Sot pata një ditë plot ngarkesë. Vendimet e fundit të qeverisë kanë nxitur një mobilizim të madh të Partisë Demokratike dhe çdo ditë vijnë propozime që duhen kthyer në VKM. Sa herë shkoj në mbrëmje në shtëpi, djali dhe vajza kanë nga dhjetë dosje para që duhen kthyer në VKM. Luli nga ana e vet, shumë VKM që ka nevojë, ua kalon fëmijëve, që të shkurtojë burokracinë. Këto ditë dhe sikur të bëj çdo ditë mbledhje qeverie, nuk ja dal dot të bëj gjithë këto VKM.
Ka njerëz që duan të zënë vende pune të reja, të tjerë që u ka ngelur ndonjë pronë pa marrë, të tjerë që duan licensa dhe privatizime…Pse do thoni ju, gjithë këto vërshime?
Këtu është kyçi i suksesit tonë. Shqiptarët nuk besojnë tek qeveria që vjen në shtator. Ata duan të sigurohen që të qeverisen deri në minutën e fundit nga ne. Ata nuk besojnë tek qeveria e krimit e dalë nga zgjedhjet. Ata duan që çdo vendim ta kenë me firmën time. Për këtë jam shumë krenar.
Po jo vetëm miqtë e brendshëm, por dhe ata të huaj. Ja sot më erdhi në zyrë Grosruku. Ishte i skuqur në fytyrë dhe dukej sikur do t’i pëlcisnin tëmthat. E pashë që ishte i tensionuar. Hyri brenda më dha dorën si i hutuar dhe po shikonte rrotull.
-Çfarë kërkon, i thashë?
-Tualetin, tha, ku është?
Ja tregova. Pas dhjetë minutash ishte i qetë dhe i çliruar.
-Për çfarë ke nevojë e pyeta?
-Kam nja tre VKM, më tha.
E para donte të sigurohej se ato aksionet tek Hidrocentrali ishin të sigurta. E sigurova për këtë. I thashë bile që atë shokun e djalit tim e çova me emërim tek hidrocentrali që punët të shkojnë mirë. Donte dhe nja dy VKM të tjera për ca biznese nga ato që kanë ndihmuar shumë Shqipërinë. Mbi të gjitha më kërkoi t’i bëhej pagesa asaj studios së arkitekturës në Vjenë që do bënte parlamentin.
-Janë shpallur fitues, tha, duhet të marrin lekët.
-Nesër e bëj VKM, i thashë. Mos ki merak.
Pastaj më pyeti për Jozin. I thashë që është mirë dhe aktive. Më tha të flisja me Lulin ta mbante diku në parti. E sigurova që kam folur.
Pastaj e pyeta sinqerisht.
– Si të duket kjo qeveria që vjen?
A e dini ç’më tha? Jo, nuk e dini. Ua them unë ç’më tha! Ai mor miq, të dashur, nuk kishte ç’të thoshte. Ngriti supet, pa rrotull, dhe nuk foli. Vetëm një qeveri e krimit mund t’i bëjë të huajt të mbyllin gojën. Vetëm të huaj të shitur si ambasadori amerikan dhe të tjerë, mund të duken të gëzuar për këtë qeveri dhe të guxojnë ta takojnë atë ende pa u dekretuar. Miku im Grosruk, nuk foli. Kjo është shenjë e qartë që Perëndimi nuk e mbështet këtë qeveri.
Pas Grosrukut erdhi Flamuri. Më raportoi se ka çuar flamujt e PD-së tek SHQUPI dhe stemën e PD-së.
-Gjithçka shkoi mirë, tha. Ato mobiliet s’po i heqim një herë për një herë, se ajo godina jonë do mbetet. Të bëjmë një herë rregullimet, pastaj shikojmë.
I dhashë të drejtë. Më kërkoi leje t’i shpallte persona të padëshiruar ata Toptanasit, që thonë se jemi pronarë të SHQUP.
-Po keni fakte, i thashë?
-Kemi, tha, dhe bile të filmuara. Ata janë takuar me ambasadorin Arvizu. Duket që janë njerëz të manipuluar kundër qeverisë. Do t’i shpallim “non grata”.
-Ke të drejtë, i thashë.
Pastaj mu afrua dhe më tha me zë të ulët.
-Më duket se janë dhe kushërinj të Fevzos. Duhen qëruar.
Nuk bëra asnjë koment. Por, Flamuri është djalë i zgjuar. Di ç’bën. Do t’i them Lulit ta mbajë dhe këtë diku. Na duhen shumë forca të shporrim qeverinë e krimit. Përpara.!
HA HA HA HA, Shvejk-jane:
“…Sa herë shkoj në mbrëmje në shtëpi, djali dhe vajza kanë nga dhjetë dosje para që duhen kthyer në VKM. Luli nga ana e vet, shumë VKM që ka nevojë, ua kalon fëmijëve, që të shkurtojë burokracinë.”
http://bit.ly/158ttI4
ti mero talle po mu keshtu me ndodh vertet ,,,smund ti le fatet e shqiperis ene doren e nje piktori ,,,,deshtak ,,arogant ,,vrases popo vrases ka vra 4 cop ne bulevard e kam pa nga dritaria e mblindu ,,,,kam informacion nga visho s eedhe barutin ne gerdec piktori me widhers e ka ndes fitilin popo me telekomand ,,,do bahen hetime ,,,,,asht i impliku edh ene vet vrasjen e trebickes dhe tani po implikohet ne vetvrasjen e atij te toptanajave qe do kiosken,,,,,perpara sb
Pirdh o Sale pirdh se tjeter pune nuk te ka mbet.
Akoma ky, S(hale), leh edhe pas 23 vjet, si qen e zagar, sju mbyll goja. Sa mendje lehte edhe kur populli i thote jo, ai flet ne emer te tij. Sa cudi ndodhin me kete njeri (kafshe pa indentitet), pasi edhe gomarit po ti thuash dy here, mjaft, do ta mbyllte pallen. E ky qe kemi edhe disa dite, qenka gomar i vecante i cili duhet te futet ne muzeun e zologjise, por me nje kusht qe te ruhet nr njr ene e dhome te vecante.
O ekonomist beji llogarite mire se ketu eshte rubrike HUMORI