklaruar që është mbi truall shtetëror. Është mirë të mos flasë pa leje.
-Ke të drejtë, i thashë.
Pastaj biseda vazhdoi, po me tema të parëndësishme. Papritur Jozefinës i ra telefoni. Po grindej me shoferin. I kishte thënë eja më merr tek zyra e kryetarit dhe ai kishte shku në PD. Kjo i ulërinte, i thoshte “të thashë kryetarit, d.m.th eja në Kryeministri”.
Pollo vuri buzën në gaz nga sherri i Jozit.
-Desha me të pyet Doktor, më ka bërë çudi ky Luli, s’më ka marrë fare në telefon të më thotë diçka për deklaratat.
-As mua s’më ka marrëm tha Jozefina.
-Shiko, u thashë, nuk ka faj. As unë si kam thënë gjë. Ndoshta s’di gjë fare. Por, po u tha gjë, thuajini që keni fol me mua. Tani të vazhdojmë. Përpara!
Kafe falenderimi:
“Pollo ngriti një problem të drejtë kundër Palokës.
-Ai flet pa leje dhe na prish punë tha. Ka deklaruar se PD është mbi truall pronarësh, ne kemi deklaruar që është mbi truall shtetëror. Është mirë të mos flasë pa leje.
-Ke të drejtë, i thashë.”
http://is.gd/FkrIy5
Jo , jo Fariu dhe Luli nuk i botojne ”replikat,, e Zhelefines dhe Pollos sepse nuk duan t’u ndalohen vizat per
te shkuar ne Amerike !!! Sepse ata nuk kane trurin e Jaroshnikes qe i peshon sa nje kokerr gruri ?! Ndersa
Sala enderron nje dite te vije ne ”kohet me te mira” ne Amerike per te kontrolluar llogarite sebashku me
Madamen e tij. Deri atehere ujrat do te jene qetesuar dhe Vicidolasi mund t’i jepet ”vize nje javore” . Kjo
per aresye se nuk do te jete me K/minister ,por thjeshte nje kryecub i Vicidolit . !!!!!’.
Rekomandim per Saliun, Jozin, Lulin , etj .etj. t’i rikthehen leximit te romanit te D.Agollit ”Shkelqimi dhe Renja
e shokut Zylo”. Keni per te mesuar e medituar shume !!!!
ore ajo podesta me ka ndmhmu mu apo ma ka fut spo e kuptoj,,,,,perpara sb
Gjenial Mero. Me nje gur(batute) vret disa laraska…..
Sa mire qe 1 milione shqiptare i kapen per zhelesh keta elbesira! Ptu, fare e keqe!
Te lumte Mero,O gjeneral I medias se shkruar,O Ci Guevara I 23 Qershorit!
Ja lulush:
‘… më ka bërë çudi ky Luli, s’më ka marrë fare në telefon të më thotë diçka për deklaratat.
-Shiko, u thashë, nuk ka faj. As unë si kam thënë gjë…po u tha gjë, thuajini që keni fol me mua. Tani të vazhdojmë. keni fol me mua. Tani të vazhdojmë. Përpara!’
Ej, e kan keta ‘dhjaksit qe zgerdhihen’ nje dell qe te bejne ‘hatane’ ndonjehere, hahaha!
E c’i ka gjet!
Vo
(Dizenjatoret: pollo i Grekut, karaGjoz i Vatikanit e tre te tjere jane bene ‘grusht rreth partise’, hahaha,
Eh, shkun e vane te ‘artat’ me Gushtw, ooooo kellir-Dizenjatorucer!
Diiiiiimer vjen mbrapa.
shkrimet e Meros te bukura dhe pasqyra te nje skenari komedie qe u luajt paturpesisht nga pusht-etaret blu ne 23 vjet tranzicion por qe i kushtoi shtrenjte shumices se thjeshte.
Shpellari ate do beje, deri ne fund do ta lere lopilin ne preher, tani kemi pune me Ramen ne pronaret qe kemi 23 vjet neper gjyqe e hajdutet bejne pare me pronat tona; keshtu duhej bere lemsh, per kenaqesi te Serb- Grekut dhe Mafies,
Kete antishqiptari dhe rrenim ekonomik (jo vetem te pronare e por te Shqiperise), keni bere deri sot te tere JU PULTIKANe (per vete keni marre prona tusjat dhe tonat).
A ka shanse per te drejtat e pronareve?
S’e besoj. Mgjate.