Shënime nga Ditari i Doktorit për mbledhjen e parafundit të qeverisë

28 Gusht 2013, 21:15Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit për mbledhjen e parafundit të

Sot kam përsëri mbledhje qeverie. Luli më kishte dërguar SMS qysh në mëngjes të më kujtonte për godinën e PD-së që t’ia kaloj Bashkisë. Nuk ishte ide e keqe.

-Ta mbajmë një herë ne, tha, se nuk i dihet, na nxjerrin nga SHQUP dhe na çojnë në Kinostudio tek Sandri.

Në fakt nuk ka faj. Nga qeveria e krimit që ka ardhur në pushtet çfarë nuk pret!

Ndërsa po hyja në mbledhje të qeverisë, sekretarja më dha një memo të këshilltarit. Aty thuhej që pronarët e SHQUP janë qytetarë amerikanë dhe ambasadori Arvizu ka shprehur shqetësimin për grabitjen e pronës së tyre.

U bëra shumë nervoz. Më në fund e nxorri kokën ky agjent i komunistëve, thashë me vete. Mirë që na hoqi nga pushteti, por do të na lërë rrugëve si çifut.

Thirra Lulin dhe i thashë të bëjë një deklaratë ku të lihet të kuptohet qartë që Arvizu ka marrë tokë nga Rama tek SHQUP.

Luli është frikacak në këto raste dhe filloi të belbëzonte.

-Bëje, e ke të sigurt, i thashë. E di unë, e ke të sigurt.

-Dakord Doktor, por ta thote dikush tjetër.

-Dakord, i thashë, po i them Palokës, por dije se kështu s’ke për t’u bërë kurrë kryetar.

Deshi të më sqaronte diçka, po i mbylla telefonin. Bëhem shumë nervoz kur nuk pranon të bëjë vet deklarata kundër ambasadorit amerikan. Nuk e kuptoj si do udhëheqë ky njeri kur s’ka zemër të sulmojë një ambasador.

Filloi mbledhja e qeverisë. U shpreha komentet e mia pse selia e PD-së duhet t’i kalojë Bashkisë. U thashë se ajo është seli e partisë në pushtet dhe i vetmi segment i pushtetit të PD-së tani është Bashkia. Ndaj ajo godinë i takon Bashkisë. Prita të bënin komente ministrat. Pyeta Ridvanin a ishte arsye e fortë kjo apo jo?

-Mirë bre mirë, tha, por sikur thamë një herë qe kishte pronarë.

-Jo, e kemi zgjidhur, i thashë, u kemi dhënë pjesën pa pronarë. Derisa të kthehemi në pushtet duhet të na e ruajë Luli, pastaj vazhdojmë projektet tona.

Flamuri ishte i vetmi ministër që u çel në fytyrë.

-E kuptova tha, d.m.th do vijmë në pushtet brenda dy vjetëve. para se ta humbasë Luli Bashkinë.

Pati një të qeshur të lehtë, po u mbyll me aq. Flamuri e kuptoi që u nxitua, pa nga unë dhe kafshoi buzën.

-Desha të them që do kthehemi në pushtet para zgjedhjeve lokale, tha.

-Të mirëkuptoj, i thashë. Mos u shqetëso.

Flamuri u qetësua shumë. Lajmet se Luli nuk do ta mbajë si Sekretar Organizativ e kanë prekur shumë, por nuk e jep veten. Genc Ruli po përpiqej ta qetësonte, duke i thënë:

“Flamur, mos të të ngelet qejfi. Në kohën që u bëre Sekretar, vetëm ti ishe me ato cilësi. Tani nga ky ekipi i Lulit janë shumë si ty, mos të të ngelet qejfi”.

Flamuri u qetësua paksa, por u acarua se Olldashi po qeshte me vete nga ngushëllimi i Lulit.

-Mos qesh, i tha Flamuri, se prej teje po më zbon dhe mua.

-Hajt mos ça kokë, i tha Olldashi, se prej teje ne na kanë zbuar gjithë shqiptarët nga pushteti.

Ishte dialog cinik dhe i ndyrë kundër Flamurit. Edhe Ruli, edhe Olldashi, përfitojnë nga rasti që Flamuri nuk e kupton ironinë dhe talleshin me të.

U dëshpërova shumë kur mendova me kë kisha qeverisur. Ndaj duhet të bëjmë një qeveri të re sa më shpejt dhe t’i përmbysim këta që  kanë uzurpuar pushtetin. Përpara!

9 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit për mbledhjen e parafundit të qeverisë”

  1. The Punisher says:

    Hallall Mero

    1. Besim Levonja says:

      O Flamur more Flamur
      Vare veten me ushkur!
      Gamor ti, Gamor kush t’vuni
      Sot a nesër, valo druni!

      http://bit.ly/18nsJjm

  2. prof.doc.idiot.ramy says:

    Nje tufe me zambake
    Nje parti me torollake

  3. sali berisha says:

    po asht evertet ka mar ejo vetem tok amabsadori amerikan ne dajt po edhe ka axione t efhsehta te oligarku i fhsehte i lacios po s epo mi ka than vishoja po smund ti banim publik sna lejoi podesta ,,,,,,,ekam ndigju ,,po akoma spo ekuptoj podesta merte leke nga ne dhe vishte kepuce t ekuqe s ekam kuptu kur ,,at eshprehjen po te nxjer mekepuc ete kuqe ,,kujtoja komunist po ka kene podest ame kepuc ete kuqe ,,,,,perpar a sb

  4. Genc Ruli po përpiqej ta qetësonte, duke i thënë:

    “Flamur, mos të të ngelet qejfi. Në kohën që u bëre Sekretar, vetëm ti ishe me ato cilësi. Tani nga ky ekipi i Lulit janë shumë si ty, mos të të ngelet qejfi”.

    Flamuri u qetësua paksa, por u acarua se Olldashi po qeshte me vete nga ngushëllimi i Lulit.

    -Mos qesh, i tha Flamuri, se prej teje po më zbon dhe mua.

    -Hajt mos ça kokë, i tha Olldashi, se prej teje ne na kanë zbuar gjithë shqiptarët nga pushteti.

    looooool

    1. Gjon says:

      Tipike ironi e Qorrit te Kozetes…. Te marrte e mira o Mero sa cinik je dhe ti…

  5. Daja pri Krrabe says:

    Nuk është ide e keqe kjo: godinën e deritanishme të PD-së ta mbajnë rezervë, që po t’u vënë drunë nga Shqupi, të kthehen te vatra e vjetër. Malokëri e squt. Siç bënë me tokat dhe shtëpitë e tironsave: i zaptuan ato por mbajtën edhe tokat dhe kasollet në malokësi, që po t’ua vinin drunë tironsit të ktheheshin prapë atje.

  6. Per keta lloj njerezish ka vetem nje pergjigje, para ligjit dhe drejtesise me denime kapitale.

  7. Sherifi says:

    Të gjithë neve me këta idiota, vetëm me humor duhet të merremi. Seriozisht duhet të merret vetëm drejtësia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje