Luli më kërkoi sot me urgjencë të vinte në zyrë. U bë i bezdisshëm në fakt çdo mëngjes, duke kërkuar takim. Mendova se kishte diçka me rëndësi, pasi nuk donte ta thoshte në telefon.
Në raste të tilla ka diçka me ambasadën amerikane, se vetëm nga ata ka frikë se i përgjojnë telefonin.
Erdhi me një frymë në zyrë.
-Më në fund e hëngri, tha?
-Kush, e pyeta?
-Arvizuja, tha. Do vijë për vizitë tek zyra e re te SHQUP. Kam bërë gati lajmin dhe titrat “Arvizu legalizon selinë e re të PD-së. Do plasi Rama.
Me thënë të drejtën nuk më pëlqeu. Unë nis luftën këtej, ky do të justifikojë ndërprerjen e luftës dhe do të më shesë mua legalizimin e selisë. Një lider që është lider e mbron vet selinë, nuk pret t’ia mbrojë ambasadori amerikan. U mërzita shumë të them të drejtën, por Lulit s’ke çi bën. Kështu e ka bërë Zoti.
E pa që nuk u bëra shumë entuziast dhe vazhdoi më tej.
-Ka shumë rëndësi që ai të vijë tek PD-ja, tha, se duket sikur bën autokritikë pasi e ke sulmuar. Nuk po shkojmë ne tek ai, por ai po vjen tek ne.
Prapë nuk më pëlqeu. Nuk di pse i jep shumë rëndësi ambasadorit. Të ishte për ambasadorët, unë do kisha ikur një mijë herë nga pushteti. Ky duket sikur natë e ditë e ka mendjen tek ata.
Pasi e pa që nuk më bëri shumë entuziast, u çua të ikte.
-Kam një kërkesë, tha. Ata tek SHQUP nuk më kanë bërë zyrën gati. Kanë bërë vetëm zyrën tënde. A ta pres tek zyra jote?
-Prite, i thashë, por ndërro karriget pasi të iki. Nuk dua të ketë prekur mobiliet e mia.
Pasi doli Luli, hyr Jozi.
-A e more vesh ça do me ba Luli, tha? Do me prit njat burrë të vockël.
-S’kemi çi bëjmë, i thashë. E ka atë zakon. Mendon se do me ja hedhë të legalizojë selinë.
-Kjo asht skandal. Ky do me ba çunin e mirë e ne me u ba djemtë e këqij. Jo, unë këtë se lejoj. Ai duhet me ja përsërit Arvizusë në sy krejt ça i kemi thënë. Ndryshe nuk jena një parti.
-Tani moj zonjë ai këtë qejf ka, të mos jeni në një parti, po puna është si të jeni në një parti. Atë nuk e ke për ato punë që do ti.
-Ai me fitu nga lufta jonë? Po kjo është mare, filloi të ngrejë zërin Jozin.
I thashë të qetësohet. Të presim ça do thojë pas takimit.
Pas Jozit erdhi Pollo.
-Është shumë e rëndë kjo që po bën Luli. Duket sikur po na shet ne tek SHBA, tha. Ne e bëmë se na the ti?
-Mos u mërzit, i thashë. E bën nga frika e godinës. Të presim kur të mbarojë.
Mbaroi më në fund takimi. U afrova ta dëgjoja nga afër. E pashë të prerë në fytyrë. E dija që do dilte keq. E paralajmërova. Pastaj ai foli dhe ja plasi atë punën e godinës. U mërzita shumë. Nuk i bëra fare telefon. I thashë dhe sekretares të mos më lidhë deri nesër. Është i papërgjegjshëm d.m.th. Duhet ta marr vetë këtë punë në dorë. I bëra një mesazh Palokës. I thashë mos u mërzisni. Përpara!
HA HA H AH HA,
PO EDHE PER TE HYRË TE AURELA MERR LEJE TE SALIU KY DERËZI E PUNËZI:
“-Kam një kërkesë, tha. Ata tek SHQUP nuk më kanë bërë zyrën gati. Kanë bërë vetëm zyrën tënde. A ta pres tek zyra jote?
-Prite, i thashë, por ndërro karriget pasi të iki. Nuk dua të ketë prekur mobiliet e mia.
http://bit.ly/18qTbsi
ka ba gabim qe e ka prit at ekomunistin,,e pate ca i ban te faqia e ambasades amarikane ,,vune nje breshk te vogel me komentin qe ,,duhet te m enjofin ,,dmth basha sikur thote dua te menjofin,,,,po kryetar i pd jam une ,,,,,,simbolin e breshkes e kan mar ng apiktori q eka ne zyre dy breshka t e medha mu dh e nanon,,tani po shtojne dh enje te vogel lulin,,,e ka analizu visho lika dh easht fix keshtu,,,,,,,,,perpapra sb
@ sali berisha
Paske rrjedh komplet. Asnje gje nuk te mora vesh se cfare ke shkrujt ?
akoma do zyre ky i çmendur….e mjera PD . , mjer VENDI .
LULI SA ME SHPEJT TA KUPTOJ E VENDIN TI TREGOJ SALI LESHIT AQ ME MIRE PER PD ne, VENDIN E FAMILJEN E BERISHES ,…..NDRYSHE EDHE LULI E PD jA do ikin per lesh.